Lajmet
“Hidrodrini” apelon qytetarët ta kursejnë ujin
Published
5 years agoon
By
Betim GashiKompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, ka apeluar qytetarët për ruajtje dhe shfrytëzim racional të ujit të pijes, pasi vlerëson se kanë rënë nivelet e burimeve të ujit.
Po ashtu “Hidrodrini” njofton se si pasojë e mungesës së reshjeve atmosferike, detyrohen të aplikojnë edhe reduktime.
lajme
Qeveria dënon provokimet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën
Published
36 minutes agoon
March 19, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë lidhur me demonstrimin ushtarake të Serbisë në komunën e Bujanovcit, fare pranë brezit kufitar me Republikën e Kosovës.
Sipas kreut të qeverisë, fluturimet e helikopterëve H145M dhe lëvizjet e Brigadës 63 të parashutistëve mbi zonat e banuara me shqiptarë përbëjnë një shfaqje të rrezikshme të agresionit dhe trysni të hapur mbi banorët që po përballen me spastrim etnik administrativ.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri u shpreh se kjo shfaqje e forcës ushtarake mbi shtëpi, shkolla dhe qendra mjekësore është një provokim i hapur ndaj shtetit të Kosovës.
Kurti bëri një lidhje të drejtpërdrejtë mes kësaj njësie ushtarake dhe ngjarjeve tragjike në veri të vendit, duke deklaruar: “Kjo shfaqje bëhet edhe më alarmuese kur kujtojmë se e njëjta njësi ka trajnuar dhe mbështetur grupin e kriminelit Milan Radojçiq, të cilët realizuan sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.”
Sipas analizës së prezantuar në mbledhje, këto lëvizje ushtarake po përdoren si mjet shantazhi nga regjimi në Beograd për të mbajtur rajonin në tension të vazhdueshëm.
Kryeministri theksoi se blerja e armatimit rus e kinez dhe retorika e Presidentit Vuçiq për gjoja sulme nga fqinjtë, konfirmojnë synimet destabilizuese të Serbisë në një kohë kur siguria globale është tejet e brishtë.
“Beogradi po shfrytëzon këtë moment për të sfiduar gatishmërinë e institucioneve dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, sipas interesave të aleatëve të saj, Rusisë dhe Iranit”, u shpreh Kurti.
Pavarësisht këtyre provokimeve, kreu i ekzekutivit vlerësoi se këto veprime vijnë nga dëshpërimi i Serbisë, pasi ajo nuk ka më struktura ilegale brenda Kosovës për të shkaktuar destabilizim të brendshëm.
Gjithashtu, ai dërgoi një mesazh për shqiptarët në Luginë, duke u bërë thirrje që të mos bien pre e politikave nxitëse.
“Institucionet e Kosovës mbeten vigjilente dhe të gatshme për t’u përballur me çdo kërcënim,” siguroi ai, duke kërkuar njëkohësisht nga komuniteti ndërkombëtar që të ndëshkojë këtë qasje të Serbisë që kërcënon drejtpërdrejt paqen rajonale.
Lajmet
Shqipëria renditet e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026
Published
1 hour agoon
March 19, 2026By
UBT News
Shqipëria është renditur në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike sipas indeksit ndërkombëtar NCSI 2026 (National Cyber Security Index).
Raportin e ka ndarë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, duke theksuar se vlerësimi i Shqipërisë pasqyron progresin e vendit në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale.
“Shqipëria renditet e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026. Sipas raportit, vendi ynë vlerësohet për përparimin në strukturat, politikat dhe mekanizmat që garantojnë sigurinë në hapësirën digjitale,” shkruan Rama.
Vendi
Dënohen me 75 vjet burgim të akuzuarit për 400 kilogramët e kokainës
Published
2 hours agoon
March 19, 2026By
UBTNews
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin dënues për pesë personat e akuzuar në rastin e madh të 400 kilogramëve kokainë, duke i dënuar ata me gjithsej 75 vjet burgim.
Të akuzuarit Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi janë shpallur fajtorë për pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal, që lidhet me shitjen dhe posedimin e lëndëve narkotike.
Sipas vendimit të gjykatës, Izet Sheqiri dhe Faton Vrajolli janë dënuar me nga 20 vjet burgim, Kadri Sheqiri me 15 vjet, ndërsa Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi janë dënuar me nga 10 vjet burgim.
Gjatë këtij procesi, Prokuroria ka argumentuar se të akuzuarit kanë vepruar si një grup i organizuar ku secili kishte detyrën e tij, ndërsa mbrojtja e Izet Sheqirit ka pretenduar se veprimet e tyre ishin punë e zakonshme dhe se Prokuroria i ka interpretuar gabimisht si krime.
Ky rast kishte nisur në vitin 2021, kur sasia e madhe e drogës u gjet e fshehur brenda paketimeve me mish pule të procesuar, të njohura si “chicken nuggets”, në qytetin e Lipjanit.
Në këtë rast janë përfshirë stafi i kompanisë “MC Foods”, ku Izet Sheqiri ishte pronar, Faton Vrajolli menaxher, Kadri Sheqiri komercialist, Kadri Brahimi depoist dhe Fehmi Bytyqi shofer.
Përveç ngarkesës që u kap nga policia, në aktakuzë thuhet se drejt kësaj kompanie ishin nisur edhe dy dërgesa të tjera me kokainë, por të cilat nuk kishin arritur në Lipjan. Ky proces gjyqësor mbyll kështu një nga rastet më të përfolura të drogës në Kosovë që nga zbulimi i tij para tri vitesh.
Foto: Ekonomia Online
Kujtesë
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 19 mars, në vitet nëntëdhjetë
Published
3 hours agoon
March 19, 2026By
UBTNews
19 mars 1993
Lajmet kryesore:
Konferencë për gazetarë e dr. Ibrahim Rugovës, kryetar i Republikës së Kosovës;
Alfred Serreçi u foli shqiptarëve në Vjenë;
Manfred Verneri foli në Kuvendin e Shqipërisë;
U bastisën dy familje në Resnik të Vushtrrisë;
Aspini u shtrua në spital;
Serbët mohojnë akuzën për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë.
19 mars 1994
Lajmi kryesor: Represioni i policisë serbe në Kosovë
Podujevë: – Gjatë tre ditëve të fundit, policia serbe nën pretekst të kërkimit të armëve në komunën e Podujevës bastisi disa familje, si dhe mori në pyetje disa persona.
Një patrullë e policisë serbe hyri në lokalet e shkollës së mesme ekonomike “Isë Boletini” në Kërpimeh, me ç’rast morën me vete përgjegjësin e kësaj shkolle, i cili së bashku me drejtorin u detyruan që të paraqiten në stacionin e policisë në Podujevë.
Në fshatin Obrançë, me pretekst të kërkimit të një pushke, policia serbe mori me vete Murat Hoxhën në stacionin e policisë.
Dje në Obrançë, policia serbe bastisi edhe familjen e Muharrem Zenelit, të cilit iu la ftesa që të paraqitet në stacionin e policisë në Podujevë.
Dje në Bervenik u bastisën familjet e Sinan, Ali dhe Sheqir Nezirit, me ç’rast policia rrahu brutalisht Sinan Nezirin (70), në stacionin e policisë në Podujevë.
Në Obrançë u bastisën edhe familjet e Hamdi dhe Adem Hoxhës. Në prani të anëtarëve të familjes, policët rrahën brutalisht djemtë e Ademit, Enver dhe Bekim Hoxhën.
Në fshatin Kërpimeh, policia mori Halil Dibranin dhe e keqtrajtoi fizikisht.
Në fshatin Pakashticë, nën pretekst të kërkimit të armëve, u bastis familja e Ali Bajokut. Ali Bajoku rrah brutalisht në prani të anëtarëve të familjes.
Në Pakashticë bëhet me dije se u bastis edhe familja e Mehmet Aliut. Policët kërkuan djalin e tij Agim Aliun, i cili kohë më parë pat ikur nga ish-armata jugosllave.
Policia serbe dje ishte edhe në shtëpinë e Asllan Matarovës në Bellopojë. Asllan Matarovës iu la ftesa që të paraqitet në polici më 21 mars në stacionin e policisë në Podujevë.
Ndërkaq, dje në fshatin Halabak të Podujevës, policia serbe bastisi familjen e Ibrahim Krasniqit, me ç’rast mori me vete Ibrahimin, i cili ende po mbahet në stacionin e policisë në Podujevë.
Në fshatin Popovë, nën pretekst të kërkimit të armëve u bastis familja e Bejtë Bajçinovcit.
Në fshatin Batllavë u bastis familja e Vesel Berishës.
Në fshatin në Dyz u arrestuan Sejdi dhe Sadri Jashari.
Në fshatin Shtedim u bastis familja e Shemsi Kadriut, i cili tre ditë rresht u ftua në polici nën pretekst të kërkimit të armëve.
Në fshatin Polonicë, policia u la ftesa për t’u paraqitur sot në stacionin e policisë në Podujevë Ismet Stubllës, Raif, Fetah, Rizah dhe Hamdi Babatincës. Personat e lartëshënuar u mbajtën rreth një orë në stacionin e policisë në Podujevë nga të cilët bëhet me dije se u kërkuan armë.
Kamenicë: – Më 14 mars, policia serbe ia mori një revole Beqir Maliqit nga Busavata e Kamenicës, si dhe e urdhëruan që të nesërmen të paraqitet në stacionin e policisë.
Më 16 mars, policia serbe mori në pyetje Ali Maliqin po ashtu nga Busavata, me ç’rast të nesërmen ai dorëzoi një revole.
Më 16 dhe 17 mars, në stacionin e policisë në Kamenicë u mor në pyetje edhe Ilmi B.Maliqi, nga i cili kërkohej të dorëzonte armën. Ilmi Maliqi edhe më tej u urdhërua që të paraqitet në stacionin e policisë në Kamenicë.
Malishevë: – Pardje, policia serbe nga Isuf Kryeziu, arsimtar në shkollën fillore “Adem Bajrami” të Kijevës, konfiskoi 300 fletore për nxënës, të cilat kapin shumën prej 450 DM. Fletoret ishin të dedikuara për filloristët e Kijevës. Më pas policët morën me vete Isuf Kryeziun në stacionin e policisë në Kijevë.
Më 16 mars, policia serbe nën pretekst të kërkimit të armëve, bastisi familjen e Ukë Z.Thaçit në Shkarashnik të Malishevës. Pas bastisjes, policët morën me vete Ukën dhe djalin e tij Besim Thaçin (17), të cilin e futën në bagazh të veturës. Gjatë rrugës e nxorën nga bagazhi dhe në periferi të fshatit e rrahën brutalisht dhe e hodhën në një luginë.
Më 16 mars, policia serbe në Shkarashnik, nën pretekst të kërkimit të armëve, bastisi edhe familjet e Haxhi, Ramadan dhe Veli Thaçit. këtë të fundit e urdhëruan që të lajmërohet në stacionin e policisë në Kijevë.
Gjilan: – Pardje në fshatin Kmetoc të Gjilanit, nën pretekst të kërkimit të armëve, policia serbe bastisi familjet e Halit Azizit dhe të Zija Latifit. Meqë armë nuk u gjetën, personat e lartëshënuar u morën në polici.
Po këtë ditë policia serbe mori në pyetje Behxhet Murtezin, kryetar i Nëndegës së LDK-së në Livoç të Poshtëm të Gjilanit. Vlen të theksohet se në këtë fshat ditëve të fundit policia serbe bëri një varg bastisjesh, si dhe konfiskoi armë. Nga Behxhet Murtezi u kërkua që t’i tregojë njerëzit që kanë armë, si dhe u interesuan rreth aktivitetit të LDK-së.
Dje, policia serbe, në fshatin Bresalc të Gjilanit, arrestoi Shemsi Sylën, kryetar i Nëndegës së LDK-së në këtë fshat, si dhe Vehbi Kçikun e Naim Shalën. Preteksti i arrestimit të tyre nuk dihet, sepse ata ende po mbahen në arrest.
Gjithashtu, dje, nën pretekst të kërkimit të armëve, u arrestua edhe Gani Veseli, si dhe u kërkuan Nuhi e Ali Hasani dhe Ali Bajrami, të cilët nuk gjendeshin në shtëpi.
Policia serbe ishte edhe në shtëpinë e Ahmet Mahmutit në fshatin Lladovë, nga i cili kërkoi një automatik dhe një revole. Meqë Ahmeti deklaroi se nuk ka kurrfarë arme, policia serbe e urdhëroi atë dhe vëllanë e tij, Aliun që të paraqiten nën stacionin e policisë në Gjilan.
Prishtinë: Me pretekst të kërkimit të armëve, pardje, në rrugën “Drenica IV” në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, policia serbe bastisi shtëpitë e Ramadan, Ferat dhe Murat Përveticës. Në shtëpinë e Ramadanit policia mori një revole, kurse nga Ferati dhe Murati kërkoi nga një revole.
Mitrovicë: – Mbrëmë rreth orës 19, tre policë të dehur serbë, legjitimuan të riun Ali Shalën dhe e pyetën se a e njeh policinë serbe. Pas përgjegjes së Alit se nuk e njeh regjimin policor serb, policët e dehur e rrahën brutalisht, me ç’rast njoftohet se edhe ia lënduan rëndë veshin e majtë.
Këto ditë në rrugën “Kolonia e vjetër” në Zveçan, policia serbe nxori me dhunë nga banesa vëllezërit Ismet dhe Enver Shatri, të cilët jetonin me bashkëshortet e tyre dhe tre fëmijë. Vëllezërit Shatri këtë banesë e trashëguan nga babai i tyre Isa Shatri, i cili ishte punëtor në Shkritoren e Plumbit në Zveçan.
Vlenë të theksohet se familja Shatri në këtë banesë ka jetuar plot 40 vjet.
Klinë: -Parmbrëmë në orën 19:00, nën pretekst të kërkimit të armëve u bastisën disa familje në fshatin Çabiq. U arrestuan Mujë Krasniqi nga Çabiqi dhe Xhavit Shala nga Ujmiri.
Lajmet e tjera:
Kryetari Rugova priti diplomatët nga Zvicra
Lordi Ouen: Në Zagreb mund te bisedohet edhe për Kosovën
Socialistët e rinj serbë kontaktojnë me socialdemokratët e rinj të Shqipërisë
Në kongresin e sindikalistëve të Malit të Zi marrin pjesë dhe përfaqësues nga Shqipëria
A do ta njohin SHBA-të Kosovën
“Dardania Banka” – banka kosovare në Tiranë
19 mars 1997
Lajmet kryesore:
“Bujku”: Institucionet nuk rrëzohen me kallashnikovë;
Sali Berisha: Njësi policore evropiane të domosdoshme në bashkëpunim me ato vendore;
Eksodi i refugjatëve shqiptarë për në Itali po vazhdon;
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Komisariati për Refugjatë i OKB-së e ndihmojnë Shqipërinë;
Në Shqipërinë Jugore gjendja jashtë kontrollit;
U dogj biblioteka universitare në Kamëz;
Në Lezhë shërohen 50 të plagosur;
Stabilizohet situata në Pukë;
Asambleja parlamentare e KE-së mbështet Shqipërinë;
Situata në Korçë edhe më tej e tensionuar;
Koment i gazetës gjermane “Die Velt” për ngjarjet në Ballkan;
Greqia pritet t’i ndajë Shqipërisë 80 milionë dollarë;
Pritet rifillimi i punës së aeroportit të Rinasit;
SHBA: Shqipëria është një problem evropian dhe ajo duhet ta ndihmojë;
Mbledhje e KS të OKB-së për situatën në Shqipëri;
Tansu Çiler: “Turqia nuk mund të qëndrojë pasive përpara krizës në Shqipëri”;
Beogradi i bën shantazh OSBE-së;
U promovua libri “Letra shqipe” i Sabri Hamitit;
Botues nga Kosova marrin pjesë në Panairin e Librit dhe Shtypit;
Parlamenti maqedon vazhdon diskutimet për marrëdhëniet ndërnacionale;
SHHB “Nëna Tereze” nga Struga grumbullon ndihma për Shqipërinë;
Mbrëmë në Pejë një serb plagosi një grua shqiptare;
Policia serbe keqtrajtoi katër studentë.
19 mars 1999
Edicioni i orës 13:00:
Konferencë për gazetarë e Xhemail Mustafa, këshilltar për informim i Kryetarit Rugova;
Delegacioni i Kosovës: “Kosova pret vendosjen e trupave të NATO-s për implementimin e marrëveshjes”;
Në afërsi të fshatit Bishtazhin u gjet trupi i pajetë i Ferid Domit nga Gjakova;
Mitrovicë: Forcat serbe sulmuan edhe sot pozicionet e UÇK-së;
Granatime në drejtim të Obrançës e Katunishtës – ardhje të reja të forcave serbe në Kosovë;
Kufomat e gjetura dje në Peran dyshohet të jenë të Nazmi Ismajlit e Ismet Beqirit;
Vushtrri: Forcat serbe edhe gjatë natës granatuan Beçukun, Pantinën dhe Okrashticën;
Kaçanik: Një konvoj i madh i forcave serbe u vendos në fshatin Llanishtë;
Në vendkalimin kufitar Kosovë-Maqedoni policia serbe arrestoi një shqiptar;
Mbrëmë dhe sot në Mitrovicë pati lëvizje civilësh të armatosur serbë;
Istog: persona të armatosur tentuan të kidnapojnë një shqiptar nga Kashica;
Mitrovicë: Mësimi fillon sërish më 22 mars;
Klark: “Mbetet real opcioni për bombardimin e caqeve në Serbi”;
Liderët fetarë të Kosovës bëjnë thirrje për zgjidhje paqësore;
Aksion kundër urisë në komunën e Malishevës;
MPJ e Shqipërisë përgënjeshtron agjencinë “Beta”;
Kërkohen të dhëna për familjen e Agim Zenelit nga Jabllanica;
G.Svillanoviq: “Dikush dëshiron përsëri të ndodhë beteja e Kosovës dhe veten ta shpallë car Llazar”;
Boris Majorski hodhi poshtë pohimet e palës serbe se nuk ka pasur ndonjë dokument për Kosovën;
Një gjeneral serb thotë se serbët nuk do të heqin dorë nga vendimi që të mbrojnë Kosovën me çdo kusht;
Afër fshatit Kabash të Prizrenit u vra një ushtar serb;
Rusia i bën thirrje Beogradit të nënshkruajë marrëveshjen politike për Kosovën.
Edicioni i orës 14:30:
Klintoni bisedon sot për Kosovën me udhëheqësit e Kongresit;
Zëdhënësja e UNHCR-së paraqiti shifra alarmante rreth të zhvendosurve dhe refugjatëve kosovarë;
Klinë: Nuk dihet për fatin e disa civilëve shqiptarë;
Nuk dihet për fatin e disa banorëve të komunës së Prizrenit;
Tash dy ditë nuk dihet për fatin e dy shqiptarëve nga komuna e Malishevës;
Në Kabash të Prizrenit u vra luftëtari i UÇK-së, Rexhep F. Kukaj;
Vushtrri: Forcat serbe po shtijnë drejt fshatit Beçuk;
Policia serbe bastisi shtëpitë e tre shqiptarëve në Dushanovë;
PPT përkrah nënshkrimin e marrëveshjes për Kosovën;
Persona të maskuar plaçkitën një familje shqiptare;
Pejë: Një banor i Raushiqit vazhdon të mbahet në arrest;
Obiliq: Forcat serbe po legjitimojnë civilë shqiptarë në fshatin Vodicë.
Edicioni i orës 18:00:
Misioni i OSBE-së në Kosovë evakuohet, perëndimorët konsultohen për përgjigje ndaj Beogradit;
Bastisje, arrestime dhe lëvizje të forcave serbe komunën e Deçanit;
Forcat serbe po djegin lagjen e Prekazëve në Bukosh.
Qeveria dënon provokimet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën
Goditen objektet e gazit në Katar dhe Iran, fluturojnë çmimet në Evropë dhe Britani
Shqipëria renditet e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026
Dënohen me 75 vjet burgim të akuzuarit për 400 kilogramët e kokainës
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 19 mars, në vitet nëntëdhjetë
REL:Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës: Kurti i quan agresore, KFOR-i thotë se s’përbëjnë rrezik
Finalizohet segmenti 9.6 km i rrugës Prishtinë-Mitrovicë
Kosova po ngjitet në listën e lumturisë globale
Kryetari i Prishtinës nderon aktoren Fatlume Bunjaku për suksesin në Berlinale
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet nga UBT3 months agoZgjerimi urban i Prishtinës analizohet shkencërisht në një temë masteri nga studentja e UBT-së, Eglantina Buja
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
