Lajmet

Hetimi gjen gabime serioze të sigurisë në rrjetin hekurudhor grek

Kjo pas aksidentit që vrau 57 njerëz muajin e kaluar.

Published

on

Mbikëqyrja hekurudhore e Greqisë të premten tha se një hetim kishte zbuluar shenja serioze të trajnimit të dobët midis stafit në detyrë gjatë tragjedisë më vdekjeprurëse të trenit në vend, e cila vrau 57 njerëz muajin e kaluar.

Autoriteti Rregullativ për Hekurudhat (RAS) në një deklaratë tha se mangësitë përbënin një kërcënim “të menjëhershëm dhe serioz” për sigurinë publike, pasi gjeti “mungesë provash” se drejtuesit e stacioneve të punësuar së fundmi kishin përfunduar trajnimin bazë të kërkuar.

Ai fajësoi Organizatën Shtetërore të Hekurudhave Greke që zotëron rrjetin për trajnimin “të papërshtatshëm” të personelit.

Hetimi nisi më 3 mars, tre ditë pasi dy trena u përplasën, duke vrarë 57 persona.

Fatkeqësia ka shkaktuar javë protestash dhe herë pas here të dhunshme dhe ka ngritur presion të madh mbi qeverinë konservatore të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis përpara zgjedhjeve që priten në maj./UBTNews/

Aktualitet

​26 vjet nga themelimi i TMK-së

Published

on

Sot bëhen 26 vjet nga themelimi i Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në TMK.

Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë në vitin 1999 filloi edhe transformimi i UÇK-së, duke përfunduar në vitin 2000 dhe udhëheqës i parë i TMK-së u emërua Gjeneral-lejtnant, Agim Çeku.

Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara, ndihma në pastrimin e fushave të minuara, ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet.

TMK-ja u themelua në kohën e fillimit të organizmit institucional të vendit, që po ndodhnin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, e cila rritej e forcohej por në kushte jo të mira dhe paga të ulëta.

Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradi, “Standardet për Kosovën”, në të cilën parashihej edhe shpërbërja e TKM-së, dhe krijimi i një force të re.

“Do të krijohet një forcë e re, profesionale dhe shumë-etnike për sigurinë e Kosovës, e cila do të jetë e armatosur lehtë dhe do të jetë e aftë të mbulojë nevoja të caktuara të sigurisë sipas Shtesës VII të kësaj marrëveshje. Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pasi e arritën qëllimin e tyre, duke përfshirë këtu lehtësimin e rindërtimit pas lufte të Kosovës. Ato do të shpërndahen 1 vit pas miratimit të kësaj marrëveshjeje”, shkruhej në Planin e Ahtisaarit.

Shpërbërja e TMK-së është bërë me pajtimin e të gjithë faktorëve relevantë vendorë dhe të huaj./ S.K/KP/

Continue Reading

Bota

Izraeli kryen sulme ajrore në Libanin jugor

Published

on

Izraeli ka kryer një valë të madhe sulmesh ajrore në Libanin jugor, duke thënë se po synonte pozicionet e grupit të armatosur Hezbollah të mbështetur nga Irani.

“Sulmet erdhën pasi u lëshuan paralajmërime për evakuim për disa vende. Nuk ka pasur raportime të menjëhershme për viktima”, shkruan BBC.

Izraeli ka kryer sulme ajrore ndaj njerëzve dhe vendeve që sipas tyre thonë se janë të lidhura me Hezbollahun pothuajse çdo ditë, pavarësisht një marrëveshjeje që i dha fund luftës me grupin në nëntor.

Kryeministri libanez i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i kërkojë Izraelit të ndalojë atë që ai e përshkroi si kërcënime dhe sulme, dhe të përmbushë detyrimet e tij të armëpushimit./S.K/KP/BBC

Continue Reading

Aktualitet

Kryeparlamentari Basha priti në takim ambasadorin e Malit të Zi

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka pritur në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Në këtë takim Basha dhe Çobaj diskutuan për fuqizimin e lidhjeve parlamentare mes Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Malit të Zi, si dhe për rritjen e bashkëpunimit në fusha kyçe, si aspektet politike, ekonomike dhe ato të sigurisë në rajon.

Kryetari i Kuvendit theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe përpjekjeve të përbashkëta në proceset integruese evropiane si dhe nevojën për mbështetje nga Mali i Zi në përballimin e sfidave që Kosova ka përballë qasjes së Serbisë, duke kërkuar qëndrime të përbashkëta dhe të palëkundura në mbrojtje të stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

Basha e falënderoi ambasadorin e Malit të Zi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu përkushtimin e tij që marrëdhëniet mes dy parlamenteve të thellohen edhe më shumë në të ardhmen, në dobi të paqes, progresit dhe mirëqenies së qytetarëve në të dy anët e kufirit./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Bibloteka Kombëtare merr ngjyrë ari në ndërgjegjësim të muajit për kancerin në fëmijëri

Published

on

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin në fëmijëri janë ndriçuar me ngjyrë ari kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës nga Organizata Action for Health.

Drejtoresha e Action for Health, Nezaqete Rukovci, tha se kjo ngjyrë simbolizon luftën kundër kancerit të fëmijërisë.

“Kjo dritë e verdhë që është një simbol ndërkombëtarë për fëmijët është shprehje e guximit, forcës dhe përballjes së tyre. Ne jemi këtu bashkë me iu tregu se në rrugëtimin drejt shëndetit nuk janë vetëm dhe për t’iu dhënë kurajo se bashkë ta kalojmë këtë sfidë”, tha ajo.

Krahas anëtarvëve të kësaj organizate i pranishëm ishte edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara