Lajmet

Haziri: Asnjë pacient s’ka mbetur pa oksigjen

Publikuar

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se ka pasur vështirësi me furnizim të oksigjenit, por nuk ka ndodhur asnjë rast që të mbetet ndonjë pacient pa oksigjen.

“Shpresoj se furnizimi i vazhdueshëm me oksigjen në Spitalin e Përgjithshëm të përmirësohet në ditët në vijim”, ka thënë Haziri.

Sipas Hazirit, komuna që ai drejton është e vetmja që kryen shërbime shëndetësore në shtëpitë e pacientëve të prekur me COVID-19, ku vetëm dje janë bërë 60 kontrolla./UBTNews

Lajmet

Wigemark: EULEX-i do të vazhdojë përkrahjen në sundimin e rendit dhe ligjit

Publikuar

nga

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars Gunnar Wigemark, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe përkushtimin e Qeverisë për forcimin e sundimit të ligjit.

Me këtë rast, ministrja Gërvalla theksoi se Qeveria e Kosovës e ka prioritet çështjen e sundimit të ligjit si element i rëndësishëm edhe për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian e posaçërisht për procesin e liberalizimit të vizave.

Nga ana tjetër shefi i EULEX-it, Wigemark, ka potencuar se do të vazhdojnë përkrahjen konkrete për institucionet e Kosovës në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

6 milionë euro për subvencionimin e bizneseve

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës ka ndarë 6 milionë euro për subvencionimin e bizneseve që janë afektuar nga mbyllja dy javëshe për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në mbledhjen e sotme tha se përmes këtij vendimi do të mbulohet 50 përqind e qirasë dhe pagës në sektorët që janë prekur nga mbyllja.

Krahas kësaj, ekzekutivi ka ndarë edhe rreth 5 milionë euro për sektorin e shëndetësisë dhe zyrtarët policorë të angazhuar në përballjen me pandeminë COVID-19.

Qeveria ndau edhe rreth 3 milionë euro me qëllim të mbulimit të kostos së shtesave për skemat sociale dhe pensionale për muajt prill, maj dhe qershor.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Emërohen anëtarët e ri të Bordit të Telekomit

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar anëtarët e bordit të drejtorëve të Telekomit.

Kryesues i Bordit u emërua Shpëtim Dobra, kurse anëtarë, Sanije Thaçi, Floria Jeliu, Mimoza Vila, Agim Muqaj dhe Remzi Kelmendi./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Agron Llugaliu emërohet drejtor i i Doganës

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës e ka emëruar Agron Llugaliun, drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Qeverisë, emërimi i Llugaliut u bë përmes një procesi transparent e profesional të monitoruar nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.

Në tetor të vitit të kaluar ish-kryeministri Avdullah Hoti kishte emëruar Bajram Rexhen, ushtrues detyre të drejtorit të Doganës së Kosovës./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara