Sport

Holanda publikon listën e lojtarëve për Botërorin “Katar 2022”, mungon ylli i Bayernit

Padyshim, ftesë kanë pranuar Virgil Van Dijk i Liverpoolit dhe Frenkie De Jong i Barcelonës.

Published

on

Kombëtarja e Holandës e ka publikuar listën prej 26 lojtarëve të ftuar për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Padyshim, ftesë kanë pranuar Virgil Van Dijk i Liverpoolit, Frenkie De Jong i Barcelonës e Nathan Ake i Manchester City-t.

Po ashtu, i ftuar është edhe ylli i Bayern Munichut, Matthijs De Ligt, kurse ftesë nuk ka pranuar bashkëlojtari i tij te gjiganti gjerman, Ryan Gravenberch.

Po ashtu, të ftuar nuk janë as Brian Brobbey i Ajaxit si dhe ylli i Newcastle United, Sven Botman.

Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të Kombëtares së Holandës për Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Portierë: Remko Pasveer, Andries Noppert, Justin Bijlow

Mbrojtës: Virgil Van Dijk, Nathan Ake, Jeremie Frimpong, Stefan de Vrij, Daley Blind, Matthijs de Ligt, Tyrell Malacia, Justin Timber, Denzel Dumfries

Mesfushorë: Frenkie de Jong, Davy Klaassen, Xavi Simons, Steven Berghuis, Marten de Roon, Kenneth Taylor, Teun Koopmeiners

Sulmues: Memphis Depay, Steven Bergwijn, Cody Gakpo, Wout Weghorst, Vincent Janssen, Luuk de Jong, Noa Lang

Sport

Egjipti mposht Kanadanë, Salah shënon golin e parë në Botëror

Published

on

By

Egjipti ka regjistruar fitoren e parë në Botërorin 2026, duke mposhtur Kanadanë me rezultat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për Grupin F të luajtur në stadiumin “MetLife”.

Njeriu i ndeshjes ishte padyshim ylli i skuadrës, Mohamed Salah, i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 37-të duke kaluar Egjiptin në epërsi. Vetëm katër minuta më vonë, në të 41-tën, Mostafa Mohamed dyfishoi shifrat në 2:0 pas një asisimi nga Trezeguet, duke mbyllur një pjesë të parë të shkëlqyer për afrikanët.

Kanada u rikthye në lojë në pjesën e dytë përmes një autogoli të shënuar nga mbrojtësi egjiptian Mohamed Abdelmonem në minutën e 53-të, por nuk arriti të përmbyste rezultatin deri në fund. Me këtë fitore, Egjipti mban gjallë shpresat për kualifikim në fazën tjetër, ndërsa Kanada mbetet pa pikë pas dy ndeshjeve të para. /E.A/

Continue Reading

Sport

Kepi i Gjelbër surprizon përsëri, merr pikë edhe ndaj Uruguait

Published

on

By

Kepi i Gjelbër po shndërrohet në sensacionin e vërtetë të Botërorit 2026. Pasi befasoi kampionen e Evropës, Spanjën, kombëtarja afrikane ka arritur një tjetër rezultat historik në Grupin H, duke barazuar 2:2 me dy herë fituesin e Kupës së Botës, Uruguain.

Debutuesit kaluan të parët në avantazh në minutën e 21-të me golin e Kevin Pina, por Uruguai përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë me anë të Maximiliano Araujo dhe Agustin Canobbio. Sidoqoftë, Kepi i Gjelbër nuk u dorëzua dhe siguroi pikën e madhe në minutën e 61-të falë golit të Helio Varela, i cili shënoi vetëm tre minuta pasi u fut në lojë si zëvendësues.

Ky rezultat e lë plotësisht të hapur garën për kualifikim përpara xhiros së fundit më 26 qershor. Spanja udhëheq grupin me 4 pikë, e ndjekur nga Uruguai dhe Kepi i Gjelbër me nga 2 pikë, ndërsa Arabia Saudite mbyll tabelën me 1 pikë. /E.A/

Continue Reading

Sport

Meksika siguron kualifikimin dhe bën histori në Botëror

Published

on

By

Meksika ka mposhtur Korenë e Jugut me rezultat minimal 1:0 dhe është bërë përfaqësuesja e parë që siguron kalimin në fazën nokaut të Kupës së Botës.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 50-të, kur Luis Romo shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen koreane dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Koreja e Jugut tentoi të barazojë në fund, por portieri meksikan Raúl Rangel bëri një pritje vendimtare në minutën e 87-të për të ruajtur epërsinë.

Ndeshja u zhvillua në “Estadio Akron” në Guadalajara, ku tifozët krijuan atmosferë të zjarrtë dhe festuan së bashku me lojtarët në fund të takimit.

Me këtë fitore, Meksika shkon në 6 pikë dhe siguron avancimin nga Grupi A, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në këtë Botëror.

D.L

Foto: Associated Press

Continue Reading

Sport

Goditje e rëndë për Kanadanë në Botërorin 2026

Published

on

By

Mesfushori kanadez Ismael Koné ka pësuar një lëndim të rëndë dhe nuk do të mund ta vazhdojë garën në Kupën e Botës. Ai theu këmbën pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Assim Madibo në minutën e 57-të, duke shkaktuar tensione të mëdha në fushë.

Madibo u ndëshkua me karton të kuq dhe më pas kërkoi falje për ndërhyrjen, ndërsa te Katari me të kuq u përjashtua edhe Homam Al Hami që në pjesën e parë.

Koné u largua nga fusha me barelë pas ndihmës së stafit mjekësor, duke marrë edhe oksigjen. Fatmirësisht, ai ishte i vetëdijshëm gjatë largimit dhe u përshëndet me duartrokitje nga i gjithë stadiumi.

Pavarësisht incidentit, Kanadaja dominoi plotësisht ndeshjen dhe shënoi fitore bindëse 6:0 ndaj Katarit. Tensione pati edhe pas përfundimit të takimit.

Pas dy ndeshjeve, Kanadaja kryeson Grupin B me 4 pikë, po aq sa ka edhe Zvicra. Bosnjë-Hercegovina dhe Katari mbeten me nga 1 pikë.

D.L

Foto: Associated Press

Continue Reading

Të kërkuara