Lajmet

Historia tragjike e jetës reale të Johnny Depp

Johnny Depp ishte terrorizuar nga nëna e tij abuzive.

Published

on

Johnny Depp dhe Amber Heard u njohën në vitin 2009 gjatë xhirimeve të filmit “The Rum Diary”. Ai bazohej në një libër të Hunter S.Thompson, dhe përshkruan fatkeqësitë e nxitura nga alkooli të shkrimtarit Paul Kemp (të luajtur nga Johnny Depp), i cili është i fiksuar pas Chenault (Amber Heard).

Ata u martuan në vitin 2015 dhe u divorcuan një vit më vonë, dhe siç po shihet publikisht javët e fundit, pasojat e martesës së tyre së shkurtër janë katastrofike. Depp e paditi Heard në vitin 2019, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 50 milionë dollarësh, për dhunën e ushtruar ndaj Depp nga Amber, me pretendimin se kjo e ka dëmtuar që në mënyrë të pariparueshme karrierën e tij.

Avokatët e Heard kanë ngritur një kundërpadi, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 100 milionë dollarësh. Gjatë gjyqit për shpifje, Depp pretendoi se ka qenë viktimë e abuzimit në familje. Aktori rrëfeu detaje tragjike nga fëmijëria e tij, duke argumentuar se marrëdhënia problematike midis prindërve të tij, e bëri atë më të prirur që të kishte një marrëdhënie toksike dhe të dhunshme me Heard.

Ja çfarë duhet të dini për jetën reale të Johnny Depp.

Johnny Depp u terrorizua nga nëna e tij abuzive

I lindur më 9 qershor 1963, në Ouensborou të shtetit të Kentakit, John Christopher Depp II (Johnny Depp) ishte më i riu nga 4 fëmijët e lindur nga Betty Sue Palmer dhe John Christopher Depp. Në librin e tij “Johnny Depp: Një biografi e paautorizuar”, Danny White shkruan se gatë gjithë fëmijërisë abuzimi nga nëna e tij ka qenë i vazhdueshëm, i paparashikueshëm, i dhunshëm dhe mizor.

“Unë ndjehesha plotësisht i çoroditur nga gjithçka që po ndodhte rreth meje”– kujton Depp, duke shpjeguar se fëmijërisë së tij i mungonte siguria. Aktori kujton se nëna e tij abuzonte fizikisht dhe verbalisht me fëmijët e saj, duke i tallur ata për defekte të ndryshme fizike.

Për shembull, vëllai i Depp-it mbante syze dhe e ëma e quante si “Njeriu me 4 sy”. Johnny kishte një defekt të rrallë kongjenital tek sytë, që i visheshin shpesh më një cipë të jashtme.

Ndaj e ëma e tallte duke e thërritur “Sy gjeli”.

I ati i dha shembullin e bashkëshortit të dhunuar

Gjatë dëshmisë së tij në gjyq, Johnny Depp, dha detaje rreth arsyes pse ai mund të qëndronte me dëshirë në një marrëdhënie abuzive. Shembulli për këtë sjellje të pashpjegueshme, erdhi nga babai i tij, John Christopher Depp, që e duroi Betty Sue Palmer, pavarësisht abuzimeve të saj në rritje ndaj tij.

Sipas Depp, nëna e tij shfrynte zemërimin, zhgënjimin dhe urrejtjen e saj ndaj njerëzve më të afërt. Duke folur për sjelljen e babait të tij rreth nënës së tij, Depp tha: ”Nuk ka pasur kurrë një moment … kur babai im ta ka humbur kontrollin duke sulmuar nënën time apo ta ketë goditur atë, dhe as t’i ketë thënë ndonjëherë diçka të keqe”.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Palmer. Këto episode ndodhën në praninë e Johnny dhe vëllezërve e motrave të tij, duke i dhënë atij shembullin mashkullor jofunksional, megjithëse stoik përballë dhunës në familje.

Kjo dinamikë e tmerrshme familjare e mësoi Depp të gëlltiste dhimbjen e tij, dhe të duronte një marrëdhënie toksike. Kjo logjikë duket se shpjegon edhe arsyen pse Depp, një aktor me famë botërore, i adhuruar nga miliona fansa, e pa veten të zhytur në një marrëdhënie abuzive me ish-gruan e tij Amber Heard.

Nuk jetoi gjatë në një vend për shkak të jetës boheme të nënës së tij

Përveç sjelljeve të egra dhe të paparashikueshme, Betty Sue Palmer kishte një natyrë histerike që e detyronte familjen të ndryshonte shpesh vendbanim. Në një intervistë për Oprah, Johnny Depp pranoi se para moshës 15 vjeçare, familja e tij e ndryshoi “ndoshta 40 herë” banesën.

Kjo mund të jetë arsyeja pse Depp më vonë u prir të interpretonte rolet njerëzish të tjetërsuar. Me kaq shumë ndryshime vendbanimi në moshën e re, atij i mungonte stabiliteti dhe koha e nevojshme për t’u integruar vërtet në një komunitet.

I ati u largua nga shtëpia

Kur Johnny ishte 15-vjeç, në vitin 1978, i ati John Christopher Depp nuk mundi të duronte më abuzimet e gruas së tij Betty Sue Palmer, ndaj u largua nga familja. Johnny shkoi me makinë tek puna e babait të tij për t’i kërkuar të kthehej, por i ati i tha se i ishte sosur durimi.

Ai caktoi të birin si kryefamiljar. Kjo shkaktoi një gjendje depresive tek e ëma, që kulmoi me tentativën për vetëvrasje, duke konsumuar një koktej me pilula. Fatmirësisht u shpëtua në kohë. Pasi doli nga spitali, Palmer vazhdoi të binte ndjeshëm në peshë, dhe të përkeqësohej në aspektin e ekuilibrit mendor.

Në atë kohë Depp ishte i indinjuar me braktisjen që i ati i bëri familjes së tij. Ai nuk do ta kuptonte deri vite më vonë pse babai duhej të ikte. “Isha shumë i zhgënjyer me të, pasi fillova të besoja se ikja e tij ishte një akt i poshtër prej burracaku” do të kujtonte ai më vonë.

Johnny Depp vuante nga një çrregullim i ngjashëm me Sindromën Turet

Që fëmijë Johnny Depp nisi të vuante nga një çrregullim psikologjik. Ndonjëherë, Depp ndihej i detyruar t’i bënte gjërat dy herë. Po ashtu, prindërit e tij vunë re se ai bënte ndonjëherë zhurma të çuditshme, një sjellje që ishte e ngjashme me Sindromën Turet.

Kjo simptomë iu rishfaq edhe në fillim të karrierës së tij si aktor. Ndodhi në një periudhë kur ai po gëzonte suksesin por edhe presionet e famës së fituar nga filmi “21 Jump Street”.Ai përjetoi gjithashtu emocione kontradiktore gjatë promovimit të filmit. Ajo vorbull stresi dhe presioni u shfaq në një mënyrë të turpshme gjatë një udhëtimi me avion për në Vankuver të Kanadasë.

Ishte ulur në klasin e parë, kur përjetoi një dëshirë të papritur dhe të pakontrollueshme për të bërtitur një nga gjërat më të sikletshme që mund të imagjinonte.

Përjetoi shumë keq sëmundjen e vajzës së tij të vogël

Në vitin 2007, Johnny Depp u përball me makthin më të keq të çdo prindi. Vajza e tij, Lily-Rose Depp, 7 vjeçe, ishte prekur së bashku me ish-bashkëshorten e tij dhe të ëmën Vanessa Paradis nga bakteri E. Coli. Sëmundja i shkaktoi probleme të rënda me veshkat.

Depp dhe Paradis qëndruan 9 ditë dhe netë në një spital të Londrës, të pasigurt nëse vajza e tyre do të mbijetonte. Fatmirësisht, Lily-Rose u shërua, por ajo përvoja e rëndë e transformoi aktorin. Ai nuk e harron kurrë sesa i pafuqishëm u ndje gjatë atij kalvari.

“Momenti kur vajza ime e sëmurë ishte shtruar në spitalin Great Ormond Street, ishte periudha më e errët e jetës sime”- do të deklaronte ai më vonë. Në vitin 2008, pas shërimit të vajzës së tij, Depp i dhuroi 2 milionë dollarë spitalit londinez.

Është përballur me varësinë e fortë nga droga dhe alkooli

Në një intervistë të vitit 2005 për revistën Rolling Stone, Depp e pranoi ”Kam kaluar shumë vite duke e helmuar veten… Isha shumë, shumë i zoti në këtë gjë”. Por gjatë dëshmisë së tij në gjyqin për shpifje ndaj Heard, Depp ka folur mbi përpjekjet e tij për t’i dhënë fund varësisë së tij nga droga dhe alkooli pas ndërhyrjes së motrës së tij, Christi Dembrowski, në vitin në 2014.

Marrë me shkurtime nga Grunge – Bota.al

Vendi

Bypass apo stent? Kur kirurgjia e zemrës bëhet zgjedhja më e përshtatshme për pacientin

Published

on

By

Shëndeti i zemrës nuk përcaktohet vetëm nga një diagnozë, por nga kompleksiteti i dëmtimeve, gjendja e përgjithshme e pacientit dhe mënyra më e sigurt për të rikthyer qarkullimin e duhur të gjakut në muskulin e zemrës. Për këtë arsye, jo çdo problem i arterieve koronare mund të zgjidhet me vendosjen e një stenti apo vetëm përmes trajtimit medikamentoz.

Në rastet kur bllokimet janë të shumta, të përhapura ose anatomikisht komplekse, kirurgjia e bypass-it mund të jetë një alternativë e rëndësishme terapeutike, e cila vendoset pas vlerësimit të plotë të pacientit nga ekipi specialistik.

Pikërisht për këtë çështje, Dr. Sulejman Kusi, specialist i kardiologjisë/kardiokirurgjisë në United Hospital, shpjegon se vendimi ndërmjet stentit dhe bypass-it duhet të bazohet në karakteristikat konkrete të sëmundjes koronare dhe në gjendjen e përgjithshme shëndetësore të pacientit. Zgjedhja e trajtimit nuk është një vendim që merret në mënyrë të njëjtë për të gjithë, por kërkon ekzaminime, vlerësim të enëve koronare dhe gjykim të specializuar mjekësor.

Rikuperimi pas bypass-it kërkon kujdes dhe disiplinë

Pas një operacioni bypass, rikthimi në aktivitetet e përditshme është një proces gradual. Kujdesi për plagën operative, aktiviteti fizik i kontrolluar dhe ushqyerja e shëndetshme janë pjesë të rëndësishme të periudhës së rikuperimit.

Pacientët këshillohen që plagën operative ta mbajnë të pastër dhe të thatë, të ecin çdo ditë sipas udhëzimeve të mjekut dhe të kryejnë ushtrimet e frymëmarrjes pa e sforcuar organizmin. Po ashtu, një regjim ushqimor i balancuar, me më shumë fruta, perime dhe peshk dhe me kufizim të kripës së tepërt, mund të jetë pjesë e rëndësishme e kujdesit afatgjatë për shëndetin kardiovaskular.

Rikuperimi kërkon durim, terapi dhe monitorim

Periudha pas operacionit të zemrës nuk duhet parë si një kthim i menjëhershëm në ritmin e mëparshëm të jetës. Ajo kërkon disiplinë, durim dhe ndjekje të vazhdueshme mjekësore. Ecja e përditshme, ushtrimet e frymëmarrjes, marrja e rregullt e terapisë së përshkruar dhe pushimi i mjaftueshëm janë ndër elementet që mund ta mbështesin rikuperimin.

Në javët e para mund të shfaqen lodhje, shqetësime të menaxhueshme në kraharor, çrregullime të gjumit apo ulje e oreksit. Megjithatë, çdo simptomë e re, e fortë ose që përkeqësohet duhet t’i komunikohet ekipit mjekësor dhe nuk duhet të trajtohet vetëm me vetëkujdes.

Mosha e shtyrë nuk është kriteri i vetëm për kirurgjinë

Një prej pyetjeve të rëndësishme për pacientët dhe familjarët është nëse operacioni në zemër është i sigurt te personat në moshë të shtyrë. Sipas Dr. Sulejman Kusit, mosha në vetvete nuk e përcakton sigurinë e ndërhyrjes. Vlerësimi duhet të marrë parasysh gjendjen e përgjithshme shëndetësore, funksionimin e organeve, sëmundjet shoqëruese, gjendjen e zemrës dhe kompleksitetin e problemit koronar.

Për këtë arsye, vendimi për ndërhyrje kirurgjikale duhet të merret individualisht, pas një vlerësimi të plotë specialistik dhe pas peshimit të përfitimeve dhe rreziqeve për secilin pacient.

Në fund, mesazhi kryesor është i qartë: kujdesi për zemrën nuk përfundon me ndërhyrjen kirurgjikale. Bypass-i apo stenti mund të jenë pjesë e trajtimit, por kontrolli i faktorëve të rrezikut, terapia e përshkruar, aktiviteti fizik i përshtatur dhe ndjekja mjekësore mbeten thelbësore për shëndetin afatgjatë.

Për informacione dhe konsultime në United Hospital:
📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70

Vendimi ndërmjet trajtimit medikamentoz, stentit dhe bypass-it duhet të merret vetëm nga mjeku/ekipi specialistik pas vlerësimit individual të pacientit./rajonipress/

Continue Reading

Vendi

Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të së paku 23 personave

Published

on

By

Prokuroria Speciale dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore thanë se në Zubin Potok, në lokacionet ku dyshohet se ka varre masive, bazuar në vlerësimet preliminare janë identifikuar mbetje kockore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 individëve.

“Identifikimi i plotë do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse”, u tha në njoftim.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, më herët kishte deklaruar se mbetjet mortore të gjetura në Kalludër të Vogël, mund t’u përkasin grupit të 23 shqiptarëve që ishin zhdukur në atë pjesë të Kosovës në vitin 1999.

Ky grup, i njohur si “grupi i intelektualëve të Mitrovicës” është i zhdukur që nga 19 prilli i vitit 1999. Në mesin e tyre kishte mjekë, profesorë, avokatë dhe profile të tjera.

Gërmimet në Zubin Potok nisën më 28 korrik dhe gërmimet janë kryer në Kalludër të Vogël, Jakubë dhe në një lokacion tjetër në këtë komunë, në veri të Kosovës.

Gërmimet nisën pas një hetimi dyvjeçar lidhur me dyshimet për krime lufte.

15 gusht, autoritetet kishin njoftuar se në Kalludër ishin gjetur mbetje eshtërore të të paktën tre personave.

“Aktualisht, lidhur me këtë rast janë duke u hetuar tre persona J.R., M.J dhe M.B. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’, të cilët ndodhen në masën e paraburgimit”, tha Prokuroria Speciale e Kosovës.

Njëri nga të arrestuarit, sipas autoriteteve, dyshohet se në kohën e luftës kishte qenë pjesë aktive e Armatës Jugosllave.

Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës.

Kosova ka kërkuar vazhdimisht nga Serbia bashkëpunim për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe qasje në arkivat ushtarake që sipas autoriteteve mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve të varreve të mundshme.
/REL/

Continue Reading

Vendi

PDK i kërkon përseri Avni Deharit vazhdimin e seancës konstituive më 20 gusht

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i kanë dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për të thirrur vazhdimin e seancës ditën e enjte, më 20 gusht.

Përmes një letre, PDK-ja ka theksuar se caktimi i seancës është një obligim kushtetues dhe procedural i kryesuesit, duke paralajmëruar se vonesat e mëtejshme thellojnë shkeljet ligjore.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, ,thuhet në kërkesen e PDK-së.

Kjo kërkesë vjen në kuadër të aksioneve të vazhdueshme të PDK-së, deputetët e së cilës po protestojnë çdo mëngjes para Qeverisë dhe po mblidhen çdo dy ditë në sallën e Kuvendit.

Në anën tjetër, që nga vazhdimi i fundit më 8 gusht, kryesuesi Avni Dehari nuk ka thirrur seancë të re, duke mbështetur qëndrimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se pa një marrëveshje politike seancat mbeten “shterpe”. Kurti ka kërkuar më shumë kohë për negociata, me arsyetimin se pa një dakordim për postin e presidentit, vendi do të shkojë pashmangshëm në zgjedhje të reja.

Përderisa PDK-ja dhe AAK-ja kanë refuzuar takimet me Kurtin, ky i fundit ka zhvilluar negociata me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), përfshirë një takim me liderin e saj, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar rreth çështjes së presidentit. Ndërkohë, afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit pas certifikimit të rezultateve tashmë ka kaluar. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Murici dhe Vojvoda shkëlqejnë në Kupën e Italisë: Zënë vend në formacionin e javës

Published

on

By

Dyshja e kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric dhe Mërgim Vojvoda, kanë dhënë paraqitje të shkëlqyera në Kupën e Italisë, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës sipas platformës së specializuar të statistikave, SofaScore.

Portieri Arijanet Muric dhuroi një paraqitje të nivelit të lartë në fitoren 3-0 të Sassuolos ndaj Cesenas, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.7.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Mërgim Vojvoda po ashtu ishte vendimtar në triumfin e Udineses kundër Padovas me rezultat 1-0, ku për performancën e tij u shpërblye me notën 8.3.

Përfshirja e të dy futbollistëve kosovarë në 11-shen më të mirë konfirmon formën e tyre të mirë në fillim të këtij edicioni në futbollin italian. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara