Lajmet

Hoti: Dështim total në investime kapitale, edhe sivjet ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro

Sipas tij, 70 përqind e projekteve të parapara për këtë vit as nuk kanë filluar.

Published

on

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria ka dështuar në investimet kapitale. Sipas tij, 70 përqind e projekteve të parapara për këtë vit as nuk kanë filluar.

Hoti ka thënë se në periudhën janar-qershor të këtij viti është shpenzuar vetëm 18 përqind e buxhetit për investime kapitale, duke shtuar se sikur në dy vitet e kaluara, edhe sivjet ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro qarkullim.

Ai i ka quajtur shqetësuese shpenzimet kapitale sipas organizatave buxhetore.

“Sikurse në dy vitet e kaluara, edhe sivjet ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro qarkullim në mungesë të realizimit të investimeve kapitale”, ka shkruar Hoti.

Lajmet

​Kryqëzimi në Novi Sad u bllokua për dy orë, studentët: “Shihemi të hënën”

Published

on

By

Studentët e Novi Sadit kanë vazhduar edhe sot protestën, edhe pse seanca e Kuvendit komunal, në të cilën donin të merrnin pjesë, u shty për herë të dytë.

Studentët u mblodhën në orën 10:00 dhe bllokuan kryqëzimin e bulevardit Car Lazar dhe Bulevardin e Çlirimit nga ora 10:20 deri 11:52.

Më pas, në orën 11:52 u mbajtën 15-minuta heshtjeje për viktimat nga rrëzimi i çatisë së hekurudhës më 1 nëntor. Ata njoftuan se të hënën do të jenë para ndërtesës së Kuvendit të Novi Sadit dhe do të kërkojnë të marrin pjesë në seancën komunale. Siç thonë ata, kërkesa e tyre për këtë tashmë është refuzuar dy herë.

Edhe në qytetet tjera të Serbisë, si çdo ditë, është mbajtur aksioni përkujtimor “15 minuta heshtjeje për 15 viktimat e aksidentit në Novi Sad”.

Studentët e Fakultetit Juridik në Beograd, një ditë më parë mbajtën një shëtitje proteste drejt Prokurorisë së Lartë Publike, ku në mënyrë simbolike i dorëzuan 1000 letra identike prokurores publike Zagorka Dolovac me mesazhin “të fillojë të bëjë punën e saj”. Në shëtitjen e protestës iu bashkuan studentë të fakulteteve të tjera.

Continue Reading

Lajmet

Shkarkimi i Agron Bekës nga Kuvendi, ky është vendimi i Kushtetueses

Published

on

By

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të enjten se vendimi i 15 dhjetorit të vitit 2023 i Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtarit joprokuror të Këshillit Prokurorial, Agron Bekës, nuk është në kundërshtim me kompetencat e parlamentit.

Në njoftimin e Kushtetueses thuhet se aktgjykimi sqaron që Beka ishte shkarkuar nga Kuvendi bazuar në rekomandimin e Komisionit për Legjislacion, në të cilin ishin listuar arsyet për ushtrimin e funksionit të tij.

Në vendim duhet se “Vendimi është në përputhje me kompetencat e Kuvendit dhe në bazë të Ligjit të Këshillit Prokurorial”.

“Në rrethana të tilla, në të cilat, Kuvendi ka ushtruar rolin e tij ndërlidhur me anëtarët jo-prokurorë të Këshillit Prokurorial, dhe ka shkarkuar një anëtarë jo-prokuror bazuar në procedurën dhe bazat e shkarkimit sipas përcaktimeve të Ligjit për Këshillin Prokurorial, përfshirë mbi bazën e një arsyetimi që nuk rezulton të jetë dukshëm arbitrar, Aktgjykimi konstaton se Kuvendi përmes Vendimit të kontestuar, nuk ka tejkaluar autorizimet kushtetuese dhe ligjore në kontekst të paragrafit 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] dhe paragrafit 4 të nenit 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kërkesën në Kushtetuese për rastin e Agron Bekës nga Kuvendi i Kosovës e pati dërguar për vlerësim të kushtetueshmërisë në Gjykatën Kushtetuese deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Dështon mbledhja e KQZ-së, shkak mungesa e kuorumit

Published

on

By

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për shkak të mungesës së kuorumit.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishte kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, dhe dy anëtarët e tjerë, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi.

Radoniqi ka bërë të ditur se mos prezenca e tyre nuk lidhet me vendimin e fundit te PZAP-së për anulimin e vendimit të moscertifikimit të Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

“3 anëtarët kanë njoftuar që nuk do të marrin pjesë në takim për shkak të disa obligimeve, kurse të tjerët kanë deklaruar se nuk e kanë marrë ftesën. Kjo mbledhje nuk lidhet me vendimin e PZAP”, ka thënë Radoniqi

Continue Reading

Lajmet

Mbyllja e objektit ilegal në veri, Sveçla: Do të hetohet deri në fund

Published

on

By

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj mbylljes së institucionit paralel të Serbisë në Mitrovicë të Veriut.

Ministri tha se keqpërdorimi i realizuar nën flamujt e emblemat e Serbisë përveç që është mbyllur sot, do të hetohet deri në fund.

“Në respektim të plotë të legjislacionit tonë, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të përpjekjeve të përbashkëta në luftim të çdo ilegaliteti brenda vendit tonë, sot është mbyllur edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut. Sipas materialeve të siguruara nga Policia jonë, bëhet fjalë për një institucion i cili jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre. Ky keqpërdorim i realizuar nën flamujt e emblemat e Serbisë përveç që është mbyllur sot, do të hetohet deri në fund”, ka shkruar Sveçla në rrjetin social Facebook.

Policia e Kosovës sot pak para orës 11:00 ka asistuar zyrtarët komunal të Mitrovicës së Veriut në lidhje me verifikimin e pronës së tyre tek “Tre rrokaqiejt”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani ka thënë për KosovaPress se është mbyllur kati i parë i kësaj ndërtese nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.

Continue Reading

Të kërkuara