Lajmet

Hoti dënon dhunën e ushtruar ndaj policëve: Integriteti fizik i policit është i pacenueshëm

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka dënuar dhunën e ushtruar mbrëmë ndaj policëve të Kosovës nga disa qytetarë në Fushë Kosovë.

Hoti në një shkrim në Facebook u shpreh se integriteti fizik i policit të Kosovës është i pacenueshëm.

“I ftoj qytetarët që për të gjitha vërejtjet dhe pakënaqësitë eventuale me kryerjen e detyrave nga ana e policëve të Kosovës, t’i shfrytëzojnë mekanizmat ligjor, t’i drejtohen Inspektoratit Policor, të drejtën e tyre ta kërkojnë edhe në gjykatë. Integriteti fizik i policit të Kosovës është i pacenueshëm.Kërkoj nga prokuroria dhe organet e tjera përkatëse që të zbardhin sa më parë rrethanat që quan në këtë rast dhe të vendoset drejtësia”, shkroi Hoti në Facebook./UBTNews

Sulmi ndaj policëve është i papranueshëm E dënoj dhunën e ushtruar ndaj policëve të Kosovës, të cilët u sulmuan mbrëmë…

Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, November 4, 2020

Aktualitet

Gjakovë: Paraburgim për 22 të dyshuar për falsifikim votash

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 22 kryesuesve, të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave në zgjedhjet për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Gjakovës.

Sipas komunikatës për opinionin publik, kërkesa për paraburgim është paraqitur pas veprimeve hetimore të zhvilluara në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 22 (njëzet e dy) kryesuesit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndaj të cilëve Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria njofton se ndaj të gjithë të dyshuarve është iniciuar procedura penale për veprën-falsifikimi i rezultateve të votimit nga neni 216, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Të gjithë të dyshuarit ngarkohen për veprën penale ‘Falsifikimi i rezultateve të votimit’”, thekson Prokuroria.

Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore janë intervistuar gjithsej 22 kryesues, lidhur me dyshimet për manipulim të rezultateve të votimit gjatë numërimit të votave brenda subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Rajoni

Policia e Maqedonisë së Veriut bën sekuestrimin më të madh të kanabisit ndonjëherë, raporton TV MRT

Published

on

By

Policia në Maqedoninë së Veriut ka sekuestruar 28 tonë kanabis, kapja më e madhe e realizuar ndonjëherë në vend, pas bastisjes së dy ish-objekteve industriale, ka raportuar Reuters duke cituar televizionit shtetëror, MRT

Sipas raportit, aksioni policor në objektet në kryeqytetin e Shkupit dhe në qytetin jugor të Strumicës, i cili nisi të enjten, kishte në shënjestër kanabisin mjekësor që nuk ishte planifikuar të përdorej për qëllimet e tij të autorizuara.

Maqedonia e Veriut e legalizoi kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore në vitin 2016.

MRT raportoi gjithashtu se ky aksion policor lidhet me një bastisje të fundit në Serbinë fqinje, ku u sekuestruan pesë tonë kanabis.

Prokurorët serbë deklaruan të hënën se kanabisi i gjetur në një fermë në Serbinë qendrore kishte ardhur nga Maqedonia e Veriut. Prodhimi i kanabisit është i paligjshëm në Serbi. / Reuters/

Continue Reading

Aktualitet

Një model modern i arsimit fillor në UBT International Smart Schools, 40 për qind zbritje në regjistrimet e hershme

Published

on

By

Shkolla Fillore në UBT International Smart Schools po ofron 40 për qind zbritje për regjistrimet e hershme, duke u dhënë prindërve një mundësi të veçantë për të investuar në arsimimin cilësor të fëmijëve të tyre.

E vendosur në Qytetin e Mençur të UBT-së, Shkolla Fillore synon të ndërtojë një bazë të forte edukative për nxënësit, duke kombinuar mësimdhënien bashkëkohore me përkujdesje të vazhdueshme dhe zhvillim të gjithanshëm të personalitetit të fëmijës.

Programi mësimor është i ndërtuar mbi praktikat më të mira ndërkombëtare, duke përfshirë përdorimin e teknologjisë moderne në klasë, metoda inovative të të nxënit, si dhe aktivitete që nxisin kreativitetin, mendimin kritik dhe bashkëpunimin. Ambienti shkollor është i sigurt, stimulues dhe i përshtatur për nevojat zhvillimore të nxënësve të ciklit fillor.

Përveç fokusit mësimor dhe edukativ, Shkolla Fillore i kushton rëndësi të veçantë edukimit qytetar, vlerave njerëzore dhe ndërtimit të vetëbesimit te fëmijët, duke synuar formimin e gjeneratave të përgatitura për sfidat e së ardhmes.

Prindërit e interesuar mund të aplikojnë online, ndërsa për informata shtesë janë në dispozicion edhe kanalet zyrtare të komunikimit të shkollës. Vendet janë të limituara!

Lokacioni: Kampusi i UBT-së, Lipjan

Informata: +383 46 332 233

APLIKO ONLINE!

Continue Reading

Lajmet

MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e shtetasit kosovar në Serbi

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD) ka njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet institucionale pas marrjes së informacionit për arrestimin e shtetasit kosovar Mit’hat Llozhani.

Llozhani u ndalua me të hyrë në Serbi, në pikën kufitare Batrovci, në kufi me Kroacinë.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka adresuar një kërkesë zyrtare pranë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar konfirmimin e arrestimit, sqarimin e arsyeve konkrete të ndalimit, si dhe çdo të dhënë tjetër relevante për trajtimin e mëtejmë të rastit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Po ashtu, Zyra Ndërlidhëse ka njoftuar për rastin edhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe ka dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës ndaj shtetasit Llozhani.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të rrisë presionin ndaj autoriteteve të Serbisë, e cila vazhdon praktikën e keqtrajtimit dhe arrestimit të shtetasve të Republikës së Kosovës, duke cenuar kështu normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Continue Reading

Të kërkuara