Lajmet

Historia e zgjedhjeve në Kosovë: Për 25 vite mbi 60 mijë persona kandiduan për deputetë, kryetarë e asambleistë

Published

on

Historia e zgjedhjeve në Kosovë ka filluar më 28 tetor në vitin 2000 kur edhe u organizuan zgjedhjet e para.

Zgjedhjet e para kanë shënuar nisjen e një procesi të gjatë për ndërtimin e institucioneve të një vendi që po përgatitej dalëngadalë të bëhej shtet, ku edhe proceset zgjedhore në Kosovë ndahen në dy etapa të rëndësishme historike: zgjedhjet para dhe pas pavarësisë së shpallur në vitin 2008.

Që nga viti 2000 dhe deri më tani, në vitin 2025, në Kosovë janë mbajtur me dhjetëra procese zgjedhore në nivel vendi apo të pjesshme.

Vetëm për Kuvendin e Kosovës janë organizuar 9 procese zgjedhore (2001, 2004, 2007, 2010, 2014, 2017, 2019, 2021 dhe 2025), ndërkaq për Kuvende Komunale 8 të tilla (2000, 2002, 2004, 2009, 2013, 2021 dhe 2025).

Zgjedhjet e drejtpërdrejta për Kryetar të Komunave filluan të mbaheshin në vitin 2007 dhe që nga ajo kohë janë organizuar 6 procese të tilla zgjedhore (2007, 2009, 2013, 2017, 2021 dhe 2025).

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka prezantuar të dhëna vetëm për numrin e kandidatëve që janë certifikuar përgjatë këtyre 25 viteve në këto 23 procese zgjedhore në nivel vendi, pa përfshirë kandidatët e certifikuar nga zgjedhjet e pjesshme apo të jashtëzakonshme në ndonjë komunë të caktuar.

“Nëse e shqyrtojmë aspektin historik të proceseve zgjedhore në Kosovë, mund të theksojmë se gjatë këtyre 25 viteve ato kanë përfshirë drejtpërdrejt një numër të madh qytetarësh. Sipas statistikave, më shumë se 60 mijë persona kanë marrë pjesë në garat zgjedhore, si kandidatët për deputetë, kryetarë komunash, dhe anëtarë të Kuvendeve Komunale. Sigurisht se në këtë shifër përfshihen edhe personat që kanë kandiduar më shumë se një herë, por që janë certifikuar për më shmë se një proces zgjedhor”, tha Elezi.

Sipas tij, numri më i madh i kandidatëve të certifikuar i takojnë zgjedhjeve për Kuvende Komunale, për shkak të numrit të madh të ulëseve për të cilat është garuar dhe që ka variuar nga 900 deri në 1,000.

“Nga numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë garuar gjatë këtyre 25 viteve, më i madhi prej tyre, rreth 49 mijë, ka qenë i certifikuar në zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Gjatë 9 proceseve zgjedhore për Kuvendin e Kosovës janë certifikuar më shumë se 10 mijë kandidatë, ndërsa për 6 procese të tjera zgjedhore për Kryetarë Komunash janë certifikuar mbi 1,200 kandidatë”, tha Elezi.

Të dhënat e prezantuara nga KQZ, të kandidatëve të certifikuar ndërvite, tregojnë për dallimin e thellë në mes të dy gjinive.

Gjatë këtyre dy dekadave e gjysmë, nga numri i përgjithshëm i kandidatëve, mbi 19 mijë femra dhe mbi 41 mijë meshkuj janë certifikuar nga KQZ për pjesëmarrje në proceset zgjedhore.

Vetëm për Zgjedhjet Lokale 2025, KQZ ka certifikuar 5,624 kandidatë, prej të cilëve 205 kandidatë për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 5,419 kandidatë për Zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Nga numri i përgjithshëm, vetëm për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave janë certifikuar 205 kandidatë (185 burra dhe 20 gra), ndërkaq, në zgjedhjet për Kuvende Komunale janë certifikuar 5,419 kandidatë (3,395 burra dhe 2,024 gra)./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

UBT shënon arritje historike: Renditet përsëri ndër institucionet më të mira në botë dhe i pari në rajon, sipas GreenMetric

Published

on

UBT është renditur ndër institucionet më të mira në botë nga UI GreenMetric World University Ranking, një ndër vlerësimet globale më prestigjioze për qëndrueshmërinë universitare dhe kampuset e gjelbra. UBT është institucioni i parë në rajon që pozicionohet me sukses në këtë renditje të rëndësishme ndërkombëtare.

Nga mbi 1,800 institucione pjesëmarrëse nga e gjithë bota, UBT është renditur në 50% e institucioneve më të mira, duke konfirmuar angazhimin e tij për krijimin e kampuseve të gjelbra, të qëndrueshme dhe inovative.

Në veçanti, në kategorinë e kampuseve inovative, në mesin e mbi 500 institucione të përfshira globalisht, UBT u rendit në vendin e 169, duke treguar përkushtimin e vazhdueshëm të institucionit ndaj standardeve ndërkombëtare dhe inovacionit në mjedis.

UI GreenMetric përdor një metodologji që vlerëson 39 indikatorë në gjashtë fusha kyçe: mjedisin dhe infrastrukturën, energjinë dhe ndryshimet klimatike, menaxhimin e mbetjeve, ujin, transportin, si dhe edukimin dhe kërkimin.

Rezultatet e këtij viti e pozicionojnë UBT-në si një nga institucionet më të përparuara në rajon për qëndrueshmërinë e kampusit dhe politikat inovative të menaxhimit. Kjo arritje e vendos UBT-në në një pozitë të veçantë në hartën akademike ndërkombëtare dhe përfaqëson një sukses të jashtëzakonshëm për institucionin dhe arsimin e lartë në Kosovë.

Ajo dëshmon se institucionet në Kosovë mund të konkurrojnë me sukses në skenën globale, duke tejkaluar standardet ndërkombëtare në qëndrueshmëri, inovacion dhe zhvillim të përgjegjshëm. UBT ka qenë pjesë e kësaj renditjeje prestigjioze edhe në vitet 2023 dhe 2024, duke treguar një angazhim të vazhdueshëm për qëndrueshmërinë mjedisore dhe ndryshimet klimatike.

Continue Reading

Vendi

Prof. Ferid Selimi: Kërkimi shkencor në Kosovë ka potencial, por kërkon standarde të qarta

Published

on

Profesori dhe Dekani i Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Prof. Dr. Ferid Selimi, ishte mysafiri i radhës në Podcastin e UBT-së, ku diskutoi gjerësisht mbi gjendjen aktuale të kërkimit shkencor në Republikën e Kosovës.

Në këtë episod, Prof. Selimi foli për terrenin akademik dhe institucional në vend, duke e vlerësuar atë si një hapësirë me potencial të konsiderueshëm, por që ende përballet me sfida strukturore dhe metodologjike. Ai theksoi se zhvillimi i kërkimeve të mirëfillta shkencore kërkon qasje të plotë në të dhëna, transparencë institucionale, infrastrukturë adekuate dhe mbështetje financiare, elemente të cilat në Kosovë shpesh mungojnë ose janë të fragmentuara.

Për më shumë, ndiqni Podcastin në Youtube: PODCASTI

Continue Reading

Sport

Laporta i Barcelonës dëshmon para gjykatës

Published

on

Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, është thirrur sot si dëshmitar në hetimet për “Rastin Negreira”, që heton pagesat e klubit ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Arbitrave, José María Enríquez Negreira, dhe kompanive të tij.

Laporta do të japë dëshminë e tij si dëshmitar, pasi hetimi për periudhën kur ai ishte president (2003-2010) është mbyllur për shkak të afateve ligjore. Gjyqtarja do t’i drejtojë pyetje mbi arsyet dhe rritjen e pagesave gjatë asaj periudhe.

Deklarimi i tij para gjyqtares Alejandra Gil ka filluar që në orën 11:30 në Ciutat de la Justícia në Barcelonë.

Hetimi lidhet me pagesa prej mbi 8 milionë eurosh që Barcelona ka bërë gjatë viteve 2001–2018, të cilat prokuroria i dyshon. FC Barcelona ka pohuar se pagesat ishin për raporte teknike lidhur me arbitrimin.

Deklarime të rëndësishme kërkohen nga Laporta për të sqaruar arsyet e vendosjes së këtyre pagesave dhe rolin e tij në vendimet e bëra atëherë.

Përveç Laportas, trajnerët e mëparshëm të Barcelonës, Luis Enrique dhe Ernesto Valverde, janë gjithashtu të thirrur për të dëshmuar. Hetimi, i nisur pas një padie të prokurorisë në mars 2023, shqyrton nëse pagesat i korrespondojnë shërbimeve të pretenduara dhe nëse ka pasur ndikim arbitral në ndeshjet e klubit.

Continue Reading

Lajmet

Modric: Milan është klubi më i madh italian, po shijoj çdo moment

Published

on

Ylli kroat i Milan, Luka Modric, po përjeton një fillim fantastik në San Siro dhe e ka shprehur entuziazmin e tij për jetën dhe futbollin në Milano.

40-vjeçari, fitues i Topit të Artë 2018, iu bashkua Rossonerëve si agjent i lirë nga Real Madrid gjatë verës dhe ka startuar 14 ndeshje radhazi në Serie A.

“Ndjehem mirë, fizikisht dhe mendërisht, dhe po shijoj atë që bëj. Dua të vazhdoj kështu sepse po argëtohem,” tha Modric për Gazzetta dello Sport.

Milan aktualisht është në krye të tabelës së Serie A, së bashku me Napoli, edhe pse nuk marrin pjesë në garat europiane këtë sezon. Modric theksoi vështirësitë e kampionatit Italian./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara