Lajmet
Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale
Published
2 weeks agoon
By
UBTNewsDeputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti për investimet kapitale.
Ai ka thënë se është i katërti vit me radhë i humbur në këto investime.
Sipas Hotit, nga 913 milionë euro të parapara për investime kapitale, për nëntë muaj janë shpenzuar vetëm 325 milionë euro.
“Realizimi tepër i ulët, në veçanti nga disa ministri, tregon dembelinë dhe mungesën e kompetencës të ministrave, si dhe dështimin e Kryeministrit për mbikëqyrjen e punës e ministrave”, ka shkruar Hoti.
Ai ka potencuar edhe përqindjen e realizimit nëpër secilën ministri, ku ajo e Industrisë, Drejtësisë, Financave, Bujqësisë, figurojnë më përqindje shumë të ulët të realizimit. Pas tyre renditen Ministria e Arsimit, Ekonomisë, Shëndetësisë, e Punëve të Brendshme dhe Kulturës.
“Ja tabela e realizimit ë investimeve kapitale të Ministrisë së Bujqësisë. Jo vetëm që shuma e investimeve kapitale në bujqësi është tepër e ulët, vetë 3.8 mil euro, por edhe ato nuk realizohen. Nuk figuron asnjë projekt për ujitje të tokave bujqësore”, thekson Hoti.
Lajmet
“S’kemi tokë për të humbur”, Osmani thotë se Serbia po synon minimin e stabilitetit
Published
1 min agoon
November 21, 2024By
UBTnewsPërpjekjet e Serbisë dhe përkrahësve të saj në Kremlin për ta minuar stabilitetin e brendshëm si dhe pozicionin ndërkombëtar të Kosovës sa vijnë e shtohen, tha presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj vjetor para deputetëve. Krahas kësaj, theksoi ajo, “po shtohet përkushtimi dhe mobilizimi ynë për t’i parandaluar ato”.
E para e vendit foli edhe për agresionin serb në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.
“24 shtatori i vitit 2023, mëngjesi fatal në Banjskë për shkak të agresionit serb, ishte dëshmia më e qartë e kësaj. Atë mëngjes, heroi ynë, Afrim Bunjaku me shokë, i treguan Serbisë dhe dashakeqëve se Kosova nuk ka pëllëmbë toke për të falur dhe se mbrojtja e saj është betimi ynë i përjetshëm. Ende, 424 ditë më pas, nuk ka llogaridhënie e as drejtësi nga ana e Serbisë”, tha ajo para deputetëve.
Ajo theksoi se Serbia po vazhdon përpjekjet e saj drejt shkatërrimit të vendeve fqinje.
“Serbia vazhdon minimin e përpjekjeve të vendeve tjera të rajonit për paqe, siguri e stabilitet të qëndrueshëm në rajon, duke i shërbyer agjendës së Rusisë së Putinit, me format më perfide të luftës hibride, në mbajtjen e tensioneve të vazhdueshme, duke synuar shkatërrimin e vendeve fqinje”, shtoi ajo.
Vizioni për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të integruar plotësisht në familjen euroatlantike, Osmani tha se mbetet prioritet.
“Besoj fuqishëm se fatet e shteteve dhe kombeve janë të lidhura ngushtë me vizionin e liderëve të tyre. Ajo që më bën gjithmonë krenare për Kosovën është se, që nga presidenti Rugova dhe deri në ditët e sotme, edhe pse ka pasur ndasi politike, ne kemi qenë gjithmonë të bashkuar në një qëllim të përbashkët: vizioni për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të integruar plotësisht në familjen euroatlantike. Ky është orientimi ynë i padiskutueshëm, dhe e konfirmojnë qartë rezultatet e anketave nga institutet më prestigjioze, si ato ndërkombëtare ashtu edhe ato vendore. 97% e qytetarëve tanë besojnë në të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Andaj, drejtimi ynë është i qartë: na mbetet të punojmë fort për të arritur sa më shpejt në këtë destinacion”, u shpreh ajo teksa shtoi se derisa viti 2024 po mbyllet, ka shpresë të palëkundur për të ardhmen e vendit”, tha ajo.
Lajmet
Shqyrtimi i buxhetit, Osmani u kërkon deputetëve mjete shtesë për FSK-në
Published
3 mins agoon
November 21, 2024By
UBTnewsGjatë fjalimit vjetor para deputetëve, presidentja Vjosa Osmani u ka bërë thirrje deputetëve që të paraqesin amendamente dhe të propozohet që buxhetit për FSK-në t’i shtohet shuma e duhur “që ushtarakët tanë të kenë shtesat e rrezikshmërisë, ato për jashtë orarit të punës dhe mëditjet për trajnimet mbi një muaj”. Kuvendi i Kosovës është duke shqyrtuar në lexim të dytë buxhetin për vitin 2025.
“Mirëqenia ekonomike e sociale e ushtarakëve tanë, motivimi i tyre, mbështetja e avancimit të tyre profesional duhet po ashtu të shndërrohen në prioritet. Armatimi ka kuptim kur prapa armës qëndron ushtaraku i motivuar e i mbështetur. Në këtë frymë angazhimi ynë i çdo ditshëm duhet të jetë në drejtim të arritjes së këtij qëllimi. Të nderuar deputetë, hapin e parë mund ta bëni qysh sot. Praktika e Kuvendit ju lejon nëpërmjet procedurës së shmangies të paraqitni amendamente edhe në seancë, shfrytëzojeni këtë mundësi që të propozohet buxhetit të FSK-së t’i shtohet shuma e duhur në mënyrë që ushtarakët tanë të kenë shtesa të rrezikshmërisë, ato për jashtë orarit të punës si dhe mëditje për trajnime mbi një muaj. Ky do të ishte kontribut i jashtëzakonshëm në fuqizimi ne ushtrisë sonë, dje një laj i mirë në fund vit për secilit që sot i shërben atdheut. Kjo duhet të bëjë në momentin e parë te rishikimit të buxhetit“, tha ajo.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në adresimin vjetor në Kuvendin e Kosovës ka theksuar se rruga deri te shteti që e gëzojmë sot nuk ka qenë fare e lehtë.
“Populli ynë ka humbur edhe më të shtrenjtën, duke përfshirë edhe fëmijët në djep, në mënyrë që sot të frymojmë lirinë. Bashkëdyzimi i vizionit të binomit Ibrahim Rugova – Adem Jashari, nëpërmjet luftës çlirimtare të UÇK-së, në njërën anë dhe ndërtimit të shtetit duke fuqizuar aleancat nga ana tjetër, bëri që themelet e shtetit tonë të jenë të forta, shumë të forta, aq të forta sa që nuk ka forcë dhe nuk ka sfidë që mund t’i rrënojë ato”, tha ajo.
Projekt buxheti 2025 kap vlerën 3.6 miliiardë euro apo 9 për qind më i madh se në vitin 2024.
Lajmet
Osmani: Drafti i Asociacionit të mos u lihet burokratëve nga shtete mosnjohëse
Published
7 mins agoon
November 21, 2024By
UBTnewsPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar të sqarohet lidhur me deklaratat e saj mbi krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjatë fjalimit vjetor në Kuvend para deputetëve dhe qytetarëve.
“Kur unë kam propozuar që drafti i Asociacionit të diskutohet me SHBA që kjo të mos i lihet në dorë Lajçakut e të tjerëve që nuk besojnë në pavarësinë e Kosovës, kjo nuk ka nënkuptuar që unë kam kërkuar themelim të Asociacionit. Por ka nënkuptuar se më shumë i kam besuar vetes dhe SHBA-së sesa disa burokratëve nga shtete mosnjohëse”, ka thënë ajo.
Ajo ka folur edhe për deklaratën e disa ditëve më parë për zbatimin e njëanshëm nga Kosova të marrëveshjes së Brukselit, me garanci nga ndërkombëtarët.
Për të, “më shumë sesa nënshkrimi i presidentit të Serbisë ka rëndësi nënshkrimi i presidentit të Amerikës”.
“Thënë troç, për mua, më shumë sesa nënshkrimi i presidentit të Serbisë ka rëndësi nënshkrimi i presidentit të Amerikës… Kam besuar që një draftstatut ku mbrohet kushtetuta, ku mbrohet sovraniteti, ku mbrohen kufijtë dhe ku mbrohet funksionaliteti i shtetit shumë më mirë hartohet nga vetë ne që kemi marr mandat ta mbrojmë Kosovën sesa nga disa ekspertë e jashtëm që kurrë nuk kanë besuar në projektin e Kosovës së pavarur sovrane e të lirë. Fatkeqësisht ky propozim i imi atë herë ishte goditur në mënyrën më të ulët me lloj-lloj shpifjesh që kam shitur interesat e vendit e ku jemi sot jemi në momentin ku po kërkohet që draftin ta hartojmë ne. Vendimet e duhura duhet të merren në momentin e duhur. Njësoj po ndodh edhe sot me lloj-lloj shpifjesh të ulëta se kinse presidentja paska kërkuar nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes. Kjo është gënjeshtër”, tha ajo.
Osmani shtoi se “Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj qëndrojnë dhe do të qëndrojnë fuqishëm mbi vlerat e lirisë, paqes, demokracisë, përderisa institucionet tona vendore të sigurisë dhe mbrojtjes janë të përkushtuara maksimalisht që në bashkëpunim të plotë me aleatët tanë të sigurisë, të mbrojnë integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror, si dhe të sigurojnë zbatimin e kushtetutës dhe ligjeve e të mbrojnë jetën, pronën, lirinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve tanë pa dallim”.
Sipas saj, me aleatët do të duhej të diskutohej zbatimi vetëm në shkëmbim të garancive ndërkombëtare që përfshijnë anëtarësimin në NATO dhe organizata ndërkombëtare.
“Dialogu me Serbinë i udhëhequr nga BE-ja, fatkeqësisht ka qenë komplet i pabalansuar me një trajtim të padrejtë ndaj Kosovës dhe një akomodim të vazhdueshëm të Serbisë. Fakti që në tavolinën e dialogut sot, shteti që kreu agresion ndaj Kosovës nuk është nën masa, kurse viktima e këtij agresioni, Kosova, është nën masa, është dëshmia më e qartë e kësaj. Prandaj, është e domosdoshme që të ketë reflektim rreth kësaj qasjeje, nga të gjithë ata që vërtetë duan paqe e stabilitet afatgjatë në rajonin tonë. Por, kjo nuk do të thotë se edhe ne nuk duhet të vetë-reflektojmë për rrugën e deritanishme dhe si mund të bëhen gjërat më mirë. Më duhet të theksoj me keqardhje, që propozimet që shpesh kam bërë për përmirësimin e këtij procesi, janë ballafaquar me një sërë dezinformatash e sulmesh të ulëta, që nuk i kanë hije askujt në Kosovë”, tha ajo.
Lajmet
Osmani reagon pas shqetësimeve së në MV po rrezikohen të drejtat e shqiptarëve
Published
11 mins agoon
November 21, 2024By
UBTnewsKoordinimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në rajon, është vendimtar sipas presidentes së vendit, Vjosa Osmani. Ajo është deklaruar rreth shqetësimeve të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut se atje po rrezikohen të drejtat e tyre.
Osmani, në adresimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se do të bëjnë “çmos që të mos bëhet asnjë hap prapa”.
“Në të njëjtën kohë shohim shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut sa i përket të drejtave të fituara me Marrëveshjen e Ohrit dhe dua t’i siguroj të gjithë që do të bëjmë çmos që të mos bëhet asnjë hap prapa por vetëm përpara. Shqiptarët janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut me kontribut determinues në demokratizmin dhe integrimin euroatlantik të vendit, prandaj çdo përpjekje për të minuar të drejtat e tyre do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur nga shqiptarët gjithandej”, ka thënë Osmani.
Sipas saj, duhet të ketë koordinim të vazhdueshëm në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, sa i përket të drejtave të shqiptarëve në rajon.
“Koordinimi i vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në veçanti për çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë por mbi të gjitha për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në të gjithë rajonin e kudo tjetër që jetojnë ata, është vendimtar për suksesin tonë dhe për ecjen përpara drejt familjes euroatlantik, aty ku e kemi vendin dhe e meritojmë”, ka thënë Osmani.
Gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës, Osmani ka folur edhe për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.
Ajo ka përmendur pasivizimin e adresave derisa ka thënë se gjykatat e politizuara në Serbi po e mirëmbajnë diskriminimin.
“Sot ka akoma shqiptarë në rajon që përballen me vështirësi e shkelje të të drejtave të njeriut. Në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, spastrimi etnik nëpërmjet pasivizimit të adresave, shkelje kjo e konfirmuar edhe nga Parlamenti Evropian, departamenti amerikan i shtetit e të tjerë, tashmë ka marrë edhe vulën e gjykatave tërësisht të politizuara të Serbisë të cilat po e mirëmbajnë diskriminimin. Fatkeqësisht reagimi ndërkombëtar ndaj këtyre shkeljeve po mungon. Përkundër shkeljeve flagrante të të drejtave të shqiptarëve në Serbi po mungojnë, po ashtu veprimet në raport me Serbinë sa i përket marrjes përgjegjësi për këto shkelje”, ka thënë ajo.
“S’kemi tokë për të humbur”, Osmani thotë se Serbia po synon minimin e stabilitetit
Shqyrtimi i buxhetit, Osmani u kërkon deputetëve mjete shtesë për FSK-në
Basketboll/ Kosova përballet sonte me Zvicrën
Osmani: Drafti i Asociacionit të mos u lihet burokratëve nga shtete mosnjohëse
Osmani reagon pas shqetësimeve së në MV po rrezikohen të drejtat e shqiptarëve
Ja me çfarë lidhet vjedhja e shtëpisë së Travis Kecle dhe Patrick Mahomes
Këto katër gjëra trashëgohen vetëm nga nëna
Rama: Dita e Kongresit të Manastirit, pjesë e zinxhirit të besëlidhjeve të shqiptarëve
Publikohet trailer-i i filmit “Babygirl” me Nicole Kidman
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman