Lajmet

Hoti i uron shërim të shpejtë Kurtit

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka uruar shërim të shpejtë liderit të VV-së, Albin Kurti, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Hoti ka thënë se i dëshiron Kurtit që ta kalojë sa më lehtë këtë gjendje shëndetësore.

“Zotit Kurti dhe të gjithë të prekurëve tjerë i uroj që sa më lehtë t’i përballojnë simptomat dhe t’i kthehen angazhimeve të përditshme”, shkroi mes tjerash Hoti në Facebook./UBTNews

Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dëshiroj që ta kaloj sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19….

Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, October 28, 2020

Lajmet

Princi Salman fton Osmanin në Arabinë Saudite

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, me të cilin bisedoi për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Në fokus të diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik, përfshirë nxitjen e investimeve në Kosovë, si dhe mbështetja e mëtejshme ndërkombëtare që Arabia Saudite mund të ofrojë për Kosovën. Palët u pajtuan për rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërmjet qytetarëve të të dy vendeve dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite, duke theksuar përkushtimin institucional të Kosovës për thellimin e kësaj miqësie.

Gjatë takimit, ambasadori Hifzi i dorëzoi Presidentes Osmani ftesën zyrtare të Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës dhe Kryeministrit të Arabisë Saudite, Princit Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, për të marrë pjesë në forumin prestigjioz “Future Investment Initiative”, që do të mbahet së shpejti në Riad.

Presidentja falënderoi ambasadorin për ftesën dhe ritheksoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të punuar ngushtë me Mbretërinë e Arabisë Saudite në funksion të zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit strategjik./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Ky është gjyqtari që do ta drejtojë ndeshjen Kosovë-Suedi

Published

on

Ndeshja e radhës e kualifikimeve për Botërorin 2026 mes Kosovës dhe Suedisë do të drejtohet nga gjyqtari holandez Allard Lindhout. Sfida zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Allard Lindhout, i lindur më 11 shtator 1987 në Warmond të Holandës, është gjyqtar ndërkombëtar që prej vitit 2014.

Gjatë karrierës së tij ka drejtuar dhjetëra ndeshje ndërkombëtare, duke u dalluar për vendimet e sakta dhe për eksperiencën e tij në ndeshje të rëndësishme.

Asistentë të Lindhout në këtë ndeshje do të jenë Rogier Honig dhe Johan Balder, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Joey Kooij.

Për sistemin VAR do të kujdeset Clay Ruperti me asistencë nga Jeroen Manschot, të gjithë nga Holanda. Delegat i UEFA-s për këtë takim është Patrick Duffy nga Irlanda, ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Stávros Tritsónis nga Greqia.

Kjo ndeshje pritet të jetë një test i rëndësishëm për Kombëtaren e Kosovës, e cila kërkon kthimin në rrugën e fitoreve pas humbjes 4-0 nga Zvicra./S.K/KP/World Football/

Continue Reading

Lajmet

Rekomandohet të mos përdoret për pije uji në Vushtrri

Published

on

By

KRU “Mitrovica” u ka bërë thirrje konsumatorëve të Vushtrrisë që të mos e përdorin për pije ujin, deri në një njoftim tjetër.

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se janë në pritje të rezultateve laboratorike, pasi mostrat janë marrë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Të nderuar konsumatorë të Vushtrrisë. Në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik jemi ende në pritje të rezultateve laboratorike, prandaj deri në një njoftimin tonë të radhës mbetet në fuqi rekomandimi që: Uji i pijes të mos përdoret akoma për konsum njerëzor, por vetëm për nevoja tjera (teknike dhe higjienike). Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!” – ka njoftuar KRU “Mitrovica”.

Të dielën kishte pëlcitur një gyp në rrugën “Bahri Kuqi” dhe ishte ndërprerë furnizimi me ujë i një zone./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Presidentja Osmani do t’i dërgojë Kushtetueses komente për çështjen e konstituimit të Kuvendit

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do t’i dërgojë nesër Gjykatës Kushtetuese komentet e saj për çështjen e konstituimit të Kuvendit, këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Siç e dini, Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator. Në lidhje me meritat e rastit, Presidentja do t’ia dorëzojë Gjykatës Kushtetuese komentet e saj për çështjen në fjalë brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata, pra nesër më 9 shtator”, tha Kupina.

Në përgjigjen për KosovaPress të hënën, ai tha se “qëndrimi i Presidentes gjithnjë ka qenë se askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’i bllokojë institucionet, e rrjedhimisht shtetin. Ashtu siç parashihet në 57 (4) të Kushtetutës, realizimi i të drejtave të komuniteteve është i pandashëm nga detyrimi për t’i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe për të mos i cenuar të drejtat e të tjerëve”.

Kushtetuesja ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të Kuvendit si dhe zhvillimi i ndonjë procedure për formimin e qeverisë së re.

Masa e Gjykatës Kushtetuese – që erdhi pas ankesës së Listës Serbe – u bë publike javën e kaluar dhe do të jetë në fuqi deri më 30 shtator.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u mbyll më 30 gusht nga kryeparlamentari Dimal Basha, ani pse deputetët nuk arritën të zgjedhin nënkryetarin nga komuniteti serb krahas zgjedhjes së kryetarit dhe katër nënkryetarëve të tjerë të legjislativit.

Basha, në arsyetimin e tij, ka thënë se ka ndërmarrë këtë veprim për të mos u bllokuar shteti dhe për të vijuar punën Kuvendi, rrjedhimisht edhe për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve parlamentare.

Lista Serbe i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese më 30 gusht, pasi kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, mori vendim që zgjedhja e dy nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë të bëhet ndaras dhe jo në pako, sikurse ka qenë praktika e kaluar.

Kësisoj, nga radhët e komuniteteve joserbe, Emilja Rexhepi u zgjodh nënkryetare, mirëpo dhjetë deputetë të komunitetit serb, përfshirë edhe Nenad Rashiq, dështuan të sigurojnë 61 votat për të marrë këtë post./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara