Lajmet

​Haxhiu: Votat nga diaspora, përcaktuese për formimin e qeverisë nga LVV-ja

Published

on

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se votat nga diaspora do të jenë përcaktuese për formimin e qeverisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Ajo u shpreh e vendosur se Lëvizja Vetëvendosje do ta formojë qeverinë, derisa tha se partnerët e koalicionit tashmë janë Guxo dhe Alternativa.

Numërimi i votave nga diaspora dhe atyre me kusht do të numërohen sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nga KQZ-ja.

“Ne jemi fitues i qartë i këtyre zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosje është fituese e qartë e këtyre zgjedhjeve. Neve na takon obligimi për formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultatit zgjedhor. Siç e dini, Lëvizja Vetëvendosje i ka partnerët e koalicionit të cilët janë Guxo dhe Alternativa. Ne duhet të presim edhe pak… Votat e diasporës janë shumë të rëndësishme dhe janë përcaktuese që qeveria jonë të formohet dhe të drejtohet nga kryeministri Kurti. Uroj që ky proces mos të zgjasë më tepër”, tha Haxhiu.

Haxhiu, e cila është edhe ministre në detyrë e Drejtësisë, në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë, u shpreh më e rezervuar për një koalicion më të gjerë që do të përfshinte edhe procesin e zgjedhjes së presidentit.

Ajo tha se ky proces zhvillohet vitin e ardhshëm dhe se tani fokusi është vetëm te formimi i qeverisë.

“Sa i përket zgjedhjes së presidentit, shkove larg pasi si proces do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Prandaj le të fokusohemi njëherë te qeveria”, shtoi Haxhiu.

Duke folur për mbylljen e katër objekteve të qendrës për punë sociale serbe në veri, ajo tha se veprimet e institucioneve të sigurisë nuk janë kundër partnerëve të Kosovës.

Haxhiu shtoi se aty janë kryer veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor.

“Veprimet e institucioneve të sigurisë nuk janë kundër partnerëve tanë apo kundër qytetarëve në Republikën e Kosovës. Përkundrazi, këto qendra janë mbyllur nga Policia e Kosovës sepse dyshohet që përmes tyre është ndërhyrë apo është bërë presion për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke kushtëzuar votën e qytetarëve të komunitetit serb. Unë besoj se e keni parë se vetë shefja e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë ka deklaruar se Serbia ka ndërhyrë në procesin zgjedhor… Këto qendra dyshohet se kanë qenë instrumenti i ndërhyrjes prandaj edhe ka pasur reagim ligjor dhe të duhur institucional. Ne kemi përgjegjësi ndaj ligjit dhe Kushtetutës që të sigurojmë integritetin e procesit zgjedhor”, deklaroi Haxhiu.

Në anën tjetër, Haxhiu u shpreh më e rezervuar të komentojë arrestin shtëpiak të ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Dama, i cili dyshohet për “sulm fizik” dhe “kanosje të dy personave”.

“S’kemi informacione sesi ka ndodhur rasti. Unë nuk kam pasur komunikim me ministrin Damka dhe nuk mund të jap më shumë informacione pasi si kam ato. Presim vendimin e institucioneve pa dashur të paragjykojmë fajësinë”, tha Haxhiu.

Në përgjithësi, gjatë periudhës së regjistrimit, nga 104,924 shtetas të regjistruar për votim jashtë Kosovës, 84,600, ishin regjistruar për të votuar përmes postës dhe 20,324 të tjerë ishin regjistruar për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike.

Nga 20,324 në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime.

Lajmet

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për lëndim të rëndë trupor

Published

on

By

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi fizik që ka ndodhur në rrugën “Nikolla Tesla” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, me ç’rast i dyshuari e ka sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim të nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Tre të mitur arrestohen në Pejë pas përleshjes, një person dyshohet se u ther me thikë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tre të mitur meshkuj janë arrestuar në Pejë pas një përleshjeje, gjatë së cilës një person dyshohet se është therur me thikë.

Rasti ka ndodhur më 18 gusht, rreth orës 09:40, në rrugën “Agim Qela”. Sipas Policisë, gjatë përleshjes, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime nga therja me thikë, ndërsa një person tjetër ka marrë lëndime të lehta trupore.

Të dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

Gjatë intervenimit, nga të dyshuarit janë konfiskuar një thikë dhe një pistoletë me gaz.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tentoi të grabiste një market në Prishtinë, nxori mjetin e mprehtë ndaj punëtores

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një shtetas i Algjerisë është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për vjedhje grabitqare në një market.

Rasti ka ndodhur më 18 gusht, rreth orës 19:15. Sipas Policisë, i dyshuari gjatë incidentit ka nxjerrë një mjet të mprehtë para punëtores së marketit, por është ndaluar dhe arrestuar nga një zyrtar policor.

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është sekuestruar një mjet i mprehtë metalik dhe dy telefona celularë, ndërsa njëri prej telefonave dyshohet se rezulton të jetë i vjedhur.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje në Gllogoc, Fushë Kosovë, Leposaviq e Mitrovicë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, katër raste të dhunës në familje janë raportuar më 18 gusht në Gllogoc, Fushë Kosovë, Leposaviq dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Gllogoc, sipas Policisë, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas inicimit të rastit, ajo së bashku me fëmijët është dërguar në strehimore. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Fushë Kosovë, Policia ka raportuar se një grua dyshohet se në vazhdimësi ka përjetuar dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Në fshatin Belucë të Leposaviqit, sipas raportit policor, një person dyshohet se ka shfaqur sjellje agresive dhe ka demoluar disa gjësende në shtëpi. Policia ka bërë të ditur se dyshohet se ai ka probleme të shëndetit mendor dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Mitrovicës. Rasti është iniciuar në konsultim me prokurorin.

Ndërsa në Mitrovicë të Jugut, Policia ka raportuar se një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djali i saj. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara