Lajmet

“Hera e dytë që vdes”, fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi, Jelinek, përgënjeshtron lajmin e vdekjes së saj

Published

on

Mediat në Gjermani dhe Austri riprodhuan të martën lajmin e rremë për vdekjen e autores fituese të Çmimit Nobel për letërsi, Elfriede Jelinek, e cila megjithatë siguroi Agence France-Presse se ishte mirë.

“Përsëri? Kjo është hera e dytë që vdes. Më ndodhi edhe mua vitin e kaluar. Por unë jam ende këtu”, komentoi me humor shkrimtarja 78-vjeçare.

Informacioni u postua në X, në një llogari që supozohej se i përkiste një dege të një shtëpie botuese gjermane, dhe u riprodhua nga mediat, duke provokuar reagime të forta emocionale në faqet e rrjeteve sociale.

“Kjo është hera e dytë që vdes”, tha fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi, Jelinek, për lajmin e vdekjes së saj në media.

Para se e njëjta llogari të postonte një mesazh që zbulonte se ishte mashtrim, i krijuar “nga unë, gazetari italian Tommaso Debenedetti”, shtëpia botuese Rowohlt Verlag, titulli dallues i së cilës u përdor për të përhapur mashtrimin makabër nëpërmjet një llogarie të rreme, e mohoi informacionin nëpërmjet X dhe Facebook.

Tommaso Debenedetti, të cilin disa media e paraqesin si një “mësues shkolle të mesme në Romë”, ka përhapur lajme të rreme në internet për vite me radhë, për të treguar pakujdesinë e gazetarëve që nxitojnë t’i ritransmetojnë ato pa i verifikuar.

Politikanët janë mashtruar gjithashtu. Më 2022, një anëtar i parlamentit bëri thirrje për një minutë heshtje gjatë një takimi të komisionit parlamentar për të përkujtuar vdekjen e ish-kancelarit austriak Franz Wranitzky, informacioni për të cilin u përhap nga i njëjti burim.

Elfriede Jelinek, një banore e Vjenës, është ndër shkrimtarët e gjuhës gjermane që po lexohen gjithnjë e më shumë, veçanërisht në Francë.

Romani i saj Pianistja u adaptua në një film nga Michael Haneke (Mësuesja e Pianos, 2001).

Në vitin 2004, ajo iu bashkua rrethit shumë të vogël të grave që janë vlerësuar me Çmimin Nobel në Letërsi.

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Lajmet

​Ish-lojtari i Real Madridit pëson goditje në tru

Published

on

Ish-futbollisti holandez, Royston Drenthe, ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor në spital.

“Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Ai po trajtohet dhe është në duar të sigurta. Familja e tij kërkon paqe dhe privatësi gjatë kësaj periudhe, për t’i mundësuar shërimin e plotë,” thuhet në njoftimin e klubit në Instagram.

Drenthe, i cili u konsiderua një prej talenteve më premtues të futbollit holandez, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë pas transferimit te Real Madridi. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në Spanjë, Angli, Rusi, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa futbollin aktiv e përfundoi në Holandë në vitin 2019.

Lajmi është konfirmuar edhe nga FC Der Rebellen, ekipi i ish-lojtarëve profesionistë ku bën pjesë edhe 38-vjeçari.

Pas tërheqjes nga futbolli, Drenthe iu përkushtua muzikës dhe prej vitit 2023 punon si komentator në kanalin holandez Ziggo Sports./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara