Lajmet

Historia e Halloweenit, si ka filluar gjithçka?

Halloween ka evoluar në një ditë me aktivitete si shpërndarja e bonboneve, organizimi i ahengjeve, veshja e kostumeve, etj.

Published

on

Halloweeni është festë e cila mbahet çdo vit me 31 tetor. Tradita e kësaj feste ka origjinën në festivalin antik çeltik të Samhainit, ku njerëzit ndiznin zjarre dhe vishnin kostume për t’i mbajtur larg fantazmat.

Çeltikët, të cilët kishin jetuar para 2 mijë viteve, kryesisht në zonën që tani njihet si Irlandë, por edhe në Francë, e kishin festuar vitin e ri më 1 nëntor.

Kjo ditë e kishte shënuar fundin e verës dhe fillimin e dimrit të ftohtë e të errët, periudhë e vitit e cila shpeshherë ishte ndërlidhur me vdekje të njerëzve.

Çeltikët kishin besuar se një natë para vitit të ri, kufiri mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve mjegulloset. Natën e 31 tetorit e kishin festuar Samhainin, duke besuar se fantazmat e të vdekurve riktheheshin në tokë.

Në shekullin e tetë, Papa Gregory III e kishte dizajnuar 1 nëntorin si kohë për t’i nderuar të gjithë shenjtorët.

Shumë shpejt, Dita e Të Gjithë Shenjtorëve kishte filluar t’i inkorporonte disa tradita nga festivali Samhain.

Nata para kësaj dite ishte njohur si Dita në Prag të Shenjtërit, dhe më vonë si Halloween.

Me kalimin e viteve, Halloween ka evoluar në një ditë me aktivitete si shpërndarja e bonboneve, organizimi i ahengjeve, veshja e kostumeve, etj.

Halloweeni në Amerikë

Festimi i Halloweenit ka qenë shumë i kufizuar në Anglinë e kolonizuar, por ka qenë më i zakonshëm në Maryland dhe në kolonitë jugore.

Me kohën kishte filluar të krijohej versioni amerikan i Halloweenit. Festiemt e para kishin përfshirë ahengje me lojëra, ndarje të historive, këndim, vallëzim, etj.

Në mes të shekullit 19-të, festivalet vjetore të vjeshtës kishin qenë të zakonshme, por Halloweeni ende nuk festohej anembanë vendit.

Në gjysmën e dytë të shekullit 19-të, Amerika ishte mbushur me emigrantë të rinj. Këta emigrantë, e posaçërisht miliona irlandezë, kishin ndihmuar ta popullarizonin festën e Halloweenit.

Amerikanët i shpenzojnë rreth 6 miliardë dollarë në vit për festën e Halloweenit, duke e bërë atë festën e dytë më të madhe komerciale pas Krishtlindjeve.

Sport

​Rekord historik në Ligën e Kampionëve

Published

on

Liga e Kampionëve ka përfunduar raundin e tretë të fazës së grupeve me një rekord të ri historik, ku sipas të dhënave të UEFA-s, në 18 ndeshjet e këtij raundi janë shënuar plot 71 gola, shifër që nuk është regjistruar kurrë më parë në historinë e garës më prestigjioze evropiane për klube.

Edhe pse formati i ri përfshin një grup të vetëm me më shumë ndeshje se më parë, ky rezultat mbetet impresionues.

Raundi i parë i sezonit aktual 2025-26 kishte përfunduar me 67 gola, po aq sa raundi i pestë i sezonit të kaluar, ndërsa rekordi i mëparshëm mbahej nga raundi i tetë i edicionit 2023-24 me 64 gola.

Në formatin e vjetër me 32 ekipe dhe 16 ndeshje, raundi më i frytshëm ishte ai i parë i sezonit 2000-2001, me ndeshje spektakolare si Milan–Beşiktaş 4-1, Hamburg–Juventus 4-4 dhe Shakhtar–Lazio 0-3.

Në raundin rekord të kësaj jave, gjashtë ndeshje prodhuan pesë ose më shumë gola. Chelsea dhe Liverpool shënuan nga pesë gola secila, PSV dhe Barcelona nga gjashtë, ndërsa PSG e mbylli ndeshjen e saj me shtatë gola.

Tre ndeshje përfunduan pa gola.

Një javë e mbushur me spektakël, gola dhe emocione, konfirmoi se formati i ri i Ligës së Kampionëve po i ofron tifozëve më shumë argëtim se kurrë më parë./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

​Paralajmërohet stuhi e madhe në Holandë, ndryshon orari i dy ndeshjeve

Published

on

Dy ndeshje të planifikuara për sot në kompeticionet evropiane në Holandë janë shtyrë për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për mot të keq duke filluar nga ora 14:00, me ardhjen e stuhisë “Benjamin”, e cila pritet të sjellë erëra të forta dhe reshje intensive.

Për këtë arsye, UEFA ka vendosur të modifikojë oraret e fillimit të dy takimeve për të garantuar sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve.

Ndeshja Feyenoord – Panathinaikos, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Evropës dhe e planifikuar fillimisht për në orën 18:45 në Roterdam, do të zhvillohet tani në orën 16:30.

Ndërkohë, sfida e AZ Alkmaar – Slovan Bratislava, pjesë e Ligës së Konferencës, është zhvendosur nga ora 21:00 në 18:45.

Vendimi është marrë në koordinim me autoritetet vendase dhe sinoptikanët, të cilët kanë paralajmëruar për rreziqe në udhëtim dhe grumbullime njerëzish gjatë periudhës së stuhisë./S.K/KP/

Continue Reading

Rajoni

Lajm historik për futbollin e Kosovës

Published

on

Me sloganin “Making Kosovo Heroes”, një nga akademitë më të njohura të futbollit në botë, S.L. Benfica, hap shkollën e saj të futbollit në Prishtinë.

Me shumë emocion ju njoftojmë për një arritje dhe një lajm të mrekullueshëm për botën e sportit në Kosovë!

Në mars të vitit 2026 do të inaugurohet Shkolla e Futbollit S.L. Benfica, një nga akademitë më prestigjioze të futbollit në botë, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm për futbollin në vendin tonë. Kjo do të jetë shkolla e parë nga disa që do të hapen në rajon, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë të këtij projekti.

Shkolla e Futbollit Benfica do të zhvillohet në partneritet me UBT-në, respektivisht në Prishtinë, një nga kryeqytetet më dinamike dhe më të gjalla në rajon.

Kjo akademi jo vetëm që do të sjellë njohuri dhe ekselencë në fushën e futbollit, por do të krijojë gjithashtu mundësi të reja për të rinjtë e Kosovës, duke u ofruar atyre një platformë për të zhvilluar talentin dhe për të ndjekur ëndrrat e tyre sportive.

Marrëveshja u formalizua në frymën e entuziazmit dhe miqësisë ndërmjet dy institucioneve, përmes një ceremonie të organizuar në Klubin Benfica në Lisbonë. Ajo u nënshkrua nga Drejtori i Zgjerimit Ndërkombëtar të Benfica-s, z. Bernardo Faria de Carvalho, dhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Kjo akademi do t’u ofrojë të rinjve mundësinë për të mësuar nga trajnerë të njohur dhe të përkushtuar, me qëllim arritjen e standardeve që kërkon niveli i futbollit evropian për grupmoshat 4-16 vjeçare.

Për të siguruar mbikëqyrjen e projektit, klubi do të dërgojë një ekip koordinatorësh dhe trajnerësh që do të qëndrojnë në Prishtinë, për të monitoruar nga afër dhe për të zbatuar programin në përputhje me standardet më të larta.

Ky është një lajm i madh për të gjithë ne — për të gjithë ata që e duan sportin, dhe veçanërisht për fëmijët e talentuar. Ky projekt do të kontribuojë në zhvillimin e futbollit vendor dhe do të forcojë imazhin dhe pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Shkolla e Futbollit Benfica në Kosovë synon të bëhet një qendër ekselence për zhvillimin e atletëve të rinj, duke ofruar kushte sportive të cilësisë së lartë që do t’u mundësojnë atyre të përparojnë sipas strategjisë dhe metodologjisë së zhvillimit të Benfica-s.

Me një fokus të veçantë në zhvillimin e futbollit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në prag të Kupës së Botës 2030, S.L. Benfica po forcon strategjinë e saj për të rritur praninë në Kosovë dhe për të mbajtur lidhje me një brez të ri talentesh.

Ky zgjerim gjithashtu synon forcimin e marrëdhënieve të klubit me tifozët rajonalë dhe thellimin e ndikimit të futbollit në vend në prag të këtij eventi madhor.

 

Benfica Campus në Kosovë, përveç angazhimit të saj të drejtpërdrejtë në Prishtinë për zbulimin e talenteve të rinj, do të ofrojë një gamë programesh të dizajnuara për të integruar dhe zhvilluar të gjitha aftësitë dhe njohuritë që kërkon futbolli modern, duke i kombinuar ato me:

  • Kampet e trajnimit të ekipeve – Prishtinë
  • Kampet në Benfica – Lisbonë
  • Kampet e trajnimit elitar – Prishtinë & Lisbonë
  • Turne ndërkombëtare të futbollit për të rinjtë – Evropë dhe SHBA
  • Edukim dhe certifikim të trajnerëve

Ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit që të bashkohen me ne në këtë rrugëtim të bukur, sepse futbolli në Kosovë po hyn në një dimension të ri! Ky është vetëm fillimi, dhe jemi të bindur se shumë talente do të lindin nga Shkolla e Futbollit Benfica në Prishtinë, e cila padyshim do të jetë një histori suksesi që do ta bëjë Kosovën krenare.

Continue Reading

Lajmet

Bën gara shpejtësie, 10 muaj masë mbrojtëse dhe gjoba nga 400 euro për dy shoferët

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjobitur dy vozitës pasi të njëjtit u zunë në flagrancë duke bërë gara ilegale në rrugën Pejë-Prishtinë.

Sipas njoftimit ndaj këtyre vozitësve janë marr masa ligjore; gjobë nga 400 euro për dy vozitësit, 4 pikë negative dhe 10 muaj masë mbrojtëse për dy vozitësit.

Policia thotë se njësia rajonale e trafikut rrugor, në vazhdimësi do të jetë në teren dhe nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj asnjë personi që bie ndesh me legjislacionin në fuqi./KP

Continue Reading

Të kërkuara