Lajmet

​Haxhiu: Vrasësit e Liridonës duhet të marrin dënimin e merituar

Kështu u shpreh ajo në konferencën “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave”.

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se vrasësit e Liridona Ademajt duhet të marrin dënimin e merituar nga institucionet e drejtësisë. Kështu u shpreh ajo në konferencën “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave”.

Ne kuadër të fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës mbi baza gjinore”, Haxhiu shtoi se gjatë këtyre ditëve kanë organizuar aktivitete të shumta, sepse siç tha ajo, janë të shqetësuar me dhunën. Ajo përmendi vrasjen e Liridona Ademajt, ku në mesin e tre të dyshuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

“Një rast i cili duhet të marrë dënimin e merituar nga institucionet tona të drejtësisë. Rasti qe ndodhi para pak ditësh është dëshmi se kemi ende shumë punë për të bërë. Të gjitha institucionet duhet të jenë në krye të detyrës. Askush në Republikën e Kosovës nuk ka të drejtë të cenojë dinjitetin e askujt”, u shpreh ajo.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia theksoi se është çnjerëzore detyrimi i heqjes së fëmijës femër.

“Betejat e këtij rangu kërkojnë qëndrime dhe veprime. Sipas të dhënave të vitit 2022, janë raportuar 1070 aborte, shifër kjo qe mund të jetë shumë më e lartë”, shtoi ai.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci theksoi se aborti selektiv ndikon në aspektin emocional dhe psikik të nënave.

“Ky fenomen prek më shumë vajzat, fatkeqësisht edhe Kosova është një nga vendet”, shtoi Nagavci.

Udhëheqësja e Zyrës së UNFPA-s, Visare Mujko Nimani tha se ndër vite ka pasur më shumë lindje të djemve se vajzave.

Lajmet

Viti: Viktima e plagosur ndërron jetë në spital

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vitisë, ku një person i plagosur rëndë më 8 shtator ka humbur jetën gjatë trajtimit mjekësor.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë teksa ishte nën kujdesin e mjekëve.

“Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë nën tretman mjekësor, dyshohet se si pasojë e plagëve të mara, i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Mbi 2000 gjoba trafiku shqiptohen nga Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2350 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 28 aksidente trafiku me dëme materiale, 28 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 24 persona, 21 janë dërguar në mbajtje, kurse një person është në vuajtje të dënimit./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Polonia rrëzon dronë rusë që hynë në hapësirën e saj ajrore

Published

on

Kryeministri polak, Donald Tusk tha se një operacion është duke u zhvilluar në lidhje me shkelje të shumta të hapësirës ajrore nga Rusia dhe ushtria përdori edhe armët kundër objektivave të identifikuara si dronë.

“Operacionet janë duke u zhvilluar për të gjetur objektet e rrëzuara. Inkursionet janë një akt agresioni .Dronët kaluan kufirin gjatë një vale sulmesh ruse në Ukrainë”, thanë Forcat e Armatosura Polake.

”Tusk është i pranishëm në vendin e ngjarjes”, deklaroi zëvendësministri polak i Mbrojtjes Cezary Tomczyk, shkruan ANSA.

Ministri Wladyslaw Kosiniak-Kamysz shtoi se Forcat Territoriale të Mbrojtjes Polake janë aktivizuar për të kërkuar në tokë për dronë të rrëzuar.

Mbrëmë, autoritetet polake mbyllën përkohësisht aeroportin ”Chopin” të Varshavës dhe vunë mbrojtjen ajrore të vendit në gatishmëri të lartë pas raportimeve për dronë rusë që hynë vazhdimisht në hapësirën ajrore polake gjatë një vale sulmesh ajrore gjatë natës kundër Ukrainës.

Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake tha se kishte aktivizuar të gjitha procedurat e nevojshme për të mbrojtur hapësirën ajrore kombëtare dhe kishte ngritur në ajër avionë polakë dhe të NATO-s në përgjigje të kërcënimit të mundshëm.

“Gjatë sulmeve të sotme ruse ndaj objektivave në Ukrainë, hapësira ajrore polake u shkel vazhdimisht nga objekte të ngjashme me dronë”, thanë Forcat Ajrore Polake.

Sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar kanë arritur gatishmërinë maksimale dhe një operacion për të lokalizuar dhe neutralizuar dronët është duke u zhvilluar./S.K/KP/The New York Times/

 

Continue Reading

Aktualitet

Bie fluksi i mërgimtarëve, deri 10 minuta pritje për dalje nga Kosova

Published

on

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra nga 3 deri në 5 minuta në të gjitha pikat kufitare.

Pritjet të shkurtra raportohen edhe në dalje, ku pritjet më të gjata raportohen deri 10 minuta te Dheu i Bardhë dhe Merdare.

Përditësimi i fundit ishte në ora 07:02 të mëngjesit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara