Lajmet

Hong Kongu do të eliminojë 2000 lloj brejtësish për shkak të Covid

Si “masë parandaluese”, do të vriten 2000 lloj brejtësish.

Publikuar

Hong Kongu planifikon të eliminojë rreth 2,000 lloj brejtësish për shkak të një shpërthimi të Covid-19 që lidhet me një dyqan kafshësh në qytet.

Një shpërthim i variantit Delta që lidhej me një punëtor në një dyqan, i shtyu zyrtarët të testonin qindra kafshë atje – me këtë rast, 11 lloj brejtësish dolën pozitivë.

Ndryshe nga shumë vende të tjera, Hong Kongu ka mbajtur një strategji “zero Covid”, e cila është e fokusuar në eliminimin e plotë të sëmundjes.

Kafshët e tjera në dyqan nuk kanë rezultuar pozitivë. Por si “masë parandaluese”, do të vriten 2000 lloj brejtësish. Kafshët janë shpërndarë në 34 dyqane të ndryshme dhe qendra të ruajtjes së kafshëve.

Tani çdo pronar i ri kafshësh që bleu ndonjë brejtës nga data 22 dhjetor 2021, do të duhet t’ia dorëzojë atë autoriteteve.

Një linjë telefonike është duke u ngritur dhe një ndalim për importin dhe shitjen e brejtësve gjithashtu do të vendoset, thanë zyrtarët e bujqësisë.

Një punonjës i pet-shopit, një kliente dhe bashkëshorti i klientës tani kanë rezultuar pozitivë, thanë autoritetet shëndetësore.

Autoriteten konfirmuan se kafshët e planifikuara për t’u vrarë do të eliminoheshin “në mënyrë njerëzore”./UBTNews/

Lajmet

Dronët e Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe po përdorën në luftën e Sudanit

Publikuar

nga

Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe akuzohen për shkeljen e një ndalese të armëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke furnizuar me dronë palët e konfliktit 14-mujor, i cili ka shkatërruar Sudanin.

Mëngjesin e 12 marsit të vitit 2024, ushtarët e qeverisë sudaneze po shënonin një moment të paprecedentë ushtarak. Ata kishin marrë selinë e transmetuesit shtetëror në kryeqytetin Khartoum.  Ashtu si pjesa më e madhe e qytetit, ndërtesa kishte rënë në duart e Forcave Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në fillim të luftës civile 11 muaj më parë.

Ajo që u vërejt në këtë triumf ushtarak të ushtrisë ishin videot që tregonin se sulmi ishte kryer me ndihmën e dronëve të prodhuar nga Irani.

Suliman Baldo, drejtor i Observatorit të Transparencës dhe Politikave të Sudanit tha se gjatë fazave të hershme të luftës, ushtria u mbështet në forcat ajrore.

RSF mbajti kontrollin tokësor të pjesës më të madhe të Khartoumit dhe Darfurit në perëndim të Sudanit, ndërsa ushtria ruajti praninë e saj në qiell.

Në fillim të janarit 2024, në Twitter u shfaq një video e një droni të ushtrisë të rrëzuar nga RSF.

Sipas Wim Zwijnenburg, ekspert i dronëve dhe kreu i Projektit të Çarmatimit Humanitar në organizatën holandeze të paqes PAX, rrënojat, motori dhe bishti i tij i ngjanin një droni të prodhuar nga Irani të quajtur Mohajer-6.

Mohajer-6 është 6.5 m i gjatë, mund të fluturojë deri në 2 mijë km dhe të kryejë sulme ajrore./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Arrestohet personi i dyshuar për djegien e tri veturave në Prishtinë

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar me datën 10 dhjeto 2023 në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, ku janë përfshirë nga zjarri tri vetura.

“Personi i arrestuar: M.Rr, mashkull, 36 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, thuhet në një komunikatë të policisë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

G7-ta planifikon të shfrytëzojë fondet e ngrira ruse për ta financuar Ukrainën

Publikuar

nga

Liderët e shtatë vendeve më të pasura në botë do të mblidhen në një samit në Itali, për t’u pajtuar lidhur me një marrëveshje që asetet e ngrira ruse të shfrytëzohen për të mbledhur miliarda dollarë për Ukrainën.

Propozimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të mbledhë 50 miliardë dollarë (39 miliardë £) në vit për Ukrainën, si dhe të ushtrojë presion të ri ekonomik ndaj Rusisë.

Në agjendën e samitit të G7-ës janë gjithashtu edhe lufta në Gaza, migracioni, siguria ekonomike dhe inteligjenca artificiale.

Samiti vjen në periudhën kur shumë liderë sikurse Rishi Sunak, Emmanuel Macron dhe Joe Biden përballen me sfida elektorale./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rama pret sot në takim ish-oficerët e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar

Publikuar

nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të pres në takim ish-oficerët e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, të cilët kanë marrë pjesë në hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë në qershorin e vitit 1999.

Ish-oficerët pritet të nderohen me çmimin “Helmeta Ilire”.

Takimi do të mbahet te objekti i vjetër i Komunës në ora 12:30.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara