Lajmet

Historia e gruas më të njohur spiune!

Vera Atkins ishte lindur në Rumani në vitin 1908 nga një baba gjermano-hebre dhe një nënë britanike.

Published

on

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Vera Atkins rekrutoi dhe trajnoi qindra agjentë sekretë për të luftuar nazistët për Ekzekutivin e fshehtë të Operacioneve Speciale të Britanisë.

Ajo realizoi shumë role si spiune, duke përfshirë rekrutimin, trajnimin dhe planifikimin e operacioneve sekrete në Francë – dhe arriti të deshifrojë mesazhet e koduara gjermane që askush tjetër nuk mund t’i arrinte. Në të vërtetë, shërbimet e saj ishin aq mbresëlënëse saqë më vonë frymëzuan shkrimtarin Ian Fleming të krijonte sipas karakteristikave te Atkins personazhin “M” të romaneve te tij James Bond.

Vera Atkins ishte lindur në Rumani në vitin 1908 nga një baba gjermano-hebre dhe një nënë britanike. Në vitet e saj të hershme, Atkins jetonte në një pronë të madhe në Bukuresht. Ajo ndoqi shkollën në Paris ku studioi gjuhët moderne dhe më pas u trajnua në një kolegj sekretarie në Londër. Atkins nuk u martua kurrë dhe nuk kishte fëmijë.

Por u kthye përsëri në Bukureshtin kozmopolit, ku Atkins ra në kontakt me diplomatë të ndryshëm, përfshirë një ambasador gjerman anti-nazist në Rumani, i cili e futi atë në rrugën e saj të spiunazhit. Diplomatët që takoi më vonë gjithashtu e mbështetën kur ajo aplikoi për nënshtetësinë britanike.

Atkins qendroi në Rumani duke punuar si përkthyese në një kompani nafte deri në vitin 1937, kur ajo emigroi në Britani sepse në fund të viteve tridhjete, ne Rumani klima politike ishte bërë më fashiste dhe antisemitike.

Kur Ushtria Gjermane pushtoi Francën në 1940, Atkins hyri në luftën kundër nazizmit duke u bashkuar me degën franceze të Ekzekutivit te Operacioneve Speciale (SOE), një grup i rezistences së fshehtë që ishte pjesë e inteligjencës britanike.

SOE ishte formuar nga kryeministri britanik Winston Churchill në 1940, dhe njihej edhe si “Ushtria Sekrete e Churchillit”, sabotonte operacionet gjermane në Evropën e pushtuar duke përdorur taktika klandestine dhe agjentë të fshehtë.

Edhe pse Atkins ishte e punësuar në fillim si sekretare, ajo shpejt u ngrit në gradë – dhe u bë oficerja kryesore e inteligjencës për divizionin francez, menjehere pas shefit të saj, kolonelit Maurice Buckmaster.

Vera Atkins ishte ngarkuar me rekrutimin dhe dërgimin e agjentëve të fshehtë, korrierëve dhe operatorëve te pavarur në Francë. Ajo intervistonte agjentët e mundshëm në dhomat e rralla të hoteleve, i paralajmëroi ata për rreziqet e punës se tyre dhe u thoshte atyre se vetëm 50 përqind e tyre mbijetonin.

Ne rast se kapeshin mbi ta do te ushtroheshin tortura ekstreme para se te ekzekutoheshin.

Pasi Atkins i informonte dhe i pranonte agjentë të rinj, ajo i trajnonte ata për operacione te rrezikshme. Kjo përfshin gjithçka nga detajet në lidhje me spiunimin deri në trajtimin e eksplozivëve dhe mënyrën e jetesës në Francë pa krijuar dyshime.

Rekrutët vinin nga të gjitha fushat e shoqërisë, burra dhe gra, nga klasa më e ulët deri tek ata të klasës më te lartë. Ata përfshinin shoferë taksish dhe shkrimtarë, por ajo që të gjithë kishin të përbashkët ishte frëngjishtja e rrjedhshme dhe frika.

Atkins e mori seriozisht rolin e saj. Thuhet se ajo punonte 18 orë që nga trajnimi i rekrutëve, caktimin i veshjeve dhe furnizimeve të duhura dhe konfirmimi i dokumentacionit autentik.

Në fund të trajnimit, Atkins thërriste rekrutët për “çaj”. Atje, ajo u jepte atyre misionin dhe dokumentet e identitetit. Secili agjent shoqërohej nga vetë Atkins në aeroportin sekret në Britani ku i përcillte, shpesh për herë të fundit.

Vera Atkins dërgoi më shumë se 400 agjentë në këtë mënyrë. Mbi një e katërta e tyre nuk u kthyen më. Ajo dikur tha për ta, “Njerëzit e zakonshëm ndonjëherë zbulojnë pikat e forta krejt të papritura. Këta njerëz nuk kishin dyshime për rëndësinë e mposhtjes së nazizmit. Ata ndërmorën rreziqe duke e ndjerë se ishte detyrë; ata bënë një sakrificë vullnetare.”

Atkins punoi me SOE deri në fund të luftës. Edhe pse Winston Churchill mbështeti fuqimisht organizatën, kur u zëvendësua si kryeministër në 1945, ajo u shpërbë. Humbja e kaq shumë agjentëve gjatë luftës e ndoqi Vera Atkins për vite me radhë. “Unë nuk mund të braktis kujtesën e tyre,” tha ajo më vonë. Në kohën kur SEO u shpërbë, 118 agjentë të saj mungonin. Duke u ndjere fajtore, Atkins siguroi familjet e tyre se të gjithë agjentët e humbur do të merrnin përfundimisht njohjen zyrtare nga qeveria britanike dhe ajo arriti të gjurmonte çfarë kishte ndodhur me të gjithë, përveç njërit prej tyre.

Atkins ndoqi metodikisht shumë udhëzime dhe raporte të dëshmitarëve okularë për të tërhequr eshtrat e rekrutëve te saj të rënë. Atkins hetoi kampet e përqendrimit, intervistoi të mbijetuarit dhe kriminelët e luftës dhe u ul në gjykatat e krimeve të luftës. Ajo zbuloi se të paktën katër agjentë të kapur ishin djegur të gjallë. Atkins rrallë fliste për tmerret që kishte mësuar.

Në fillim të viteve pesedhjete, autori Ian Fleming filloi të botonte serinë e tij James Bond, e cila paraqiste një personazh të quajtur “M” dhe sekretaren e tij, Miss Moneypenny. Të dy personazhet u frymëzuan shumë nga Atkins dhe shefi i saj, Maurice Buckmaster. Fleming ishte njëkohësisht gazetar dhe oficer britanik i inteligjencës detare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai ra në kontakt me një numër njerëzish të përfshirë në spiunazh që gjeten vetën në trillimin e tij, përfshirë Atkins, të cilin e njihte mirë.

Vera Atkins vdiq në Hastings, Mbretëria e Bashkuar, me 24 qershor 2000, pasi udhëhoqi një ushtri agjentësh të patrembur për te mirën dhe frymëzoi një legjion simpatizantësh në të gjithë botën./dritare.net

Nga Sokol Neçaj

Vendi

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Vendi

Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze

Published

on

By

Programi i Gjuhës AnglezeUBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.

Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.

Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.

Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.

Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.

Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.

Continue Reading

Vendi

Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës

Published

on

By

Sytë e botës sonte janë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova luan një ndeshje historike kundër Turqisë për një biletë në Botëror, një sukses që ka zgjuar vëmendjen e mediave më prestigjioze globale.

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull tejet prekës ku përshkruan rritjen e jashtëzakonshme të kombëtares sonë, duke e titulluar: “Besojmë te njëri-tjetri: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta drejt shpresës për Kupën e Botës”.

Gazeta sjell rrëfimin e Samir Ujkanit, i cili kujton kohën kur lojtarët nuk ia dinin as emrat njëri-tjetrit në ndeshjen e parë kundër Haitit dhe stërviteshin në fusha të rënduara nën tymin e termocentraleve të Obiliqit.

Artikulli vë në pah se për një shtet që dikur e kishte të ndaluar futbollin nga autoritetet serbe, ky moment përfaqëson kulmin e një diplomacie të gjatë sportive të nisur nga i ndjeri Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.

Sipas “The Guardian”, ajo që dikur dukej e pamendueshme – kualifikimi i Kosovës në finalet e një Botërori – sonte është vetëm një fitore larg, duke e shndërruar sportin në projektimin më të bukur të një shteti modern dhe të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha

Published

on

By

Sot futbolli kosovar përjeton një moment unik pasi në të njëjtën kohë kur ekipi A zbret në fushën e “Fadil Vokrrit” për ndeshjen finale ndaj Turqisë, Kosova U21 do të sfidojë Spanjën në Madrid.

Të rinjtë tanë po luftojnë për një vend në “Europianin Shqipëri-Serbi 2027”, duke u përballur me liderin e grupit A që mban 18 pikë, ndërsa Kosova renditet në vendin e katërt me 8 pikë.

Pas humbjes 1-3 në ndeshjen e parë në Prishtinë, dardanët e rinj kërkojnë hakmarrjen ndaj spanjollëve, duke u mbështetur në formën e mirë që treguan me fitoret bindëse 4-0 ndaj Qipros dhe 7-0 ndaj San Marinos, si dhe barazimet pa gola kundër Rumanisë dhe Finlandës.

Kjo pasdite i gjen tifozët me vëmendje të ndarë mes Prishtinës dhe Madridit, në një përpjekje të dyfishtë për sukses ndërkombëtar.

Continue Reading

Të kërkuara