Lajmet

Haziri: Kujdes maksimal, COVID-19 nuk është larguar

Published

on

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes me COVID-19, në takimin e mbajtur sot të kryesuar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vlerësuar gjendjen e përgjithshme të përballjes me pandeminë Covid-19 dhe procesin e vaksinimit.

Kryetari Haziri ka kërkuar respektimin e rekomandimeve të IKSHPK dhe në bazë të vlerësimeve të fundit del se prej 19534 mostra të marra deri më tani, 668 qytetarë janë aktualisht pozitiv.

“Edhe pas vlerësimeve të fundit që sot kemi bërë të përballjes me pandeminë dhe procesin e vaksinimit del se me gjendje më të rëndë janë 80 qytetarë të shtruar në Spitalin Regjional, por kronika e zezë është vështirësia më e madhe që e kemi në këtë rrugë të vështirë, kur nga jeta ndahen qytetarët tanë dhe numri i tyre, deri më tani është gjithsej 131 të vdekur. Solidarizohemi me të gjitha familjet që kanë humbur jetën. Edhe Komiteti i Emergjencave në Gjilan ka humbur një anëtar të vetin, Ymer Demollin, i angazhuar 24 orë dhe 7 ditë për të parandaluar Covid-in, por fatëkeqësisht ai nuk është më në mesin tonë”, ka thënë Haziri, në konferencën për media të së hënës.

Ai ka apeluar që qytetarët e Gjilanit të kenë një kujdes dhe përkushtim të madh në ruajtje të distancës sociale, higjienës personale, pasi, siç tha, nuk është larguar virusi.

“Vaksinimi nuk nënkupton që familja apo personi shpëton nga infeksioni, por duhet vazhdimisht të jemi të kujdesshëm karshi respektimit të masave të reja të cilat janë më të liruara dhe shpresojmë që kujdesi edhe më tutje të jetë në nivelin më të lartë”, ka shtuar Haziri.

Mesazhe për kujdes nga COVID-19 ka dhënë edhe dr. Arbenita Hajdari, drejtoreshë e  QKMF’së, dr. Ajhane Sefiu, drejtoreshë e QRSHP dhe dr. Ukshin Ismajli, drejtor i Spitalit Regjional, derisa kanë konfirmuar se angazhimi i stafit mjeksor është ne nivelin më të lartë të mundshëm.

Në këtë konferencë u konfirmua se deri më tani 836 vaksina janë dhënë për stafin mjekësor dhe të moshuarit mbi 80 vjet.

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medalje evropiane në boks

Published

on

By

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka arritur një tjetër sukses të madh ndërkombëtar duke siguruar medalje në Kampionatin Evropian të Boksit.

Në ndeshjen çerekfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku dominoi tërësisht përballjen ndaj boksieres nga Holanda, Maud van der Toorn, duke e mposhtur me rezultatin e pastër 5:0 me vendim të njëpërfshishëm të gjyqtarëve.

Me këtë fitore, boksierja kosovare ka siguruar të paktën medaljen e bronztë evropiane, ndërsa synon ngjitjen në majën e podiumit.Në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku do të përballet me garuesen që përfaqëson Serbinë, rusen Kristina Kuluhova. Kjo do të jetë një përballje e njohur për kosovaren, e cila e kishte mposhtur Kuluhovën në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

 

Continue Reading

Lajmet

Tahiri kërkon seancë urgjente të Kuvendit për vendimin e Speciales

Published

on

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar mbledhjen urgjente të Kuvendit të Kosovës, një javë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tahiri ka kritikuar mungesën e një qëndrimi institucional dhe ka kërkuar që Kuvendi të miratojë një rezolutë lidhur me vendimin e Speciales.

Ndërkohë, PDK-ja ka proceduar në Kuvend nismën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke propozuar kufizimin e mandatit të Speciales dhe monitorim ndërkombëtar të punës së saj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti takohet me kongresistin Latimer në New York, kërkon që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme amerikane

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në New York me kongresistin amerikan George Latimer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet ekonomike dhe të sigurisë, si dhe për forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Kurti ka thënë se gjatë takimit ka ritheksuar qëndrimin e tij që Kampi “Bondsteel” të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane, duke e lidhur këtë me paqen dhe sigurinë afatgjatë në rajon.

Në takim është diskutuar edhe për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, varrezat masive dhe nevojën për deklasifikimin e dokumenteve dhe hapjen e arkivave nga Serbia.

Kurti ka ngritur gjithashtu çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa ka përmendur edhe rastin e sulmit në Banjskë dhe nevojën, sipas tij, që Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit e tjerë të përballen me drejtësinë në Kosovë.

Kryeministri e ka përshkruar Latimerin si një zë të rëndësishëm në mbështetje të Kosovës, veçanërisht sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO. George Latimer është ndër kongresistët amerikanë që ka mbështetur rezoluta në Kongres për integrimin e Kosovës në NATO./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku takon ambasadorin britanik, diskutojnë zhvillimet politike në Kosovë

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e LDK-së ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas LDK-së, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se ambasadorin e ka njoftuar me qëndrimet e LDK-së për zhvillimet e fundit, duke theksuar përkushtimin e partisë ndaj funksionalitetit të institucioneve demokratike.

Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, si dhe ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara