Kuriozitete

Hedy Lamarr, gruaja që shpiku teknologjinë Wi-Fi

Hedy ishte e para që shpiku një sistem sinjalizimi bazuar në variacionet e frekuencave.

Publikuar

Hedy Lamarr (1914-2000) e ndihmuar nga George Antheil (1900-1959) ishin të parët që shpikën një sistem sinjalizimi bazuar në variacionet e frekuencave.

Fillimisht, ideja ishte për të ndaluar bllokimin e sinjaleve të radios të marinës amerikane nga armiku i tyre në Luftën e Dytë Botërore, njofton UBT News.

Shpikja e Hedy-t ishte një hap jetik në zhvillimin e Wi-Fi. Megjithëse Hedy Lamarr dhe George Antheil morën me sukses një patentë për idenë e tyre në 1942, ajo nuk u njoh deri shumë vite më vonë kur një version i përditësuar u përdor gjatë krizës së raketave Kubane në 1962.

Punimi u vu në bazë të teknikës së transmetimit, që përdoret në telefoninë celulare për transmetimin e të dhënave Bluetooth dhe në rrjetet Wireless.

Megjithatë, Hedy Lamarr nuk ishte vetëm një shkencëtare, ajo ishte edhe një aktore shumë e famshme e Hollivudit në vitet 1930 dhe 1940./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Jahti i dikurshëm i Sadam Huseinit tani një atraksion i pazakontë

Jahti 121 metërsh, i njohur me emrin “al-Mansur”, ishte simbol i pasurisë dhe fuqisë së Sadamit.

Publikuar

nga

I përmbysur në një lum në Irakun jugor, rrënojat e ndryshkura të një jahti që i përkiste Sadam Huseinit përkujtojnë sundimin e tij të hekurt që përfundoi me pushtim nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dy dekada më parë.

Jahti 121 metërsh, i njohur me emrin “al-Mansur”, ishte simbol i pasurisë dhe fuqisë së Sadamit kur u ndërtua në vitet 1980. Aktualisht shërben si destinacion për vizitorët dhe peshkatarët që ngjiten në bord dhe pinë çaj.

“Kur ishte nën pronësi të ish-presidentit, askush s’mund t’i afrohej”, tha peshkatari Hussein Sabahi.

“Nuk mund ta besoj se ky i takonte Sadamit dhe tani unë po lëviz përreth tij”, shtoi ai.

Ish-presidenti dha urdhër që jahti të qëndronte në Umm Qasr në Basra për t’u ruajtur disa javë, pas nisjes së pushtimit më 20 mars të vitit 2003.

Ky është një nga tri jahtet në pronësi të Sadamit. Ai mund të strehonte deri në 200 të ftuar dhe ishte i pajisur me një platformë helikopterike./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Stacioni i braktisur i trenit kthehet në hotel luksoz

Godina ndodhet në malet Pirenj.

Publikuar

nga

Një stacion treni i braktisur gjysmë shekulli më parë po rikthehet në jetë në formën e një hoteli lusoz. Godina, e vlerësuar si një ndër më të bukura në zonë, ndodhet në malet Pirenej, i mbuluar nga bora në luginën Aragon të Spanjës.

Në përurimin e stacionit në vitin 1928 morën pjesë Mbreti i Spanjës dhe Presidenti i Francës, pasi ndodhet shumë pranë kufirit mes dy shteteve. Gjatë Luftës II Botërore, Canfranc ishte epiqendër e arrestimeve, operacioneve spiunazhi dhe trafikut të arit. Ndërsa në vitin 1970 mbylli përfundimisht dyert.

Tani, pas 50 vitesh, një grup hotelier vendosi t’i rihapë ato, duke e transformuar plotësisht godinën. Klientët e parë u pritën në janar të këtij viti dhe shumë të tjerë parashikohet ta vizitojnë atë. “Jemi shumë të lumtur që stacioni i trenit jeton sërish”, tha për CNN kryebashkiaku i Canfranc, Fernando Sanchez Morales.

Rinovimi i stacionit dhe transformimi në hotel është realizuar nga arkitekti spanjoll Fernando Ramirez de Dampierre, i cili është kujdesur të ruajë edhe historinë e kësaj “ure lidhëse” mes Spanjës e Francës.

Gjatë Luftës II Botërore, para se kontrollin e stacionit ta merrnin nazistët, ajo ishte porta dalëse e hebrenjve që kërkonin t’i shpëtonin përndjekjes. “Në periudhën 1940-42 mijëra hebrenj u larguan përmes këtij stacioni për në Lisbonë dhe më pas në SHBA”, thotë për CNN gazetari Ramón Javier Campo Fraile, njohës i historisë. Prej aty kanë kaluar edhe spiunët që i bashkoheshin rezistencës antinaziste franceze, të cilët merrnin e jepnin mesazhet e Aleatëve.

Por në vitin 1942 nazistët morën kontrollin e Canfranc dhe e mbajtën atë deri në qershor 1944. Ishte e vetmja zonë e Spanjës e pushtuar prej tyre. Gjermanët kontrollonin trafikun e arit aty. Zërat qarkullonin prej kohësh, por vetëm në vitin 2000 ato u konfirmuan. “Rreth 86 tonë ar ka kaluar aty në vitet 1942 dhe 1943”, tha Campo Fraile për CNN.

Për të mos humbur historinë, arredimi i brendshëm i hotelit frymëzohet nga stili i viteve 1920, por edhe trashëgimia e vetë Canfranc. Hoteli ka 104 dhoma, 4 prej të cilave suita. Gjithashtu ka një qendër spa, një pishinë dhe tre restorante./syri.net

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Çfarë duhet të dini për vlerën Pi?

Ky koncept matematikor ekziston qe mijëra vjet, por filloi të njihej me këtë shkronjë greke në fund të viteve 1700.

Publikuar

nga

Pi është raporti i perimetrit të një rrethi me diametrin e tij, ose afërsisht 3.14. Dita e Pi është 14 marsi, dhe kjo në Shtetet e Bashkuara shkruhet 3/14. 14 marsi është po ashtu ditëlindja e Albert Ajnshtajnit.

Fizikani Larry Shaw nisi Ditën e vlerës Pi në vitin 1988 në Exploratorium të San Franciskos për të festuar numrin e famshëm dhe matematikën në përgjithësi. Në vitin 2009, Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA kaloi një rezolutë për ta njohur Ditën e vlerës Pi.

Ky koncept matematikor ekziston qe mijëra vjet, por filloi të njihej me këtë shkronjë greke në fund të viteve 1700. Filologu William Jones filloi ta përdorë këtë simbol në vitin 1706, por u bë i famshëm nga matematicieni Leonhard Euler.

Nëse nuk jeni matematicien ose shkencëtar, ndoshta nuk e hasni shumë shpesh vlerën Pi. Por kjo vlerë është thelbësore për llogaritjet në matematikë, inxhinieri, ndërtim, fizikë dhe eksplorimin e hapësirës./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pse dritaret në avion kanë një vrimë të vogël?

Xhami është thjesht për të mbrojtur tjetrin.

Publikuar

nga

Kur udhëtoni me avion, shumë pasagjerë zgjedhin sediljen e dritares dhe jo atë në korridor. Pamja nga lart që ofrojnë avionët është padyshim unike sidomos nëse kaloni mbi pika të caktuara. Kjo është arsyeja pse shumica e njerëzve zgjedhin këtë pozicion pranë dritares ovale. 

Nëse i përkisni kësaj kategorie, mund të keni vënë re zbrazëtinë e vogël që ekziston. Ndoshta jo, pasi është një vrimë shumë e vogël.

Herën tjetër do të shihni se përbëhet nga tre panele. Ato janë bërë nga materiali akrilik. Xhami i brendshëm i dritareve në aeroplan, i cili ndonjëherë quhet “seksioni zero”, është thjesht për të mbrojtur tjetrin. Tjetra është xhami i mesëm, i cili ka këtë vrimë të vogël në të. Kjo quhet edhe “ndezje”. Në fund është xhami i jashtëm që është më i rëndësishmi. Por cila është arsyeja? Ndërsa një avion ngjitet lart, presioni i ajrit në kabinë rritet. Në të njëjtën kohë, sistemi i kompresimit në aeroplan e mban presionin e kabinës në një nivel të rehatshëm dhe të sigurt. Çfarë do të thotë kjo? Që presioni brenda avionit gjatë fluturimit është zakonisht shumë më i lartë se presioni jashtë.

Në thelb, dy xhamat e jashtëm të dritareve të kabinës në aeroplan janë projektuar për të përballuar këtë ndryshim presioni midis kabinës dhe qiellit. Qëllimi i kësaj vrime të vogël të ventilimit në “dritaren e mesme” është të lejojë që presioni të barazohet midis dhomës së pasagjerëve dhe hendekut midis dy dritareve të brendshme dhe të jashtme. Kështu që presioni i kabinës mbi avionët gjatë fluturimit zbatohet vetëm në xhamin e jashtëm.

Gjithashtu, ka edhe një funksion tjetër të vrimës në avion: Të çlirojë lagështinë nga hapësira e ajrit dhe të parandalojë formimin e ngricave në dritare apo edhe mjegullimin e saj./syri.net

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara