Sport

Hernandez humbet sezonin si pasojë e lëndimit

Franca e ka konfirmuar që Hernandez ka këputur ligamentet e tij.

Published

on

Kombëtarja e Francës e ka konfirmuar shkallën e lëndimit të mbrojtësit, Lucas Hernandez, dhe ky lajm nuk është aspak i mirë.

Franca e ka konfirmuar që Hernandez ka këputur ligamentet e tij në fitoren e mbrëmshme 4:1 kundër Australisë.

Si pasojë e këtij lëndimi, Hernandez do të mungojë në pjesën e mbetur të Kupës së Botës si dhe në pjesën e mbetur të sezonit.

Continue Reading

Sport

“Shqiponjat e Kastriotit” dominojnë në Spanjë

Published

on

By

Pilotët e rinj nga Shqiponjat e Kastriotit kanë shkëlqyer në garën ndërkombëtare të paraglidizmit në disiplinën Accuracy Landing, e mbajtur në Alicante, duke dominuar konkurrencën me rezultate të jashtëzakonshme.

Në këtë garë morën pjesë 115 pilotë, ndërsa vetëm 61 prej tyre arritën të kualifikohen për fazën konkurruese. Ekipi nga Kosova u dallua me performancë të lartë, duke fituar shumicën e medaljeve kryesore.

Talenti 14-vjeçar Arbër Shala zuri vendin e parë, duke hyrë në histori të këtij sporti, ndërsa Migjen Shala u rendit i treti dhe Lisjeta Thaqi përfundoi në vendin e pestë. Në konkurrencën e femrave, Lisjeta Thaqi fitoi vendin e parë, ndërsa Anisa Shala u rendit e katërta.

Dominimi vazhdoi edhe në kategorinë e juniorëve, ku Arbër Shala fitoi sërish vendin e parë, ndërsa vendi i dytë i takoi Anisa Shalës.

Sukseset individuale u kurorëzuan edhe me triumfin ekipor, ku Kosova zuri vendin e parë, duke dëshmuar nivelin e lartë të përgatitjes dhe punës së vazhdueshme të klubit nën drejtimin e trajnerit Fanol Shala.

Continue Reading

Lajmet

Rezultate të javës së 32-të në Superligën e Kosovës

Published

on

By

Në kuadër të javës së 32-të të Superliga e Kosovës janë zhvilluar disa ndeshje interesante, me rezultate të ngushta dhe surpriza në disa përballje.

Drita ka fituar në udhëtim ndaj KF Prishtina e Re me rezultat 0:1.

Malisheva ka mposhtur FC Prishtina me rezultat 0:1.

Ndeshja mes Gjilani dhe Ferizaj është mbyllur baraz 1:1.

Drenica ka arritur fitore ndaj Dukagjini me rezultat 1:0.

Ndërsa Llapi ka triumfuar në transfertë ndaj FC Ballkani me rezultat 0:1.

Në përgjithësi, java e 32-të ka sjellë rezultate të rëndësishme që ndikojnë në garën për kreun dhe mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.

 

Continue Reading

Sport

Arbnor Ramadani shpallet “Ylli i Javës”

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superliga e Kosovës, “Albi Mall”, ka vazhduar ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili për javën e 32-të i është dhënë futbollistit të KF Llapi, Arbnor Ramadani.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili e ka shpallur Ramadanin lojtarin më të dalluar të javës në elitën e futbollit kosovar.

Pas marrjes së çmimit, Ramadani u shpreh i kënaqur për vlerësimin, duke theksuar rëndësinë e ekipit dhe përkushtimin për ndeshjet e radhës. Ai tha se përballja me FC Ballkani ka qenë e vështirë, por ekipi ka hyrë në fushë me motivim maksimal për rezultat pozitiv.

Futbollisti i Llapit shtoi se skuadra synon të përmirësojë formën dhe të shmangë zonën e barazhit, duke theksuar se do të japin maksimumin në ndeshjet e mbetura të sezonit.

Në fund, Ramadani falënderoi FFK-në për vlerësimin dhe ia dedikoi çmimin bashkëlojtarëve të tij, duke theksuar se ky sukses është rezultat i punës ekipore.

Continue Reading

Sport

Inter Milan shpallet kampion i Italisë për herë të 21-të

Published

on

By

Inter Milan është shpallur kampion i Italisë për herë të 21-të në histori, duke siguruar matematikisht titullin në Serie A pas fitores 2:0 ndaj Parma.

Ndeshja e javës së 35-të u vendos në Stadio Giuseppe Meazza, ku Interi e mbylli punën që në pjesën e parë dhe e vulosi triumfin në minutën e 80-të.

Golat për zikaltërit u shënuan nga Marcus Thuram në minutën e 45+1 dhe nga Henrikh Mkhitaryan në minutën e 80-të.

Me këtë fitore, Interi shkon në 82 pikë, duke krijuar avantazh të pakapshëm prej 12 pikësh ndaj Napoli, tri xhiro para fundit të sezonit.

Ky është titulli i 21-të kampion për Interin, i cili rikthehet në majat e futbollit italian pas suksesit të dy viteve më parë, kur fitoi edhe titullin e 20-të. Rivaliteti historik në Itali vazhdon të dominohet nga Juventus me 36 tituj, ndërsa Interi tashmë renditet i dyti, para AC Milan që ka 19 trofe.

Continue Reading

Të kërkuara