Lajmet

Hoti: Do të themelohet një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga vërshimet

Published

on

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut të cilat shkaktuan vërshime, rreth 50 persona janë evakuar nga shtëpitë tyre në komunën e Drenasit.

Fshati Dobroshevc është bllokuar, intensiteti i lartë i shiut ka shkatërruar edhe urën e fshatit duke e lënë këtë zonë pa qasje në infrastrukturë. Aty ishte sot edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti i cili tha se do t’iu dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve të prekur nga situata e krijuar nga vërshimet.

Hoti tha se të gjitha kapacitetet funksionale janë vendosur në menaxhim të situatës, ku shtoi se fillimisht kanë prioritet jetën e qytetarëve dhe pastaj do të kujdesen që financiarisht t’u dalin në ndihmë atyre që vërshimet ua dëmtuan pronat.

“Po kujdesemi që të intervenojmë aty ku gjendja është më emergjente, ka edhe plot komuna, në rrafshin e Dukagjinit në veçanti që janë në gjendje bukur të vështirë në disa fshatra, por ky fshati që e kemi prapa, Dobroshevci është një pjesë e bllokuar pa mundësi të qasjes në infrastrukturë, besoj që do të bëjmë një zgjidhje shpejtë, të kujdesemi fillimisht për jetën e qytetarëve dhe mandej maksimalisht t’u dalim në ndihmë qytetarëve për të evituar dëmet nga kjo fatkeqësi natyrore që ka ndodhë”, tha Hoti.

Ai përsëriti se do të themelohet një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë familjeve që janë dëmtuar dhe të cilat janë në kushte të vështira ekonomiko-sociale.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci bëri të ditur se si pasojë e vërshimeve 14 familje janë evakuar nga pronat e tyre, ndërkohë fshati Dobroshevc mbetët i paqasshëm.

“Deri më tani kemi pasur vërshime në disa fshatra në Shtubullovë, Çikatove të re, Poklek ku i kemi evakuuar rreth 14 familje me 47 familjarë. Sot jemi pranë urës në Dobroshevc ku e kemi të bllokuar gjithë fshatin për shkak se ura ka ra si rezultat i prurjes së mëdha të ujit, për shkak të reshjeve, nga ora 11 dhe 12 e natës, sidomos rreth orës 3 dhe 4 reshjeve të mëdha, ka ardhur deri të kjo fatkeqësi natyrore”, tha ai.

Aty Forca e Sigurisë së Kosovës ka dërguar ekipet për t’u dalë në qytetarëve.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni tha se e kanë ngritur gatishmërinë e njësive të specializuaa të FSK-së, që prej datës 6 janar ku është paralajmëruar për vërshime.

Angazhimi i parë i tyre ka qenë në Gjakovë ku kanë evakuar banorët e rrezikuar për në Aeroportin e Gjakovës.

“Kemi pasur shumë angazhime të tjera në regjionin e fushë Kosovës për shpëtimin dhe evakuimin e disa qytetarëve, guri i zi komuna e Klinës, kemi ndihmuar QKUK-në repartin e Pumologjisë që mos të vërshohet nga ujërat, po ashtu edhe Qendrën e Forenizikës dhe për momentin një ekip është në vlerësim të situatës në regjionin e Vushtrrisë. Në çdo komunë janë dërguar njësitë nga kompania për operacione me civil, janë duke vlerësuar situatën dhe të gatshme që t’u asistojnë institucioneve ku ka nevojë.

Vërshimet në Kosovë kanë filluar javën e kaluar, si pasojë e tyre disa familje janë ngujuar në shtëpitë e tyre ndërkohë janë dëmtuar prona e rrugë në shumë komuna të Kosovës.

Lajmet

Fillon shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë

Published

on

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave për pacientet në Klinikën e Onkologjisë.

Ata kanë njoftuar se shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës, dhe se shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00

“Ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë. Shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës. Këto proteza dhe sytjena janë dhuruar në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, si shenjë mbështetjeje për gratë që kanë kaluar përvoja me kancerin e gjirit. Donacioni është bërë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Shoqatën ‘Jeta Vita’”. Shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00!”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një shtetase e huaj në Shtërpcë

Published

on

Një grua shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete në Shtërpcë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas identifikimit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë.

“Shtërpcë 19.10.2025-NN. Është raportuar se është gjetur një trup i pajetë i një femre shtetase të huaj. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante dhe mjekësia ligjore, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Dhuna në familje në Malishevë, një person goditet me brisk, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së dielës në Malishevë, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një anëtar tjetër të familjes, mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë (brisk).

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i ka shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë (brisk). Viktima ka pranuar tretman mjeksëor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervisitimit dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për rast dhune në familje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërhyrë pas një raportimi për dhunë në familje në Prishtinë, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, një femër kosovare.

I dyshuari është arrestuar nga njësiti policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.” thuhet në raport./UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara