Kulturë

Historiku i Oktoberfest

Oktoberfest ka disa ngjarje të planifikuara.

Published

on

Më 12 tetor të vitit 1810, zhvillohet për herë të parë Oktoberfest ku mbreti bavarez fton qytetarët e Munihut në dasmën e djalit të tij, Princ Ludwig me Princeshën Therese von Sachsen të Hildburghausenit.

Oktoberfest imitohet çdo vit dhe zgjat 16 ditë. Presidenti i K-W Oktoberfest Tim Beckett tha se pandemia COVID-19 solli “ndryshim thelbësor” në festivalin më të madh bavarez në vitin 2021 dhe se ai pret që kthimi në normalitet i kësaj ngjarjeje të fillojë vitin e ardhshëm.

Ndërsa parada e K-W Oktoberfest zakonisht tërheq deri në 150.000 njerëz në rrugën Weber, në vend të kësaj, mediat lokale do të shfaqin një speciale në paradën këtë vit, duke përfshirë një vështrim prapa në paradat e mëparshme të Oktoberfest që kanë bërë rrugën e tyre përmes Kitchener-Waterloo.

Oktoberfest ka disa ngjarje të planifikuara, duke përfshirë gara në ngrënie dhe seritë e Rogers Women of the Year që fillojnë më 14 tetor.

Magazinë

Miley Cyrusit i lejohet t’i performojë këngët e “Hannah Montana”

Published

on

Miley Cyrus i është lejuar të performojë këngë nga ditët e saj si Hannah Montana.

Superylli 32-vjeçar i muzikës pop është shkëputur nga imazhi i shëndetshëm që kishte krijuar në serialin muzikor të Disney Channel kur mbaroi në fillim të viteve 2010 dhe iu ndalua të performonte këngë nga kolona zanore derisa korporata e emëroi atë Legjendë të Disney-t.

Duke folur në podkastin “Every Single Album”, shpjegoi se pasi ishte larguar nuk i ishte lejuar të performonte asnjë nga muzikat e “Hannah Montana”.

“Pasi u pranova si Legjendë e Disney-t, më dhanë leje të performoja ato këngë në të ardhmen, gjë që është shumë interesante”, ka thënë Cyrus.

Hannah Montana ka paraqitur aventurat e një nxënëseje shkolle që jetonte një jetë të dyfishtë si një yll popi me famë botërore. Seriali është zhvilluar për katër sezone nga viti 2006 deri më 2011 dhe një film kinematografik u publikua në vitin 2009.

Çdo sezon dhe filmi kanë nxjerrë një kolonë zanore shumë të shitur me këngë origjinale, dhe turneu “The Best of Both Worlds” u zhvillua në vitin 2007.

”The Climb” që është shfaqur në skenën e fundit të “Hannah Montana”, është publikuar nën emrin e saj, është e vetmja këngë që Miley ka performuar vitet e fundit. Pas pranimit të çmimit “Disney Legend” krijuesja e “Easy Lover” është shprehur se është krenare që ka luajtur rolin e yllit fiktiv të popit.

Continue Reading

Kulturë

”Vanity Fair”: Në Berat, ku ëndrra për pushime ideale shndërrohet në realitet

Published

on

Duke ecur nëpër rrugët e qytetit të vjetër të Beratit të duket sikur je katapultuar pas në kohë, shkruan prestigjiozja ”Vanity Fair”.

”Ky qytet, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 2008, duket sikur ka dalë nga një libër përrallash për fëmijë: shtëpi guri, rrugë labirint, kopshte me lule, xhami dhe kisha antika dhe një kështjellë që e mbikëqyr nga lart.

Nga tarraca e ”Traditës së Beratit”, një shtëpi tradicionale e shndërruar në një hotel dhe restorant, pamja nuk harrohet lehtë. Duke shtrirë duart, duket sikur mund të prekësh çatitë me tulla të shtëpive antike përgjatë lumit Osum dhe Urës së Goricës. Vetëm pak metra larg është sfondi i përsosur për një foto suvenire

. Është vendi ideal për t’u zhytur në këtë qytet me një histori mijëravjeçare. Të zgjohesh brenda mureve të këtij hoteli të vendosur në një vilë guri dhe të hash një mëngjes të bollshëm i rrethuar nga heshtja e qytetit që zgjohet ngadalë, përpara se të fillosh ta eksplorosh atë, është një nga përvojat më të bukura që mund të kesh në Berat dhe në Shqipëri.

Në tavolinë keni mundësi zgjedhjeje: lëngje frutash të freskëta, kafe, vezë fermerësh, kruasanë, petulla, makarona të skuqura që shkrihen në gojë, djathë i bardhë dhie, mjaltë dhe reçelra shtëpie.

”Tradita e Beratit” ka 6 dhoma gjumi të mobiluara deri në detajet më të vogla: midis qilimave me modele gjeometrike, objekteve prej bakri, dekorimeve prej druri dhe perdeve të bardha të qëndisura me dorë nga artizanët e qytetit, bien në sy elementët origjinalë të strukturës, siç janë oxhaqet dhe muret prej guri të ruajtura me kujdes.

Nevojitet një ngarkesë e plotë energjie për ta përballuar më së miri ditën.

Berati është një qytet piktoresk me rrugë të pjerrëta dhe labirinte që të çojnë në vende ku koha duket se ka ndalur. Shtëpitë e bardha me çati kafe dhe dritare që mbivendosen, kishat e lashta, si ato të Shën Thomait dhe Shën Spiridhonit, kopshtet e harlisura që dalin nga pas dyerve shumëngjyrëshe. Dhe, përsëri, xhamitë e qytetit, ndër të cilat spikat ”Xhamia e Beqarëve”, e ndërtuar për djem që kërkojnë gra, me piktura të kujdesshme që dekorojnë muret e saj të jashtme.

Çdo cep, çdo vështrim është një ftesë për të ndaluar dhe për të vëzhguar, pa nxitim, bukurinë dhe veçantinë e këtij vendi. Deri në Kalanë e Beratit, brenda mureve të së cilës, ende të banuara sot, ka rrënoja kishash, xhamish dhe një nga muzetë më të bukur në Shqipëri, ai i Onufrit, kushtuar piktorit të ikonave të shekullit XVI.

Për më romantikët, është mbrëmja, kur qielli ngjyroset me nuanca portokalli dhe rozë, kur ndodh magjia.

Menuja e ”Traditës së Beratit” përbëhet nga pjatat më të shijshme të kuzhinës vendase. Nga byreku me spinaq te fërgesa, një tavë e gatuar në furrë me gjizë të kripur, domate dhe speca, nga specat dhe patëllxhanët e mbushur te qoftet e bëra në shtëpi dhe ullinjtë e famshëm të Beratit, çdo pjatë është një gëzim për sytë dhe qiellzën.

Për t’u shoqëruar vetëm me një nga verërat nga vreshtaria vendase, ”Hoço Wine”.

”Berati, në zemër të Shqipërisë, krenohet me disa nga vreshtat më të mira në vend, të cilat krijojnë një peizazh që nuk ka asgjë për t’i pasur zili Italisë dhe Francës”, thotë Antonel Hoço, i cili, së bashku me motrën e tij Kejsi, menaxhon vilën.

Çdo përbërës në menu është vendase, sezonale dhe e freskët, sipas traditës më të mirë shqiptare.

Në verë, kur nxehtësia e ditës ia lë vendin temperaturave të freskëta, ha nën qiellin me yje, ndërsa vështron dritat e qytetit.

Një ëndërr? Jo, këtu është thjesht realitet.

Continue Reading

Magazinë

Jessie J shpërthen mes betejës me kancerin: Po përballem me ditën më të vështirë të jetës sime

Published

on

Këngëtarja e njohur Jessie J ka ndarë me ndjekësit e saj një moment shumë të vështirë të jetës së saj, duke zbuluar se ka pasur ditën më të keqe që nga diagnoza me kancer të gjirit në fazat e hershme, disa muaj më parë.

Në një postim në Instagram, Jessie, e cila është shumë e njohur për hite si “Price Tag”, “Domino” dhe “Bang Bang”, ka folur për sfidat që po përballet për momentin.

Ajo përshkroi një periudhë të ngarkuar, ku po përpiqej të balanconte angazhimet profesionale, përkujdesjen për fëmijën e saj të vogël dhe luftën me kancerin, ndërkohë që përjetonte pasojat e gjithçkaje në jetën e saj të përditshme.

 

Continue Reading

Magazinë

Aktori Tom Cruise hyn në librin e Guinness

Published

on

Në moshën 62-vjeçare, ylli i pandalshëm i “Mission: Impossible” ka shkruar emrin në Librin e Rekordeve Guinness, duke kryer një nga akrobacitë më të rrezikshme të realizuara ndonjëherë nga një aktor dhe pa përdorur dublant.

Në episodin e tetë të sagës “Mission: Impossible – The Final Reckoning”, aktori legjendar u hodh plot 16 herë nga një helikopter, me një parashutë të lagur me karburant dhe të ndezur në flakë.

Kjo skenë sfiduese, e cila u xhirua për një nga sekuencat kulmore të filmit, është tashmë zyrtarisht e njohur nga Guinness World Records, të cilët publikuan lajmin me një postim në rrjetet sociale.

“Tom nuk është vetëm një aktor hero aksioni, ai është heroi i aksionit”, deklaroi Craig Glenday , drejtori i Guinness World Records. “Ajo që e bën unik është përkushtimi i tij për autenticitet. Ai e shtyn veten vazhdimisht përtej kufijve njerëzorë”.

Në një video të publikuar nga Paramount Pictures, Cruise shpjegon procesin e përgatitjes dhe diskutimet me ekipin për rrezikun e skenës. “Jam gati të hidhem. Nëse përdridhet ndërsa është në flakë, do të rrotullohem dhe do të digjem”, dëgjohet ai të thotë me qetësi befasuese.

Aktori, i nominuar tri herë për çmimin Oscar, është i njohur për faktin se realizon vetë akrobacitë e rrezikshme në filmat e tij nga ngjitja në Burj Khalifa, tek varja nga aeroplani në fluturim. Por kjo arritje e fundit i ka kaluar të gjitha pritshmëritë.

Gjatë çdo kërcimi, Cruise u lidh me një parashutë të përgatitur për t’u ndezur, shkëputej në ajër dhe vendoste parashutën rezervë për të përfunduar uljen në siguri.

Krahas suksesit në ekran, Cruise mban edhe rekorde tjera: është aktori me më shumë filma radhazi që kanë kaluar 100 milionë dollarë në arkëtimet botërore, dhe figura më e fuqishme e aksionit në Hollyvud për dekada me radhë.

 

Continue Reading

Të kërkuara