Kulturë
Historia tragjike e jetës reale të Johnny Depp
Johnny Depp u terrorizua nga nëna e tij abuzive.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiJohnny Depp dhe Amber Heard u njohën në vitin 2009 gjatë xhirimeve të filmit “The Rum Diary”. Ai bazohej në një libër të Hunter S.Thompson, dhe përshkruan fatkeqësitë e nxitura nga alkooli të shkrimtarit Paul Kemp (të luajtur nga Johnny Depp), i cili është i fiksuar pas Chenault (Amber Heard).
Ata u martuan në vitin 2015 dhe u divorcuan një vit më vonë, dhe siç po shihet publikisht javët e fundit, pasojat e martesës së tyre së shkurtër janë katastrofike. Depp e paditi Heard në vitin 2019, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 50 milionë dollarësh, për dhunën e ushtruar ndaj Depp nga Amber, me pretendimin se kjo e ka dëmtuar që në mënyrë të pariparueshme karrierën e tij.
Avokatët e Heard kanë ngritur një kundërpadi, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 100 milionë dollarësh. Gjatë gjyqit për shpifje, Depp pretendoi se ka qenë viktimë e abuzimit në familje. Aktori rrëfeu detaje tragjike nga fëmijëria e tij, duke argumentuar se marrëdhënia problematike midis prindërve të tij, e bëri atë më të prirur që të kishte një marrëdhënie toksike dhe të dhunshme me Heard. Ja çfarë duhet të dini për jetën reale të Johnny Depp.
Johnny Depp u terrorizua nga nëna e tij abuzive
I lindur më 9 qershor 1963, në Ouensborou të shtetit të Kentakit, John Christopher Depp II (Johnny Depp) ishte më i riu nga 4 fëmijët e lindur nga Betty Sue Palmer dhe John Christopher Depp. Në librin e tij “Johnny Depp: Një biografi e paautorizuar”, Danny White shkruan se gatë gjithë fëmijërisë abuzimi nga nëna e tij ka qenë i vazhdueshëm, i paparashikueshëm, i dhunshëm dhe mizor.
“Unë ndjehesha plotësisht i çoroditur nga gjithçka që po ndodhte rreth meje”, kujton Depp, duke shpjeguar se fëmijërisë së tij i mungonte siguria. Aktori kujton se nëna e tij abuzonte fizikisht dhe verbalisht me fëmijët e saj, duke i tallur ata për defekte të ndryshme fizike.
Për shembull, vëllai i Depp-it mbante syze dhe e ëma e quante si “Njeriu me 4 sy”. Johnny kishte një defekt të rrallë kongjenital tek sytë, që i visheshin shpesh më një cipë të jashtme. Ndaj e ëma e tallte duke e thërritur “Sy gjeli”.
I ati i dha shembullin e bashkëshortit të dhunuar
Gjatë dëshmisë së tij në gjyq, Johnny Depp, dha detaje rreth arsyes pse ai mund të qëndronte me dëshirë në një marrëdhënie abuzive. Shembulli për këtë sjellje të pashpjegueshme, erdhi nga babai i tij, John Christopher Depp, që e duroi Betty Sue Palmer, pavarësisht abuzimeve të saj në rritje ndaj tij.
Sipas Depp, nëna e tij shfrynte zemërimin, zhgënjimin dhe urrejtjen e saj ndaj njerëzve më të afërt. Duke folur për sjelljen e babait të tij rreth nënës së tij, Depp tha: “Nuk ka pasur kurrë një moment … kur babai im ta ka humbur kontrollin duke sulmuar nënën time apo ta ketë goditur atë, dhe as t’i ketë thënë ndonjëherë diçka të keqe”.
Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Palmer. Këto episode ndodhën në praninë e Johnny dhe vëllezërve e motrave të tij, duke i dhënë atij shembullin mashkullor jofunksional, megjithëse stoik përballë dhunës në familje.
Kjo dinamikë e tmerrshme familjare e mësoi Depp të gëlltiste dhimbjen e tij, dhe të duronte një marrëdhënie toksike. Kjo logjikë duket se shpjegon edhe arsyen pse Depp, një aktor me famë botërore, i adhuruar nga miliona fansa, e pa veten të zhytur në një marrëdhënie abuzive me ish-gruan e tij Amber Heard.
Nuk jetoi gjatë në një vend për shkak të jetës boheme të nënës së tij
Përveç sjelljeve të egra dhe të paparashikueshme, Betty Sue Palmer kishte një natyrë histerike që e detyronte familjen të ndryshonte shpesh vendbanim. Në një intervistë për Oprah, Johnny Depp pranoi se para moshës 15-vjeçare, familja e tij e ndryshoi “ndoshta 40 herë” banesën.
Kjo mund të jetë arsyeja pse Depp më vonë u prir të interpretonte rolet njerëzish të tjetërsuar. Me kaq shumë ndryshime vendbanimi në moshën e re, atij i mungonte stabiliteti dhe koha e nevojshme për t’u integruar vërtet në një komunitet.
I ati u largua nga shtëpia
Kur Johnny ishte 15-vjeç, në vitin 1978, i ati John Christopher Depp nuk mundi të duronte më abuzimet e gruas së tij Betty Sue Palmer, ndaj u largua nga familja. Johnny shkoi me makinë tek puna e babait të tij për t’i kërkuar të kthehej, por i ati i tha se i ishte sosur durimi.
Ai caktoi të birin si kryefamiljar. Kjo shkaktoi një gjendje depresive tek e ëma, që kulmoi me tentativën për vetëvrasje, duke konsumuar një koktej me pilula. Fatmirësisht u shpëtua në kohë. Pasi doli nga spitali, Palmer vazhdoi të binte ndjeshëm në peshë, dhe të përkeqësohej në aspektin e ekuilibrit mendor.
Në atë kohë Depp ishte i indinjuar me braktisjen që i ati i bëri familjes së tij. Ai nuk do ta kuptonte deri vite më vonë pse babai duhej të ikte. “Isha shumë i zhgënjyer me të, pasi fillova të besoja se ikja e tij ishte një akt i poshtër prej burracaku”- do të kujtonte ai më vonë.
Johnny Depp vuante nga një çrregullim i ngjashëm me Sindromën Turet
Që fëmijë Johnny Depp nisi të vuante nga një çrregullim psikologjik. Ndonjëherë, Depp ndihej i detyruar t’i bënte gjërat dy herë. Po ashtu, prindërit e tij vunë re se ai bënte ndonjëherë zhurma të çuditshme, një sjellje që ishte e ngjashme me Sindromën Turet.
Kjo simptomë iu rishfaq edhe në fillim të karrierës së tij si aktor. Ndodhi në një periudhë kur ai po gëzonte suksesin por edhe presionet e famës së fituar nga filmi “21 Jump Street”.Ai përjetoi gjithashtu emocione kontradiktore gjatë promovimit të filmit. Ajo vorbull stresi dhe presioni u shfaq në një mënyrë të turpshme gjatë një udhëtimi me avion për në Vankuver të Kanadasë.
Ishte ulur në klasin e parë, kur përjetoi një dëshirë të papritur dhe të pakontrollueshme për të bërtitur një nga gjërat më të sikletshme që mund të imagjinonte. Nisi të bërtiste:“Unë shkoj me kafshë!” e pasuar nga një heshtje e sikletshme nga të pranishmit. Pas disa momentesh një pasagjer pranë tij e theu heshtjen duke e pyetur me mirësjellje :”Çfarë lloj kafshe?”. Për fat të mirë, ajo ndërhyrje ia përmirësoi humorin aktorit.
Përjetoi shumë keq sëmundjen e vajzës së tij të vogël
Në vitin 2007, Johnny Depp u përball me makthin më të keq të çdo prindi. Vajza e tij, Lily-Rose Depp, 7 vjeçe, ishte prekur së bashku me ish-bashkëshorten e tij dhe të ëmën Vanessa Paradis nga bakteri E. Coli. Sëmundja i shkaktoi probleme të rënda me veshkat.
Depp dhe Paradis qëndruan 9 ditë dhe netë në një spital të Londrës, të pasigurt nëse vajza e tyre do të mbijetonte. Fatmirësisht, Lily-Rose u shërua, por ajo përvoja e rëndë e transformoi aktorin. Ai nuk e harron kurrë sesa i pafuqishëm u ndje gjatë atij kalvari.
“Momenti kur vajza ime e sëmurë ishte shtruar në spitalin Great Ormond Street, ishte periudha më e errët e jetës sime”, do të deklaronte ai më vonë. Në vitin 2008, pas shërimit të vajzës së tij, Depp i dhuroi 2 milionë dollarë spitalit londinez.
Është përballur me varësinë e fortë nga droga dhe alkooli
Në një intervistë të vitit 2005 për revistën Rolling Stone, Depp e pranoi: “Kam kaluar shumë vite duke e helmuar veten… Isha shumë, shumë i zoti në këtë gjë”. Por gjatë dëshmisë së tij në gjyqin për shpifje ndaj Heard, Depp ka folur mbi përpjekjet e tij për t’i dhënë fund varësisë së tij nga droga dhe alkooli pas ndërhyrjes së motrës së tij, Christi Dembrowski, në vitin në 2014.
Marrë me shkurtime nga Grunge – Bota.al
Më 6 shkurt të vitit 2007, ndërroi jetë figura e mirënjohur e kinematografisë dhe e skenës shqiptare, Kadri Roshi.
Roshi u lind më 4 janar të vitit 1924 në Ballsh të Mallakastrës në një familje me prejardhje nga Libohova. Aktori përjetoi një vogëli të trazuar, pasi humbi të ëmën teksa numëronte veçse 2 vjeç dhe mbeti jetim dhjetë vjet më vonë, kur vdiq edhe i ati.
Karriera e tij si aktor nisi në moshën 21-vjeçare në skenën e të ashtuquajturit Teatër Popullor. Në vitin 1951 finalizoi rrugëtimin e tij kushtuar edukimit universitar, të përshkuar në Pragë. Me t’u kthyer në vendin e tij të origjinës, Roshi rimori ekzekutimin e roleve të para në logun e jetës artistike të vendit, Teatrin Kombëtar.
Përllogaritet se aktori ka luajtur rreth 180 role në skenë dhe në kinematografi, duke lënë në kujtesën e teleshikuesve dhe të spektatorëve një portret të pashlyeshëm. Në celuloid është përjetësuar në sajë të një shumësie rolesh, që variojnë nga skllavi Ezop tek kujdestari i “Lulëkuqe mbi mure”, si edhe nga mbojtësi i thekshëm i gjuhës shqipe në Rilindje deri tek plaku Mere.
Disa prodhime të tjera filmike ku Roshi ka mishëruar role protagoniste janë: Vdekja e burrit (1991), Apasionata (1983), Partizani i vogël Velo (1980), Ballë për ballë (1979), Gjeneral gramafoni (1978), Njeriu me top (1977), Fije që priten (1976), Përballimi (1976), Malet me blerim mbuluar (1971), I teti në bronz (1970).
Për kontributin e dhënë në artin e fjalës dhe të interpretimit, Roshi u nderua me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik të vitit 1995, me Çmimin e Madh të Nderit në vitin 1997 dhe iu akordua vlerësimi “Nderi i Kombit” në vitin 1999. /Kosovapress/
Kulturë
“Halili dhe Hajria”, 63 vjet nga vënia në skenë e baletit të parë shqiptar
Published
10 hours agoon
February 6, 2026By
ubtnews
“Halili dhe Hajria” është një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar.
Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një grup i madh artistësh, vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria”.
Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako dhe në rolin e Hajries: Ganimet Vendresha (Simixhi) Zoica Haxho, ndërsa në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj.
Në vitin 1983, kjo vepër rivihet në skenë. Krahas emrit të Llaqi Nakos, në rolin e Halilit, radhitet edhe ai i Ilir Kernit, ndërsa në rolet e tjera Albana Sulejmani, Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Ludmill Çakalli, etj.
Më 12 dhjetor 1973 u luajt për të 150-n herë, ndërsa në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj u luajt mbi 250 herë.
Në turnetë në Greqi, Itali, Turqi, Francë, ka pasur sukses të padiskutueshëm. Në Francë është vënë në skenë nga një trupë franceze, më pas edhe në Prishtinë.
Gjatë viteve, BBC Culture ka kryer sondazhe të mëdha me kritikë filmi dhe televizioni, ekspertë dhe figura të industrisë nga e gjithë bota për të vendosur mbi filmat dhe shfaqjet televizive më të mira në një kategori të caktuar.
Megjithatë, në një sondazh të para disa muajsh, BBC Culture u mor me librin. Dhe nuk ka shumëllojshmëri librash më të ngulitur në to sesa letërsia për fëmijë – në fund të fundit, cilado qofshin argëtimet tona ndërsa rritemi, shumë prej nesh ndajnë gëzimin e leximit në një moshë të re, brenda dhe jashtë shkollës.
Nisur nga kjo, kjo radio solli titujt e 100 librave më të mirë për fëmijë. Mund t’ia kenë qëlluar saktë, por edhe mund të ketë ndonjë huqje. Sidoqoftë, janë rezultate të nxjerra nga hulumtimet dhe sondazhet.
Le t’i lexojmë titujt në vazhdim:
- Ku janë gjërat e egra (Maurice Sendak, 1963)
- Aventurat e Alisës në Botën e Çudirave (Luis Karroll, 1865)
- Pipi Çorapegjata (Astrid Lindgren, 1945)
- Princi i Vogël (Antuan de San-Eksuper, 1943)
- Hobiti (Tolkien, 1937)
- Dritat Veriore (Filip Pullman, 1995)
- Luani, Shtriga dhe Garderoba (Luis, 1950)
- Winnie-the-Pooh (Milne dhe Shepard, 1926)
- Rrjeta e Sharlotës (Vhajt dhe Garth Williams, 1952)
- Matilda (Roald Dahl dhe Kuentin Blejk, 1988)
- Ana e Gables të Gjelbër (Montgomery, 1908)
- Përralla (Hans Kristian Andersen, 1827)
- Harry Potter dhe Guri Filozofal (Rowling, 1997)
- Vemja shumë e uritur (Erik Karle, 1969)
- Errësira po ngrihet (Susan Kuper, 1973)
- Ardhja (Shaun Tan, 2006)
- Gratë e Vogla (Luisa May Alcott, 1868)
- Çarli dhe Fabrika e Çokollatës (Roald Dahl, 1964)
- Heidi (Johana Spyri, 1880)
- Natën e mirë Hëna (Margaret Vise Brovn dhe Clement Hurd, 1947)
- Aventurat e Pinokios (Karlo Kollodi, 1883)
- Një Magjistar i Detit të Tokës (Ursula Le Guin, 1968)
- Moominland Midwinter (Tove Jansson, 1957)
- Dua kapelen time mbrapa (Xhon Klassen, 2011)
- Kopshti Sekret (Frances Hoxhson Burnett, 1911)
- Rosa, Vdekja dhe Tulipani (Volf Erlbrush, 2007)
- Vëllezërit zemërluanë (Astrid Lindgren, 1973)
- Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit (Rowling, 1999)
- Vajza ngjyrë kafe duke ëndërruar (Zhaklin Vudson, 2014)
- Tre Grabitësit (Tomi Ungerer, 1961)
- Dita me dëborë (Ezra Zhak Keats, 1962)
- Tigri që erdhi për çaj (Xhudit Kerr, 1968)
- Kështjella lëvizëse e Howl (Diana Vajn Xhons, 1986)
- Një rrudhë në kohë (Medlin L’Engle, 1962)
- Ujëmbledhësi (Riçard Adams, 1972)
- Kopshti i mesnatës i Tomit (Filipa Pirs, 1958)
- Përrallat e Grimm (Vëllezërit Grimm, 1812)
- Përralla e Peter Rabbit (Beatriks Poter, 1902)
- Fëmijët e hekurudhës (Edit Nesbit, 1906)
- Zero dhe kryqe (Malorie Blakman, 2001)
- BFG (Roald Dahl dhe Kuentin Bejk, 1982)
- Rregullat e Verës (Shaun Tan, 2013)
- Momo (Majkëll End, 1973)
- Historia e Ferdinandit (Munro Leaf dhe Robert Lavson, 1936)
- Zoti i Unazave (Tolkien, 1954)
- Shërbimi i Bufit (Alan Garner, 1967)
- Ronia, vajza e grabitësit (Astrid Lindgren, 1981)
- Historia e Pafundme (Majkëj End, 1979)
- Panchatantra (Anonim / folk, -200)
- Ishulli i Thesarit (Robert Luis Stevenson, 1883)
- Mary Poppins (Travers, 1934)
- Këpucë baleti (Noel Streafield, 1936)
- Kaq shumë! (Trish Koke dhe Helen Oksenbury, 1994)
- Po shkojmë në gjueti arinjsh (Mihael Rosen dhe Helen Oksenbury, 1989)
- Aventurat e Çipolinos (Xhani Rodari, 1951)
- Pema që jep (Shel Silverstein, 1964)
- Gruffalo (Xhulia Donaldson dhe Aksel Shefler, 1999)
- Julián është një sirenë (Xhesika Love, 2018)
- Kometa në tokën e muminëve (Tove Jansson, 1946)
- Familja Finn (Tove Jansson, 1948)
- Shtrigat (Roald Dahl dhe Kuentin Blejk, 1983)
- Një ari i quajtur Paddington (Mihael Bond, 1958)
- Era në shelgje (Kenet Graham, 1908)
- Rrëshqitja e Bubullimës (Mildred Tejlor, 1977)
- Karlsson-në-Çati (Astrid Lindgren, 1955)
- Kabina e Taksave Fantazmë (Norton Juster dhe Jules Feiffer, 1961)
- Macja me Kapelë (Dr. Seuss, 1957)
- Udhëtimi i mrekullueshëm i Edward Tulane (Kate Di Kamillo dhe Bagram Ibatouline, 2006)
- Peter dhe Vendy (Barrie, 1911)
- Një Mijë e Një Net (Anonim / folk)
- Nga Dosjet e Përziera të Znj. Basil Frankveiler (Konigsburg, 1967)
- Kur Hitleri Vodhi Lepurin Rozë (Xhudit Kerr, 1971)
- Shum bola (Gafur Gulоm, 1936)
- Ernesti dhe Celestina (Gabriel Vincent, 1981)
- Një Lloj Shkëndije (Elle MekNikoll, 2020)
- Nikolla i Vogël (René Goscinny dhe Zhan-Zhak Sempé, 1959)
- Bukuroshja e Zezë (Anna Sewell, 1877)
- Babai me Këmbë të Gjata (Zhan Vebster, 1912)
- Asnjë Puthje për Nënën (Tomi Ungerer, 1973)
- Familja ime dhe Kafshët e Tjera (Gerald Durrell, 1956)
- Jakobin e kam dashur (Kaherina Paterson, 1980)
- Loraksi (Dr. Seuss, 1971)
- Përrallat / Rrëfenjat e Nënës Patë (Çarls Perrault, 1697)
- Moominët dhe Përmbytja e Madhe (Tove Jansson, 1945)
- Magjistari i Mrekullueshëm i Ozit (Frank Baum, 1900)
- Vetëm Villiam (Riçmal Crompton, 1922)
- Twitët (Roald Dahl dhe Kuentin Blejk, 1980)
- Miu dhe Fëmija i Tij (Russell Hoban, 1967)
- Jashtë Mendjes Sime (Sharon M. Draper, 2010)
- Lugina e Moominit në Nëntor (Tove Jansson, 1970)
- Shtëpi e Vogël në Pyllin e Madh (Laura Ingalls Vilder, 1932)
- Danny – Kampioni i Botës (Roald Dahl, 1975)
- Njeriu i Dëborës (Rajmond Brigs, 1978)
- Vala (Suzy Li, 2008)
- Vëllezërit e Zinj (Lisa Tetzner, 1940)
- Lepuri Kadife (Marger Villiams, 1921)
- Fillimi i Keq (Lemon Snicket, 1999)
- Libri i Varrezave (Neil Gaiman, 2008)
- Kinez i Lindur Amerikan (Gene Luen Jang dhe Lark Pien, 2006)
- Haroun dhe Deti i Historive (Salman Ruzhdi, 1990).
Librat gjithmonë tërheqin vëmendjen. Pavarësisht zhvillimit të teknologjisë, libra të shumtë kanë bërë dhe vazhdojnë të kenë jetë të gjatë. Po sjellim këtu një listë prej 23 librash, të hartuar nga ekspertë të letërsisë, të cilat janë kategorizuar si librat më të mirë për t’u lexuar.
- “Për kë bien kambanat” – Ernest Heminguej
Është roman i botuar në vitin 1940. Libri tregon historinë e Robert Jordanit, një specialist shpërthimesh amerikan në Brigadat Ndërkombëtare, i vendosur në një njësi guerilësh republikanë gjatë Luftës Civile në Spanjë (1939). Ai eksploron një numër temash të tilla, si vdekja, dashuria dhe fanatizmi.
2.“Zoti i mizave” – Uilliam Golding
Vepra flet për një grup djemsh të mirë britanikë, që kanë ngecur në një ishull të pabanuar, të cilët përpiqen të vetëqeverisen, por me rezultate shkatërrimtare. Në libër Golding trajton temat shumë të debatueshme të natyrës njerëzore dhe mirëqenies individuale, përkundrejt të mirës së përbashkët.
3.“Ana Karenina” – Leon Tolstoi
Është një roman i botuar në seri nga viti 1875 deri në 1877. Duke rrëfyer historinë e aristokrates nga Shën Petërsburgu, Ana Karenina, libri eksploron në mënyrë mjeshtërore një sërë temash, nëpër pothuaj një mijë faqet e tij. Një sondazh i vitit 2007 me 125 shkrimtarë bashkëkohorë, e shpalli Ana Kareninën “librin më të bukur që është shkruar ndonjëherë”.
4.“Princi i vogël” – Antoine de Saint-Eksuperi
I shkruar nga aristokrati, shkrimtari, poeti dhe aviatori francez Antoine de Saint-Exupery, “Princi i vogël” është një novelë shumë popullore e vitit 1943 dhe libri i katërt më i përkthyer në botë. Libri përshkruan me shumë dhembshuri vetminë, miqësinë, dashurinë, dhe humbjen, të përjetuara nga një princ i vogël që ka rënë në Tokë.
5.“Manifesti komunist” – Karl Marks dhe Friedrich Engels
Një pamflet politik i vitit 1848 nga filozofët gjermanë Marx dhe Engels, “Manifesti komunist” pranohet sot si një prej dorëshkrimeve politikë më me ndikim. Ai paraqet një qasje analitike unike ndaj luftës së klasave, problemeve të kapitalizmit, dhe natyrës së shoqërisë e politikës.
6.“Mbi origjinën e specieve” – Çarls Darvin
I botuar në 1859, “Mbi origjinën e specieve” është vepër letërsie shkencore që konsiderohet edhe themeli i biologjisë evolucionare. I shkruar për lexues jospecialistë, ai paraqet një trupë provash se diversiteti i jetës ka ardhur nga linja e zakonshme e trashëgimisë përmes një modeli të degëzuar të evolucionit.
7.“Zgjedhja e Sofisë” – Uilliam Styron
“Zgjedhja e Sofisë” është një roman i vitit 1979 që përqendrohet në vendimin tragjik që Sofia, një katolike polake e mbijetuar e kampeve të përqendrimit në Gjermani, u detyrua të bëjë pas futjes bashkë me dy fëmijët në kamp. Sofisë iu desh të zgjedhë se cili prej fëmijëve do të jetonte dhe cili do të vdiste.
8.“Në rrugë” – Jack Kerouac
Libri përcaktues i brezave të kundërkulturës së pasluftës, “Në rrugë”, është roman i vitit 1957 i bazuar në udhëtimet e autorit dhe miqve të tij nëpër Amerikë. Libri flet për jetën e lirë, xhazin, poezinë dhe drogat. Ai është zgjedhur nga revista TIME si një prej 100 romaneve më të mirë në gjuhën angleze, nga viti 1923 deri në 2005.
9.“Të vrasësh zogun përqeshës” – Harper Li
Romani fitues i Çmimit Pulitzer është shndërruar në një klasik të letërsisë moderne amerikane. Me linjën e tregimit dhe personazhet që janë bazuar kryesisht në vëzhgimet që vetë autorja i ka bërë familjes së saj dhe fqinjëve, romani është I njohur për ngrohtësinë dhe humorin, pavarësisht se trajton problemet serioze të përdhunimit dhe pabarazisë racore.
10.“1984” – Xhorxh Orvell
“1984” është një roman distopik që i ka të vendosura ngjarjet në një botë të zymtë me luftë të përjetshme, me mbikëqyrje të kudondodhur nga ana e qeverisë dhe manipulim publik, ku individualizmi dhe mendimi i pavarur persekutohen dhe mendohen si “krime”.
11.“Konti i Monte Kristos” – Alexandre Duma
I përfunduar në vitin 1844, “Konti i Monte Kristos” është roman aventurë që merret me tema të shpresës, drejtësisë, hakmarrjes, mëshirës dhe faljes. Ai përqendrohet tek një burrë i cili burgoset pa të drejtë, arratiset nga burgu, fiton një pasuri dhe më pas i hyn rrugës së hakmarrjes për ata që ishin përgjegjës për burgosjen e tij.
12.“Getsbi i madh” – F. Scott Fitzgerald
I konsideruar vepra më e madhe e Fitzgeraldit, “Getsbi…” eksploron temën e dekadencës, idealizmit, rezistencës ndaj ndryshimit, rebelimit social, dhe teprimeve, duke krijuar një portret të Epokës së Xhazit apo viteve njëzetë të shekullit të kaluar, që është përshkruar si një rrëfim paralajmërues për Ëndrrën Amerikane.
13.“Alkimisti” – Paolo Coelho
Alkimisti është një roman i botuar fillimisht në vitin 1988. Një roman alegorik, ndjek një bari andaluzian në udhëtimin e tij në Egjipt, pasi ka parë një ëndërr sikur ka gjetur një thesar atje. Një bestseller ndërkombëtar, “Alkimisti” është një prej librave më popullor në histori.
14.“Të drejtat e njeriut” – Thomas Paine
Botuar në dy pjesë në mars 1791 dhe shkurt 1792, “Të drejtat e njeriut” është një prej librave më të rëndësishëm nga një aktivist politik anglo-amerikan, filozof, teoricien i politikës dhe revolucionar. Libri merret me Revolucionin Francez dhe të drejtat që i duhen dhënë të gjithë qenieve njerëzore.
15.“Një histori e shkurtër e kohës” – Stiven Havking
Është një libër i shkencës popullore i vitit 1988, ku autori përpiqet të shpjegojë një sërë temash si kozmologjia, përfshirë Big Bengun, vrimat e zeza, si dhe konet e dritës për lexuesit jospecialistë. Libri u bë menjëherë i njohur dhe u përkthye në 35 gjuhë deri në vitin 2001.
16.“Në egërsinë e natyrës” – Jon Krakauer
I shkruar në vitin 1996, ky libër është një bestseller ndërkombëtar i botuar në 14 gjuhë. I përdorur gjerësisht në kurikulën e shkollave dhe kolegjeve, libri merret me temat se si të pranohesh në shoqëri dhe se si, ndonjëherë, të gjesh vetveten bie ndesh me të qenit një pjesëtar aktiv i shoqërisë.
17.“Thertorja Pesë” – Kurt Vonnegut
Është një roman satirik për Luftën e Dytë Botërore. I konsideruar gjysmë-autobiografik, romani bazohet pjesërisht në përvojën e vetë autorit në luftë. Përgjithësisht i pranuar si libri më me ndikim i Vonnegutit, përqendrohet tek ushtari amerikan Billi Pilgrim.
18.“Liza në botën e çudirave” – Luis Karroll
Është roman aventurash i shkruar nga matematikani anglez Çarls Dodgson me pseudonimin Luis Karroll. Libri luan mjeshtërisht me logjikën, duke i dhënë një popullaritet të madh si tek të rriturit, edhe tek fëmijët.
19.“Portreti i Dorian Greit” – Oskar Uajld
Është një roman gotik që merret me temat e esteticizmit, dyfishtësisë morale, dhe vetëllastimit. Në vitin 1890, kur u botua fillimisht, ai fyeu ndjeshmëritë morale të lexuesve dhe kritikëve, por sot konsiderohet një prej veprave më të spikatura të shekullit 19.
20.“Kumbari” – Mario Puzo
Është një roman i famshëm krimi, që trajton historinë e një familje mafioze në Nju-Jork, e udhëhequr nga Don Vito Corleone, që u bë sinonim me mafien italiane. Romani mbulon vitet 1945-1955 dhe ofron gjithashtu historinë e të kaluarës së Korleones.
21.“Ferma e Kafshëve” – Xhorxh Orvell
Një tjetër vepër e madhe e Orvellit. Një roman alegorik dhe distopik i botuar fillimisht në Angli në vitin 1945. Duke kritikuar në mënyrë alegorike komunizmin, libri u refuzua fillimisht nga një numër botuesish amerikanë, por sot konsiderohet një prej librave më me ndikim që është shkruajtur ndonjëherë.
22.“Asgjë e re nga fronti i Perëndimit” – Erih Maria Remark
I shkruar nga një veteran gjerman i Luftës së Parë Botërore, vepra është roman lufte i botuar në vitin 1928 që përshkruan stresin ekstrem fizik dhe mendor të ushtarëve gjermanë gjatë luftës e pas kthimit në shtëpi.
23.“Njëqind vjet vetmi” – Gabriel Garsía Márkez
I konsideruar vepra më e madhe e Markezit, është roman i realizmit magjik botuar në vitin 1967, që rrëfen historinë e familjes Buendia. I përkthyer në 37 gjuhë dhe me më shumë se 30 milionë kopje, romani njihet si një prej veprave më të rëndësishme në letërsinë e gjuhës spanjolle.
Gjakovë: Paraburgim për 22 të dyshuar për falsifikim votash
Policia e Maqedonisë së Veriut bën sekuestrimin më të madh të kanabisit ndonjëherë, raporton TV MRT
Një model modern i arsimit fillor në UBT International Smart Schools, 40 për qind zbritje në regjistrimet e hershme
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e shtetasit kosovar në Serbi
Protestë në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të rrymës
31 të vdekur nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Islamabad
“Trafiku Urban” përsëri në grevë nga 13 shkurti
Prishtina voton buxhetin- në 2026, mbi 150 milionë
Përvjetori i vdekjes së Kadri Roshit
Të kërkuara
-
Rajoni3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Rajoni2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Aktualitet3 months agoNga klasa në praktikë! Studentët e drejtimit Media dhe Komunikim vizitojnë shtypshkronjën e UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoFushata e klikimeve dhe e votave: Kur rrjetet sociale nuk përputhen me kutitë e votimit
