Lajmet

‘Hiq Viq’, nisma kundër asimilimit të shqiptarëve në Mal të Zi

Published

on

Të rinj aktivistë të trevave shqiptare në Mal të Zi janë bërë bashkë për një kauzë: t’i shpëtojnë asimilimit të shqiptarëve në trevat malazeze, duke hequr nga mbiemrat e tyre dy prapashtesat me prejardhje sllave – viq dhe – iq.

“Për vetëm 30 minuta angazhim fëmijët, nipat, stërnipat… dhe i gjithë fisi juaj nuk do të ketë më – viq sot e 1000 vjet!” shkruhet në faqen zyrtare të nismëtarëve.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, tregon për Albanian Post se ideja e kësaj nisme ka nisur para shumë kohësh, pasi “i shqetëson jashtë mase ky fenomen deformues i identitetit kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi, duke i përafruar ato me prapashtesat e mbiemrave të shumicës sllavofone këtu dhe ish-Jugosllavi”.

Ndërgjegjësim dhe informim janë dy pikat kyçe të web-faqes së krijuar për “pastrimin” nga mbiemrat shqiptarë të prapashtesave me origjinë sllave.

“Mbi të gjitha”, thotë Nika “tani ligji e mundëson fare thjesht një gjë të tillë”.

Më tej, ai i cilëson nismëtarët e “-iq dhe -viq” si “patriotë shqiptarë që kanë trashëguar vetëdijen e lartë dhe guximin, nga të parët e tyre, që në kohët e Jugosllavisë”, përcjell Albinfo.ch.

Pse pikërisht tani?

Në kohët e mëparshme, shpjegon më tej ai, nuk ishte aspak e lehtë ndryshimi i mbiemrit, pasi duheshin muaj të tërë procedurash burokratike dhe pyetje të shumta nga organet përgjegjëse për arsyet e heqjes së këtyre dy prapashtesave.

“Por që nga viti 2009, me ndryshimin e ligjit për procedurat e ndryshimit dhe plotësimit të identitetit, tani pothuajse thjesht fare, mund të korrigjohet mbiemri”.

Si mund të “pastrohen” nga mbiemri këto dy prapashtesa?

“Mjafton të aplikosh për një akt të tillë dhe të paguash tarifat e caktuara me ligje për ndryshim”, thotë kreu i Këshillit.

Ky lajm i ka gëzuar shumë shqiptarët patriotë të Malit të Zi, ndonëse për të dhënat e numrit të personave që kanë ndryshuar mbiemrin “duhet të presim fundit e vitit kalendarik”.

Megjithatë, nismëtarët janë të bindur se çdo ditë e më shumë njerëzit po i rikthehen mbiemrit të të parëve të tyre dhe jo prapashtesë e imponuar në një kohë të caktuar, nga një sistem autoritar, pa dëshirën e askujt.

Për Faik Nikën, kjo nismë “është një thirrje e ndërgjegjes kombëtare të komunitetit shqiptar në Mal të Zi, vetëdijesimit të tyre”.

Sistemi i asaj kohe, shpjegon më tej kryetari i Këshillit, synonte “uniformizimin e popullsisë brenda Jugosllavisë dhe zhdukjen e identitetit kombëtar, sidomos të popujve jo-sllav”.

“Pastrimi” – siç e quan Nika heqjen e prapashtesave sllave nga mbiemrat – është një thirrje edhe për ata shqiptarë që nuk ndodhen në territorin malazez, por kanë emigruar në vende të tjera dhe duan ta ruajnë identitetin e të parëve të tyre.

“Edhe për ata është një thirrje që, në momentin kur të kthehen për pushime, të nisin procedurat për heqjen e prapashtesave – viç dhe – iç nga mbiemrat”.

Pyetjes nëse deri më tani kanë hasur “shkopinj nën rrota” nga institucionet vendëse, Nika i përgjigjet se “një gjë e tillë (ndryshimi i mbiemrit) parashihet me ligjet në fuqi dhe çdokush që ka dëshirë të korrigjojë të dhënat e identitetit të vet, mund ta bëjë pa asnjë pengesë”.

“Nisma nuk është kundër askujt, por i bën thirrje ndërgjegjes së shqiptarëve për heqjen e prapashtesave që nuk janë shqiptare dhe kthimit në identitet”, përmbyll ai.

Edhe një ndër anëtarët e grupit të “Tifozëve Kuq e Zi” (TKZ), Petrit Osmani, shprehet mbështetës ndaj “çdo nisme që synon mbrojtjen e qenies sonë dhe të bashkëkombësve tanë”.

Ultrasi kuqezi thotë se “ndryshimi i mbiemrit nuk është një fenomen që ka ndodhur vetëm në Malin e Zi, por në shumë troje të tjera shqiptare, ku prezenca e shteteve të tjera ka qenë e madhe”.

“Njëjtë”, shprehet anëtari i tifo-grupit mbështetës së Kombëtares shqiptare, “ka vepruar edhe pushteti serb në luginën e Preshevës, sllavo-maqedonasit në Maqedoninë e Veriut, po ashtu edhe grekët. Në shumicën e rasteve, mbiemrat u janë ndërruar me dhunë, në raste të tjera kur kanë pasur mundësi ta mbajnë mbiemrin pa këtë prapashtesë, janë stigmatizuar dhe diskriminuar në shkollim me vende pune të ngjashme”.

TKZ, e cila numëron në faqen e saj zyrtare në Facebook mbi 325 mijë ndjekës, me anë të përfaqësuesit të saj, Petrit Osmani, deklaron që “Shqipëria e TKZ-së nuk është vetëm ajo administrative, është shumë më e madhe”, duke nënkuptuar se mbron dhe mbështet interesat e shqiptarëve kudo që janë. /albinfo

Lajmet

Vizitë zyrtare e presidentit të Shqipërisë në Kosovë, priten masa të përkohshme në trafik

Published

on

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë më 12 qershor 2026, në orët e mbrëmjes.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për rregullimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe aktiviteteve të delegacionit.

Për shkak të itinerarit të lëvizjes së eskortës nga pika kufitare në Vërmicë dhe aktiviteteve zyrtare gjatë ditës, pritet të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore, si dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative në intervale të shkurtra kohore.

Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik gjatë zhvillimit të vizitës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nis edicioni i 8-të i “Mitrovica Guitar Days”

Published

on

Ka nisur edicioni i tetë i festivalit “Mitrovica Guitar Days”, i cili po sjell në Mitrovicë artistë dhe kitaristë të njohur ndërkombëtarë, koncerte dhe aktivitete të ndryshme artistike që po e pasurojnë jetën kulturore të qytetit.

Festivali është hapur me një performancë nga artistja me renome botërore Carlotta Dalia, e cila ka sjellë një mbrëmje të veçantë me interpretime mbresëlënëse për publikun.

“Mitrovica Guitar Days” vazhdon të afirmohet si një prej festivaleve më të rëndësishme të kitarës në vend, duke krijuar hapësirë për shkëmbim artistik, zhvillim profesional dhe promovim të muzikës.

Ngjarja mbështetet nga Ministria e Kulturës përmes një financimi trevjeçar, me synim zhvillimin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të festivalit. Në koncertin hapës ka marrë pjesë edhe zëvendësministrja Nora Arapi-Krasniqi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Irani paraqet 14 kushte për marrëveshjen me SHBA-në

Published

on

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për programin bërthamor dhe Ngushticën e Hormuzit pritet të nisin vetëm pas nënshkrimit të një marrëveshjeje paraprake mes dy vendeve, sipas raportimeve të mediave iraniane dhe ndërkombëtare.

Sipas IRNA, Teherani ka paraqitur një paketë kushtesh që duhet të përmbushen para se të kalohet në negociata të plota. Dokumenti konsiderohet paraprak dhe ende nuk është miratuar përfundimisht nga autoritetet iraniane, ndërsa bisedimet e detajuara pritet të zhvillohen brenda 60 ditëve pas arritjes së kornizës fillestare.

Në këtë fazë fillestare, Irani kërkon garanci politike, ekonomike dhe ushtarake nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, si dhe një qasje të re ndaj sanksioneve dhe pranisë ushtarake në rajon. Zhvillimet po ndiqen nga afër edhe nga tregjet ndërkombëtare për shkak të ndikimit që mund të kenë në sigurinë e Lindjes së Mesme dhe furnizimin global me energji.

14 kushtet e paraqitura nga Irani janë:

  1. Ndalim i menjëhershëm i luftës në të gjitha frontet, përfshirë Libanin
  2. Angazhim i SHBA-së për mosndërhyrje në punët e brendshme të Iranit
  3. Respektim i sovranitetit të Iranit
  4. Heqje e plotë e bllokadës detare brenda 30 ditësh
  5. Rifillim i lundrimit në Ngushticën e Hormuzit brenda 30 ditësh
  6. Angazhim i SHBA-së për tërheqjen e trupave nga zonat kufitare me Iranin
  7. Pezullim i sanksioneve ndaj naftës, petrokimikës dhe derivateve
  8. Qasje e plotë e Iranit në burimet e tij financiare
  9. Plan rindërtimi për Iranin me vlerë të paktën 300 miliardë dollarë
  10. Fillimi i negociatave për marrëveshjen përfundimtare bërthamore brenda 60 ditëve
  11. Konfirmim i angazhimit të Iranit ndaj Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore
  12. Mosvendosje e sanksioneve të reja gjatë negociatave
  13. Zhbllokim i 24 miliardë dollarëve asete iraniane gjatë procesit
  14. Krijimi i një mekanizmi monitorues për zbatimin e marrëveshjes

Sipas IRNA-s, këto kushte përbëjnë bazën e dokumentit paraprak, ndërsa SHBA dhe Irani ende nuk kanë arritur një dakordim përfundimtar.

Continue Reading

Lajmet

Ekonomia e Kosovës shënon rritje prej 5.43 për qind në tremujorin e parë

Published

on

Ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje reale prej 5.43 për qind në tremujorin e parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas ASK-së, rritjen më të madhe e kanë shënuar sektori i administratës publike, arsimit, shëndetësisë dhe aktiviteteve të punës sociale me 22.11 për qind, ndërsa rritje është regjistruar edhe në sektorin e arteve, argëtimit dhe çlodhjes me 13.11 për qind.

Kontribut në rritjen ekonomike kanë dhënë gjithashtu aktivitetet financiare dhe të sigurimit, sektori i industrisë, informacioni dhe komunikimi, ndërtimtaria, bujqësia dhe tregtia.

Sa i përket qasjes së shpenzimeve, ASK bën të ditur se eksporti i mallrave dhe shërbimeve ka shënuar rritjen më të lartë, prej 17.26 për qind./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara