Një mollë sherri për koleksionistët kudo në këtë planet, makina e preferuar e Adolf Hitlerit ka fituar një vend të veçantë në historinë e automjeteve.
Mercedes -Benz 770K Grosser Offener Tourenwagen ishte makina e Adolf Hitlerit, i cili shoqërohej ndonjëherë nga Benito Moussolini ose ndonjë i çmendur tjetër i ngjashëm me të.
Ajo u ndërtua në vitin 1939 dhe në atë kohë konsiderohej makina më e mirë luksoze në Gjermani. Diktatori gjerman e përdori këtë Mercedes-Benz 770K Grosser Offener Tourenwagen për rreth tre vite gjatë paraqitjeve të tij zyrtare.
Makina kishte një kapacitet prej 230 kuaj fuqi. Megjithatë, nuk ishte një makinë që mund ta ndihmonte kasapin e Europës të shpëtonte nga një rrezik i mundshëm, pasi shpejtësia maksimale e të ashtuquajturit “Super Mercedes” ishte 190 km/h.
Kjo makinë e veçantë është karakterizuar, për shkak të rëndësisë së saj historike, si një nga automjetet më të rëndësishme historike në planet dhe kjo reflektohet në çmimin e saj, që vlerësohet se kushton mbi 6 milionë euro.
Makina, e cila prej vitesh ishte në pronësinë e një rusi misterioz, tashmë është pjesë e koleksionit special të një manjati australian.
Miliarderi australian së fundmi bleu edhe Rolls-Royce të Mbretit Eduard VIII të Mbretërisë së Bashkuar duke paguar 200 mijë dollarë në një ankand që u zhvillua në Londër.
Qëllimi i Palmer është që koleksioni të arrijë në 600 makina, të cilat më pas do të ekspozohen në një muze.
Thuhet se manjati australian zotëron një pasuri prej 2.1 miliardë dollarësh, falë bizneseve të tij të minierave të hekurit, qymyrit dhe nikelit.
Krahas koleksionit të makinave, së fundmi ai ka ëndërron të ndërtojë një “Titanik” të ri sipas specifikave të sakta të origjinalit, si dhe ka shprehur ambicie për t’u bërë pjesë e politikës.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.
“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.
Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/
Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.
Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.
Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.
Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.
Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.
Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.
Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.
Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.
Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.
Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.