Lajmet

Hoti dhe Varhelyi ngritën shqetësimin për futjen ilegale të vaksinave antiCOVID në veri

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti në një bisedë telefonike me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe situatën me pandeminë COVID-19.

Kryeministri Hoti e ka siguruar Varhelyin se Kosova do të vazhdojë të ketë stabilitet institucional dhe fiskal, do ta trajtojë me prioritet menaxhimin e pandemisë dhe do t’i kryejë të gjitha obligimet që dalin karshi procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Hoti me këtë rast e ka falënderuar Varhelyin edhe për përkrahjen në lansimin dhe zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane ERA 2.

“Sa i përket sigurimit të vaksinës kundër Covid-19, Varhelyi e siguroi kryeministrin Hoti se një sasi e saj do të arrijë në Kosovë në të njëjtën kohë sikurse në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Të dy bashkëbiseduesit ngritën shqetësimin për hyrjen ilegale të vaksinës kundër Covid-19 në Kosovë, pa procedura të rregullta të importit apo donacionit për produkte medicinale, për të cilat nuk dihet as origjina. Kjo sjellje e Republikës së Serbisë u konsiderua e papranueshme dhe institucionet e Kosovës kanë inicuar veprimet e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këto veprime”, theksoi ai.

Kryeministri Hoti e siguroi komisionerin Varhelyi se në kuadër të planeve për vaksinim janë përfshirë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa asnjë dallim./UBTNews

Lajmet

​Fundi i arratisjes, 30-vjeçari bie në prangat e policisë

Published

on

By

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka njoftuar se po vazhdon me veprime intensive për kapjen e personave të kërkuar dhe të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të këtyre veprimeve, sot njësitë e stacionit policor të Lipjanit, në fshatin Gllogovc, kanë arritur të arrestojnë një person të kërkuar nga drejtësia.

Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar personi me inicialet A.A. (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrim”.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në institucionin përkatës të korrektimit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë aksionet për kapjen e personave të kërkuar dhe ekzekutimin e aktgjykimeve të formës së prerë, me qëllim të forcimit të rendit dhe sigurisë publike./KP

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret sot në takim liderët e partive politike

Published

on

E përditësuar: 
08:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të pres në takim liderët e partive politike në vend me fillim nga ora 12:00 , për një takim konsultativ teksa ka bërë thirrje për marrëveshje politike mes subjekteve për të kaluar bllokadën shtetërore.

Pas shumë muajsh ngërçi politik në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, vendi mbetet pa qeveri funksionale pasi në seancën e fundit dështoi formimi i qeverisë me mandatar, Albin Kurtin.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka hedhur poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës në rast se presidentja e pyet nëse ka shumicën, teksa nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu thotë se LVV do të dal me qëndrim nëse do të ketë mandatar të ri pas takimit me Osmanin.

Kujtojmë se mandatari i parë i LVV-së për kryeministër Albin Kurti mori 56 vota pro në seancën e fundit, teksa presidentja pas dështimit të mandatarit të parë sipas Kushtetutës duhet të caktojë mandatarin e radhës në periudhën brenda 10 ditësh./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku shqiptohen nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë shqiptuar 2412 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Gjithashtu, janë raportuar 34 aksidente trafiku me dëme materiale, dhe 18 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 16 janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person është në vuajtje të dënimit./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një serb në Prishtinë, kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Published

on

Një shtetas serb është arrestuar dje në Prishtinë rreth orës 16:00 ka njoftuar Policia e Kosovës, i njëjti kishte edhe urdhër arrest aktiv.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

URDHËRARREST NDËRKOMBËTAR

“Prishtinë / 30.10.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas serb pasi që i njëjti kishte urdhër arrest. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara