Lajmet

Haziri: Qeveria të merret më seriozisht me pandeminë

Published

on

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se 936 raste aktive në Gjilan janë gjendje alarmi për të gjitha institucionet jo vetëm në nivelin lokal, sepse është numri më i madh që nga fillimi i pandemisë në Gjilan dhe shifrat paralajmërojnë që duhet të ketë një vendosmëri institucionale karshi COVID-19.

“Në Gjilan po shënojmë një rekord të zi dhe Komiteti i Emergjencave, është vazhdimisht duke punuar 7 ditë në javë, në monitorimin e gjendjes, zbatimin e detyrave për parandalim, e deri te shërbimet shëndetësore që u jepen qytetarëve të infektuar në shtëpi nga ekipet mjekësore. Numri kaq i madh i të infektuarve lidhet edhe me numrin e madh të mërgimtarëve që i kemi edhe në këtë javë në Gjilan, por veprimet e shtetit duhet të jenë më të ashpra, por me arsyeshmëri maksimale për ta mbrojtur qytetarin përmes masave dhe respektimit të tyre”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai më tej potencoi se “Mësimdhënësit, shërbimete hoteliere, mjekët dhe qytetarët në përgjithësi duhet të vaksinohen. Unë kam reaguar dhe kjo tashmë është e ditur se më 1 shtator asnjë mësimdhënës nuk mund të shkoj në shkollë e të dal para nxënësve, nëse nuk e ka konfirmimin e vaksinimit, ose testin ditor për Covid-19. Duhet të mundësohet nga ana e qeverisë që me ekipe shtesë, me punësime të përkohshme të rriten kapacitetet dhe vaksinimi të bëhet 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë për imunizim të përgjithshëm më të shpejtë. Nuk jemi në gjendjen që të lejojmë komoditet”.

Gjendja është alarmante edhe në Spitalin e Përgjidhshëm që jep shërbime për gjithë lindjen e Kosovës, luginën e Preshevës dhe nëse mbushen spitalet me të infektuar, atëherë alarmi do të bartet edhe në QKUK.

“Masat e fundit të marra nga qeveria janë masa selektive dhe jo në bazë të vlerësimit të drejtë, sepse është dashur që me masa të ashpra, të niset që nga administrata e shtetit, jo vetëm nga sektori privat. Sot disa shërbime si lokalet e natës, dasmat etj, janë sanksionuar brenda ditës, kurse disa kategori të tjera u është dhënë afat të përgatiten. Kërkoj nga qeveria e Kosovës që ta trajtoj me seriozitet më të lartë infeksionin dhe pandeminë COVID-19 në përgjithësi. Kemi të prekur grupmoshat e reja dhe një numër shumë të madh të mërgimtarëve me infeksion”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri./UBTNews

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Rajoni

Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në konferencën ndërkombëtare të projektit COWEB në Sarajevë

Published

on

Profesorët Dr. Engelbert Zefaj dhe Dr. Mentor Shaqiri përfaqësuan UBT-në në konferencën punuese ndërkombëtare të projektit COWEB, e cila u mbajt në Sarajevë, në ambientet e International Burch University.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga universitete partnere të rajonit prezantuan punimet dhe rezultatet e tyre kërkimore, duke ndarë përvoja mbi zhvillimin e praktikave të reja në mësimin virtual bashkëpunues.

Në këtë kuadër, profesori i UBT-së Dr. Engelbert Zefaj mbajti një prezantim me temën: “Kultura dhe Ndërkulturaliteti në Mësimin Virtual Bashkëpunues (VCL): Ndikimet Pedagogjike dhe Vlerësimi i Studentëve”, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndikimin pozitiv të tij në përmirësimin e përvojës së të nxënit.

Projekti COWEB ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunim ndërkombëtar virtual, duke promovuar pedagogji inovative dhe bashkëkrijimin e përmbajtjeve digjitale që forcojnë aftësitë dhe kompetencat e shekullit XXI.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë projekt, UBT vazhdon të dëshmojë rolin e tij si një ndër institucionet lidere në avancimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Të kërkuara