Kulturë

Hiqet bileta hyrëse për të vizituar Kalanë e Beratit

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri të ditur sot se Kalaja e Beratit do të vizitohet pa biletë.

Published

on

Turistë shqiptarë e të huaj mund të shijojnë vizitat e tyre në Kalanë e Beratit, në një nga zonat më të bukura jo vetëm të qytetit, por gjithë Shqipërinë, pa biletë hyrëse.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri të ditur sot se Kalaja e Beratit do të vizitohet pa biletë.

Ministrja tha se vendimi për heqjen e biletës hyrëse erdhi pas shqetësimit të ngritur nga banorët e Beratit.

“Duke iu përgjigjur shqetësimit të banorëve të Beratit, vendosëm të heqim biletën hyrëse në Kala. Tanimë turistë shqiptarë e të huaj mund të shijojnë vizitat e tyre në një nga zonat më të bukura jo vetëm të qytetit, por gjithë Shqipërinë”, deklaroi Margariti.

Kalaja e Beratit, një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum. Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës.

Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II para Krishtit. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë.

Continue Reading

Kulturë

Kryetari i Prishtinës nderon aktoren Fatlume Bunjaku për suksesin në Berlinale

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar aktoren dhe profesoreshën në Fakultetin e Arteve në UBT, Fatlume Bunjaku, për suksesin e saj ndërkombëtar, pasi është përzgjedhur “European Shooting Stars 2026” në kuadër të Berlinale, një nga platformat më prestigjioze evropiane për promovimin e aktorëve me potencial.

Në një takim të veçantë, Rama e nderoi aktoren për këtë arritje të rëndësishme, duke theksuar kontributin e saj në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Zbardhje” i Kaltrina Krasniqit merr mbështetje nga Fondi Hubert Bals

Published

on

Filmi i ri artistik i regjisores Kaltrina Krasniqi, “Zbardhje”, është përzgjedhur për mbështetje nga Fondi Hubert Bals i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam përmes skemës HBF+EU Minority Co-Production. Filmi trajton mënyrat se si gjinia, klasa dhe vetëdija për trupin formësojnë marrëdhëniet e përditshme mes grave që jetojnë në Prishtinë, në rrethana të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Skenari është nga Doruntina Basha, ndërsa prodhimi bëhet nga Ares Shporta për Vera Films, në bashkëprodhim me Portokal (Bullgari), Papadhimitri Productions (Shqipëri) dhe Code Blue Production (Mali i Zi). Xhirimet fillojnë këtë javë në Prishtinë.

Fondi Hubert Bals ka mbështetur mbi 1,400 projekte filmike ndër vite, shumë prej të cilave janë shfaqur në Festivalet e Kanës, Venecias dhe Berlinale. Skema HBF+EU Minority Co-Production ka për qëllim të tërheqë bashkëprodhues evropianë dhe të lidhë projekte me kinemanë arthouse ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot hap pjesëmarrjen në Panairin e Librit në Leipzig

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është gati për Panairin e Librit në Leipzig, i cili hapet zyrtarisht sot dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

Stenda e saj në Sallën 4, D410, mirëpret vizitorët dhe bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani.

Continue Reading

Kulturë

Nisin punimet për Muzeun e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica në Prishtinë

Published

on

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të vazhdueshëm, në kryeqytet nisën punimet për restaurimin dhe konservimin e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica. Ky projekt jo vetëm që rikthen një objekt historik, por përçon edhe mesazhin e rezistencës qytetare përmes arsimit gjatë kohës kur mësimi në Kosovë ishte i ndaluar.

Shtëpia-shkollë e familjes Hertica ka qenë një hapësirë ku dija ruhej dhe transmetohej si formë mbijetese dhe dinjiteti. Muzeu synon të ruajë këtë trashëgimi të jashtëzakonshme dhe ta bëjë të njohur tek brezat e rinj dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ky projekt është një dëshmi për guximin dhe sakrificën e atyre që e kuptuan arsimin jo vetëm si proces mësimor, por si akt politik, shoqëror dhe ekzistencial.

Siç u theksua, “aty ku dija mbrohet edhe në kushte të pamundura, aty fillon liria”.

Continue Reading

Të kërkuara