Kulturë

Historia e Prishtinës në ekran: ‘Trembelat’ zbulojnë arkivin e lashtë të qytetit në platformën ‘Prishtina në Histori’

Published

on

Në një kthesë epoke në ruajtjen dhe eksplorimin e trashëgimisë historike të qytetit, Prishtina po shkëlqen në sferën digjitale. Një platformë e re e quajtur “Prishtina në Histori” është zbuluar nga “Trembelat”, e cila prezanton një thesar të pasur të dokumenteve të shekujve për Prishtinën, duke filluar që nga periudha e hershme e shekullit të 13-të.

Përhapja e lajmit u bë përmes një deklarate për media nga “Trembelat”, duke bërë të ditur se ky projekt i shquar, i quajtur edhe “qerthulli”, është një arkiv digjital i teksteve, hartave, gravurave, fotove dhe punimeve që lidhen me historinë e Prishtinës, duke mbuluar periudhën nga fundi i shekullit të 13-të deri në fillimin e shekullit të XX-të.

Në një hap tjetër të rëndësishëm, Arkivi i Prishtinës, i përfshirë në strukturën e Komunës së Prishtinës, ka sjellë në dritë rreth 38 mijë e 598 dokumente osmane, duke hedhur dritë mbi historinë e qytetit prej shekullit të 15-të deri në shekullin e 20-të. Shumica e këtyre dokumenteve, sipas “Trembelave”, janë të panjohura për publikun dhe ofrojnë një pasqyrë të re dhe të pasur të kohës së kaluar të Prishtinës. Megjithëkëtë, një tjetër aspekt i rëndësishëm është fakti se shumë studime të bazuar në arkiva të tjera si ato të Romës, Venedikut dhe Dubrovnikut, mbeten ende të padisponueshme për publikun mbarëkombëtar, duke mbajtur thesin e pasur të njohurive vetëm për një grup të privilegjuar specialistësh.

Platforma “Prishtina në Histori” synon të bëjë të qasshme për publikun të gjerë njohuritë dhe burimet rreth historisë së qytetit. Yll Rugova, redaktor i kësaj platforme në editorialin e postuar në këtë platformë vë në theks se “Prishtina në Histori”, nuk është thjesht një revistë shkencore online ose një faqe promovimi për turizmin, por një hibrid i veçantë që përfaqëson një mënyrë inovative për të përjetuar kulturën dhe historinë.”

Rugova poashtu thotë se platforma “nuk është revistë shkencore online, as nuk është faqe e promovimit të turizmit të qytetit, qysh zakonisht zhvillohen për qytete të ndryshme. Platforma mund të ketë ndonjë ngjashmëri me formatin e muzeve online, që janë zhvilluar dekadat e fundit, por megjithatë nuk mund të konsiderohet e tillë”.

Ky projekt frymëzon optimizëm në komunitetin e kulturës dhe historisë, duke krijuar një mostër të njohurive të pasur për të gjithë ata që duan të shfaqin interes për rrënjët dhe identitetin e Prishtinës. Me mbështetjen e Komunës së Prishtinës dhe partneritetin e ngushtë me Arkivin e Prishtinës, Trembelat ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt avancimit të qasjes dhe kujtesës historike në epokën digjitale. /UBTNews/

D.E

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së Beqir Haxhibeqirit në Gjakovë

Published

on

Po vazhdojnë punimet për konservimin dhe restaurimin e shtëpisë së Beqir Haxhibeqirit në Gjakovë, monument i trashëgimisë kulturore që daton nga shekulli XIX.

Shtëpia, e njohur për çardakun e mbyllur dhe elementet origjinale prej druri e hekuri, pritet t’i rikthejë vlerat e saj autentike përmes këtij procesi restaurues.

Si një shembull i veçantë i arkitekturës tradicionale, monumenti synohet të ruhet dhe të mbrohet për brezat e ardhshëm, duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Gjakovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit fiton çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Selanik

Published

on

Filmi “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, është nderuar me çmimin “Golden Alexander – Michel Demopoulos” për filmin më të mirë artistik në konkursin “Meet the Neighbors+”, në kuadër të edicionit të 67-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Selanik.

Ky vlerësim shënon një tjetër sukses ndërkombëtar për filmin, i cili sjell në ekran një rrëfim intim për rritjen dhe përjetimin e fëmijërisë në Kosovën e pragluftës.

Juria e festivalit e ka vlerësuar filmin për vërtetësinë emocionale dhe vizionin personal mbi një periudhë përcaktuese të historisë së Kosovës.

Në komunikatën e publikuar nga krijuesit e filmit bëhet e ditur se juria veçoi mënyrën se si Basholli e ndjek personazhin kryesor, Duan 13-vjeçare, në Prishtinën e fundit të viteve 1990, kur ajo përballet me ndryshimet e adoleshencës, ndërsa lufta po afrohet.

Juria vlerësoi vendimin e regjisores për ta mbajtur kamerën pranë personazhit, duke theksuar ndershmërinë, humanizmin dhe përmbajtjen me të cilën rrëfehet historia e saj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rita Ora bëhet pjesë e filmit të ri fantastiko-shkencor “The Signalers”

Published

on

By

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të jetë pjesë e kastit të filmit të ri fantastiko-shkencor dhe thrillerit aventuresk “The Signalers”. Sipas revistës Variety, ajo do të ndajë ekranin me aktorin Tom Hopper, i njohur për rolet në serialet “The Umbrella Academy” dhe “The Terminal List”, si dhe me aktoren e re Mila Harris, e cila po shënon ngritje në Hollywood përmes projekteve “No Exit” dhe “Mary”.

Në kastin e këtij projekti janë përfshirë gjithashtu Missi Pyle (“Galaxy Quest”) dhe Nolan North (“Uncharted”), ndërsa në role mbështetëse do të paraqiten edhe Paulina Alvarez, David Silverman dhe Wolfgang Fiegl. Filmi, i cili është projekt i kompanisë Gramercy Park Media, tashmë ka nisur xhirimet. Skenarin e ka shkruar Cate Carson, e cila ka një të kaluar si detektive dhe specialiste e inteligjencës ushtarake, ndërsa regjinë e mban Gille Klabin, i njohur për filmin “The Wave”.

Ngjarja e filmit përqendrohet te një kontrollor i trafikut ajror (Tom Hopper), i cili punon në një zonë të izoluar, dhe mbesa e tij (Mila Harris), me të cilën ka një marrëdhënie të shkëputur. Jeta e tyre merr një kthesë të pazakontë kur zbulojnë një sinjal të pashpjegueshëm në thellësi të një zone të egër në Kanada, i cili shkakton fenomene të çuditshme e të rrezikshme dhe i shtyn të nisin një udhëtim për të zbuluar origjinën e tij.

Gjatë kërkimeve, ata hasin në një grup shkencëtarësh hulumtues, rolet e të cilëve luhen nga Rita Ora dhe Missi Pyle, që po ashtu janë në gjurmët e këtij fenomeni. Megjithatë, përpjekjet e tyre i çojnë pa dashje drejt zbulimit të një force të jashtëtokësore të varrosur prej kohësh, e cila nis të zgjohet rreth tyre. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara