Sport

Hoti: Haxhi Krasniqi nuk u dorëzua asnjëherë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot e ka pritur në takim Haxhi Krasniqin. Hoti u shpreh se me punë të palodhshme dhe përkushtim drejt ëndrrës, ai e ka sjellë në Kosovë titullin e kampionit të botës në boks.

“Haxhi Krasniqi nuk u dorëzua asnjëherë. Me punë të palodhshme dhe përkushtim drejt ëndrrës, ai e ka sjellë në Kosovë titullin e Kampionit të Botës në Boks. Sot, pata nderin ta pres dhe ta përgëzoj për titullin. Uroj që Haxhiu të jetë inspirim për të rinjtë që të aspirojnë, të provojnë dhe t’i prekin ëndrrat.”, shkroi Hoti në Facebook./UBTNews

Haxhi Krasniqi nuk u dorëzua asnjëherë. Me punë të palodhshme dhe përkushtim drejt ëndrrës, ai e ka sjellë në Kosovë…

Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, October 14, 2020

Sport

Kepi i Gjelbër surprizon përsëri, merr pikë edhe ndaj Uruguait

Published

on

By

Kepi i Gjelbër po shndërrohet në sensacionin e vërtetë të Botërorit 2026. Pasi befasoi kampionen e Evropës, Spanjën, kombëtarja afrikane ka arritur një tjetër rezultat historik në Grupin H, duke barazuar 2:2 me dy herë fituesin e Kupës së Botës, Uruguain.

Debutuesit kaluan të parët në avantazh në minutën e 21-të me golin e Kevin Pina, por Uruguai përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë me anë të Maximiliano Araujo dhe Agustin Canobbio. Sidoqoftë, Kepi i Gjelbër nuk u dorëzua dhe siguroi pikën e madhe në minutën e 61-të falë golit të Helio Varela, i cili shënoi vetëm tre minuta pasi u fut në lojë si zëvendësues.

Ky rezultat e lë plotësisht të hapur garën për kualifikim përpara xhiros së fundit më 26 qershor. Spanja udhëheq grupin me 4 pikë, e ndjekur nga Uruguai dhe Kepi i Gjelbër me nga 2 pikë, ndërsa Arabia Saudite mbyll tabelën me 1 pikë. /E.A/

Continue Reading

Sport

Meksika siguron kualifikimin dhe bën histori në Botëror

Published

on

By

Meksika ka mposhtur Korenë e Jugut me rezultat minimal 1:0 dhe është bërë përfaqësuesja e parë që siguron kalimin në fazën nokaut të Kupës së Botës.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 50-të, kur Luis Romo shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen koreane dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Koreja e Jugut tentoi të barazojë në fund, por portieri meksikan Raúl Rangel bëri një pritje vendimtare në minutën e 87-të për të ruajtur epërsinë.

Ndeshja u zhvillua në “Estadio Akron” në Guadalajara, ku tifozët krijuan atmosferë të zjarrtë dhe festuan së bashku me lojtarët në fund të takimit.

Me këtë fitore, Meksika shkon në 6 pikë dhe siguron avancimin nga Grupi A, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në këtë Botëror.

D.L

Foto: Associated Press

Continue Reading

Sport

Goditje e rëndë për Kanadanë në Botërorin 2026

Published

on

By

Mesfushori kanadez Ismael Koné ka pësuar një lëndim të rëndë dhe nuk do të mund ta vazhdojë garën në Kupën e Botës. Ai theu këmbën pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Assim Madibo në minutën e 57-të, duke shkaktuar tensione të mëdha në fushë.

Madibo u ndëshkua me karton të kuq dhe më pas kërkoi falje për ndërhyrjen, ndërsa te Katari me të kuq u përjashtua edhe Homam Al Hami që në pjesën e parë.

Koné u largua nga fusha me barelë pas ndihmës së stafit mjekësor, duke marrë edhe oksigjen. Fatmirësisht, ai ishte i vetëdijshëm gjatë largimit dhe u përshëndet me duartrokitje nga i gjithë stadiumi.

Pavarësisht incidentit, Kanadaja dominoi plotësisht ndeshjen dhe shënoi fitore bindëse 6:0 ndaj Katarit. Tensione pati edhe pas përfundimit të takimit.

Pas dy ndeshjeve, Kanadaja kryeson Grupin B me 4 pikë, po aq sa ka edhe Zvicra. Bosnjë-Hercegovina dhe Katari mbeten me nga 1 pikë.

D.L

Foto: Associated Press

Continue Reading

Lajmet

Muriqi rikthehet në Turqi: Arrin marrëveshje me Fenerbahçen

Published

on

By

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, është shumë pranë rikthimit të madh në futbollin turk. Pas aventurës në La Liga me skuadrën e Mallorcas, Muriqi ka arritur një marrëveshje në parim me gjigantin nga Stambolli, Fenerbahçen.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga vetë klubi turk përmes një njoftimi në faqen e tyre, ku bëhet e ditur se shtatgjati kosovar tashmë ka zbritur në Stamboll.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje në parim me futbollistin Vedat Muriqi, i cili ka mbërritur në Stamboll për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe për të përfunduar fazën e fundit të bisedimeve për transferimin”, thuhet në njoftimin zyrtar të Fenerbahçes.

Në aeroportin e Stambollit, Muriqi ka marrë një pritje madhështore. Ai u mirëprit nga zyrtarët e lartë të klubit, si anëtarët e Bordit Drejtues, Savaş Adalet e İsmail Balcı, si dhe drejtori sportiv, Oğuz Çetin. Përveç udhëheqësisë së klubit, atij iu rezervua edhe një mikpritje e ngrohtë nga tifozët e shumtë të pranishëm, të cilët shfaqën entuziazmin dhe dashurinë e tyre për rikthimin e sulmuesit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara