Lajmet

Historia ‘stresuese’ pas veshjes së Beyonce kur ajo zbuloi shtatzëninë në VMA Awards

Published

on

Shtatzënia e Beyonce u zbulua në VMA Awards 2011 dhe ishte një moment i paharrueshëm në historinë e kulturës pop – por krijoi disa momente “stresuese” për nënën e superyllit.

Tina Knowles-Lawson, e cila për vite me radhë bëri veshjet për vajzën e saj (dhe shoqet e saj të grupit Destiny’s Child), foli për këtë moment në Instagram.

“Epo kjo ishte një natë stresuese, të paktën filloi në atë mënyrë!”, filloi ajo.

“Dy orë para shfaqjes kuptuam që pantallonat që kisha bërë ishin shumë të ngushta dhe të pakëndshme; paneli që unë kisha vendosur në to nuk ishte mjaftueshëm i zgjatur. “

Pa kohë për të humbur, Mama Tina u drejtua për në dyqanin e lindjes më të afërt.

“Dy orë para shfaqjes isha në A Pea in Pod,” vazhdoi ajo. “Bleva dy madhësi në pantallona të lehonisë, por përfundova duke hequr panelin e njërës prej tyre dhe duke e vendosur në ato që kisha bërë!”

Për fat të mirë, kjo gjë e minutës së fundit funksionoi suksesshëm.

“Kur ajo hapi xhaketën dhe tregoi barkun e saj ishte lehtësimi më i madh ndonjëherë,” kujtoi Knowles-Lawson.

“Ne nuk duhet të mbanim sekretin më. Ishte ndjenja më e mirë në botë për të [parë] atë duke treguar gjithë botën atë bark”.

Për të rreshtuar “Love On Top” në VMA një dekadë më parë – dhe t’u tregonte të gjithëve se ishte shtatzënë me vajzën Blue Ivy – Beyoncé i bashkoi pantallonat e zgjatura me një xhaketë vjollcë Dolce & Gabbana, një këmishë të bardhë me butona.

Knowles-Lawson gjithashtu së fundmi ndau një fakt argëtues në lidhje me veshjen ngjyrë vjollcë dhe të gjelbër Versace që Beyoncé kishte veshur për të interpretuar “Crazy in Love” në Çmimet BET 2003: Ajo e preu vetë vijën e gjatë [të fustanit].

Momenti i modës erdhi në rrethin e plotë në tapetin e kuq në të Dielën 2021 BET Awards, kur Zendaya ktheu kokën me të njëjtën veshje (në formën origjinale të fustanit).

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara