Lajmet

Hoti: BE-ja aspirata jonë për integrim politik dhe ekonomik

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mori sot pjesë në konferencën e nivelit të lartë për një klimë më miqësore të biznesit dhe investimit në Kosovë “White Book 2020”, i organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian, në të cilën është diskutuar për klimën e investimeve në Kosovë nga perspektiva e investitorëve të BE-së.

Hoti tha se do t’i analizojnë me kujdes sugjerimet në këtë libër, këshillat dhe vërejtjet që mund të jenë për sektorë të caktuar, në mënyrë që ministritë dhe agjencitë e ndryshme t’i inkorporojnë këto vërejtje dhe sugjerime në planet e tyre të punës për vitin 2021.

Ai tha se është obligim institucional i kryeministrit që të mbajë dialogun e hapur me të gjitha organizatat që përfaqësojnë bizneset, investitorët në Kosovë e në veçanti me Këshillin e Investitorëve nga vendet e BE-së.

“BE-ja për neve mbetet sigurisht aspirata jonë për integrim politik dhe ekonomik, por në të njëjtën kohë është edhe investitori më i madh në Kosovë, duke ndërtuar infrastrukturën e nevojshme sociale për fuqizimin e shtetit të së drejtës, për fuqizimin e konkurrencës dhe rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë së Kosovës’’, nënvizoi Kryeministri Hoti.

Ai theksoi se Kosova gjatë viti 2020 është ranguar në mesin e 20 vendeve që më së shumti kanë pasur përmirësim në nivel global, sa i përket kushteve për biznes dhe për investime.

“Deri në fund të vitit 2027 janë disa orientime, plane investive që janë me interes dhe në këtë drejtim pres mbështetjen tuaj për të promovuar këto plane dhe për të nxitur investitorë nga BE-ja për të qenë pjesë e këtyre zhvillimeve. Një nga ta është plani për mbështetje ekonomike dhe investime për Ballkanin Perëndimor i BE-së ku hyn edhe Kosova për 7 vjetët e ardhshme’’, tha shefi i Qeverisë.

Kryeministri Hoti paralajmëroi se në mars do të finalizohet ‘’Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2030’’ e cila ndihmon institucionet që t’i orientojnë më mirë resurset publike dhe të koordinojnë mbështetjen nga donatorët për dekadën e ardhshme./UBTNews

Live

Arrestohet për spiunazh ish-shefi i inteligjencës gjermane, August Hanning

Published

on

By

Ish-drejtori i shërbimit gjerman të inteligjencës së jashtme (BND), August Hanning, është arrestuar nën dyshimin për spiunazh dhe nxjerrje të sekreteve shtetërore, raportojnë mediat gjermane.

Hanning, i cili udhëhoqi BND-në gjatë periudhës 1998–2005, dyshohet se ka siguruar dokumente të klasifikuara përmes një ish-punonjësi për t’i përdorur në veprimtarinë e tij si konsulent privat. Sipas hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria Federale e Gjermanisë – të publikuara nga mediat WDR, NDR dhe Süddeutsche Zeitung – materialet e konfiskuara përfshinin raporte konfidenciale të inteligjencës të destinuara për Kancelarinë Federale.

Ndaj tij rëndojnë disa akuza të rënda penale, përfshirë spiunazh ndaj shtetit, tradhëti në tentativë, si dhe veprimtari ilegale në cilësinë e agjentit të një shërbimi sekret. /BLID/

Continue Reading

Aktualitet

33 të lënduar e tre të arrestuar gjatë protestës së mbrëmshme në Prishtinë

Published

on

By

Të paktën 20 zyrtarë policorë, 12 protestues dhe një gazetar kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të pësuara gjatë përplasjeve të së hënës para Kuvendit të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar tre persona për mosrespektim të urdhrave të forcave të rendit. Me vendim të prokurorit, dy prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë, ndërhyrja me mjete të ligjshme përfshirë sprejin, gazin lotsjellës dhe topat e ujit, erdhi pasi disa protestues hodhën në vazhdimësi mjete piroteknike, fishekzjarrë dhe sende të forta drejt zyrtarëve policorë dhe objekteve shtetërore. Organet e rendit theksuan se përdorimi i këtyre mjeteve ishte i domosdoshëm për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar eskalimin e mëtejshëm të dhunës.

Policia e Kosovës u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë të qetë e demokratike, duke respektuar ligjin dhe udhëzimet e zyrtarëve në terren. /E.A/

Continue Reading

Vendi

AAK: Ejani ta votojmë Ligjin për Specialen

Published

on

By

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje publike të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mblidhen urgjentisht për të votuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një konference për media të mbajtur në ambientet e Kuvendit, Tahiri theksoi se kanë mbetur vetëm edhe 13 orë nga afati për të votuar këtë ligj dhe për të përmbyllur procesin.

“Jemi në Kuvend kur kanë mbetur edhe 13 orë deri te mundësia e votimit të Ligjit të Dhomave të Specializuara dhe konstituimit të plotë të vendit. Nga këtu, në emër të GP të Aleancës, u bëjmë thirrje kolegëve deputetë: ejani menjëherë në Kuvend ta votojmë Ligjin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Special, të bashkohemi sot gjithmonë në anën e drejtë të historisë rreth UÇK-së, vlerës më të lartë kombëtare. Kosova na thërret”, deklaroi Tahiri. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu kërkon sqarim nga Kushtetuesja për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se kush mund t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri.

Këtë e konfirmoi Zyra e Presidentes në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë më 6 tetor – në ditën kur skadon afati për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas Zyrës, Haxhiu e ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese më 5 tetor, duke u thirrur në nenin 113, paragrafi 3, nënparagrafi 1 i Kushtetutës.

“Kemi kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”, tha Zyra e Presidentes për REL-in.

Continue Reading

Të kërkuara