Shëndet

Hithra kundër dhimbjeve të artritit

3 mënyra si ta përdorni.

Published

on

Në Shqipëri hithrat janë shumë të përdorura, si në gatime po ashtu edhe në trajtime natyrale për shumë sëmundje. Kjo bimë është përdorur prej shekujsh edhe për të kuruar simptomat e alergjive veçanërisht ato të shkaktuara nga poleni dhe pluhuri. Hithrat falë vlerave diuretike janë shumë të përdorura për trajtimin e problemeve me veshkat dhe infeksionet urinare.

Lëngu i tyre është perfekt për të larguar lëngjet e tepërta që organizmi prodhon, duke lehtësuar funksionin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut. Por së fundmi, një studim i kryer nga Universiteti i Plymouth-it, doli në përfundimin se hithra mund të përdorej për trajtimin e artritit. Personat të përfshirë në studim, vunë re se pas aplikimit të pastës me hithra të shtypura, dhimbjet e kockave qetësoheshin. Gjithashtu ata vunë re se dhimbja ishte më e pakët përgjatë gjithë trajtimit një javor.

Përse Funksionon Kundër Dhimbjeve të Artriti
Sipas të dhënave të mbledhura nga studiuesit, dhimbjet e personave që vuanin nga artriti qetësoheshin në saj të përmbajtjes së lartë të serotoninës dhe histaminës. Këto dy substanca janë neuro-transmitorë të cilët dërgojnë në tru sinjalet e dhimbjes. Nga ana tjetër kur hithrat konsumoheshin në formën e lëngut të shtrydhur apo çajit, u vu re se arrinte të pakësonte acidin urik. Ky acid prodhohet kur organizmi tret proteinat dhe akumulohet në nyja dhe kocka, duke shkaktuar inflamacion dhe dhimbje.

Si ta Konsumoni Hithrën për të Trajtuar Dhimbjet që Shkakton Artriti
Metoda e parë e trajtimit është që të aplikoni direkt në zonën ku keni dhimbjet më të forta, një pastë me gjethe hithrash të shtypura. Pra mjafton që të shtypni në mikser gjethe të njoma hithrash me pak vaj ulliri dhe të lyeni zonën ku ju dhemb. Mbajeni rreth 5-10 minuta dhe më pas pastrojeni me një letër e më pas shpëlajeni mirë.

Nëse nuk e duroni dot djegien karakteristike të hithrave, apo shikoni që lëkura juaj reagon keq ndaj trajtimin mund të provoni metodat e tjera. Mjafton që të pini një lugë gjelle me lëng hithre të njomë tre herë në ditë, për 15 ditë dhe do të shihni ndryshime. Gjithashtu edhe çaji i përgatitur me hithra sit ë njoma po ashtu edhe të thata, ka aftësi qetësuese të dhimbjeve të shkaktuara nga artriti.

Konsumojeni këtë çaj nga një filxhan, tre herë në ditë. Por edhe nëse ju nuk vuani nga artriti është e mira që ta përfshini në regjimin tuaj ushqimor hithrën duke e përdorur në gatime. Ajo përmban flavonoid, vitaminë A dhe enzima anti-inflamatore që shërbejnë në mirëqenien e organizmit./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara