Lajmet

Helmimi në Deçan, gjenden edhe tri lloje të baktereve

Në mostrat e dërguara janë detektuar Norovirus GI/GII, Enteropathogenic E.Coli (EPEC) dhe Enterotoxigenic E.Coli (ETEC).

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë se janë gjetur edhe disa lloje të baktereve në mostrat e testuara të pacientëve në Deçan që po dyshohet se janë helmuar nga uji.

“Në vazhdën e hulumtimit epidemiologjik në terren ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e e shkaktarit të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit: Në dy mostrat e fecesit të dërguara më datën 15 korrik 2021, për testim në laboratoret jashtë Kosovës, janë detektuar Norovirus GI/GII, Enteropathogenic E.Coli (EPEC) dhe Enterotoxigenic E.Coli (ETEC)”.

“Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal janë duke vazhduar për detektim të patogjenëve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar. Për të gjitha informacionet dhe rezultatet laboratorike që do marrim, do të informojmë me kohë qytetarët”.

IKSHPK ka dhënë edhe disa rekomandime:

Rekomandime:

1. Të shtohet kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor për ngritjen e nivelit të raportimit të rasteve dhe saktësin e të dhënave për pacientët.
2. Të shtohet kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Mjedisor në identifikimin e kyqjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.
3. Në mungesë të ujit nga rrjeti i ujësjellësit të sigurohet uji higjienik për pije nga cisternat e kompanisë ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit, pa marrë parasysh a kanë apo jo raste të dyshimta me simptoma gastrointestinale.
4. Të bëhet furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe për përgatitje të ushqimit.
5. Pas rikthimit të ujit në rrjet rekomandohet që uji të përdoret vetëm për amvisëri dhe higjienë deri në rekomandimin e ri.
6. Kompania ujore publike të përforcojë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojë ujin.
7. Ujësjellësi të furnizojë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal për të pamundësuar kontaminimin dhe për të parandaluar epidemitë hidrike.
8. Ekipet e ujësjellësit rajonal të debllokojnë nyjet e kanalizimeve dhe të gjejnë pikat e dobëta në rrjet ku përzihet uji i ujësjellësit me kanalizim dhe gropa septike.
9. Të ndalohet dhe ndërpritet rreptësisht kyçja e puseve (bunarëve) në rrjetin e ujësjellësit.
10. Të aplikohet respektimi i zonave të sigurisë.
11. Të bëhet pastrimi me tretje hiperklorike i kaptazhave dhe rrjetit shpërndarës.
12. Të bëhet instalimi i klorizimit të vazhdueshëm.
13. Të realizohet monitorimi i sforcuar i ujit në të gjithë rajonin.
14. Të ofrohet ndihma e nevojshme për të gjithë pacientët e sëmurë.
15. Larja dhe dezinfektimi i shpeshtë e duarve dhe higjiena personale.
16. Kujdes i shtuar gjatë përgatitjes, konsumimit dhe ruajtjes së ushqimit.

Lajmet

Armë, granata dhe municion sekuestrohen në Pejë e Deçan

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara të armëmbajtjes pa leje në Pejë dhe Deçan.

Në Pejë, gjatë kontrollit të një lokacioni më 23 shtator, janë gjetur një armë AK-47, dy mitralozë të lehtë, një pushkë përsëritëse, pesë granata dore, shtatë karikatorë dhe rreth 510 fishekë. Armët dhe municioni janë tërhequr nga njësiti i FSK-së për shkatërrim.

Ndërsa në Deçan, një person është identifikuar pasi në një video-incizim shihet duke shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët.

Të dyja rastet janë iniciuar në konsultim me prokurorin dhe mbeten në procedurë hetimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Prizren, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur më 23 shtator rreth orës 18:20. Vdekja e drejtuesit të motoçikletës është konstatuar nga ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesja e dyshuar e veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tentim-vrasje në Obiliq, i dyshuari në kërkim policor

Published

on

Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në Obiliq, më 23 shtator rreth orës 18:20.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur tri gëzhoja.

Në konsultim me prokurorin, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona arrestohen në Prishtinë për fajde dhe kanosje

Published

on

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Kanosje”.

Sipas Policisë së Kosovës, hetimet lidhen me periudhën 2021–2026, ndërsa arrestimi i të dyshuarve është bërë më 23 shtator 2026.

Gjatë kontrolleve në dy lokacione, policia ka sekuestruar tre telefona celularë dhe prova të tjera materiale që do të përdoren në procedurën penale.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara