Lajmet

Haxhiu thotë se Vetting do të ketë edhe në sistemin e sigurisë, sfidë e konsideron sigurimin e votave të Listës Serbe

Qalaj tha se procesi i Vettingut është një ndër proceset më të rëndësishme për sistemin e drejtësisë.

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paraqitur pakon e dokumenteve për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar. Ajo tha se sistemi i drejtësisë është shtyllë kryesore e funksionimit demokratik të një shteti, dhe si i tillë ka qenë i nevojshëm procesi i Vettingut.

Në Komisionin Ad-hoc për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar, që ndryshe njihet edhe si Komisioni i Vettingut, Haxhiu ka thënë se janë marrë për bazë rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ajo tha se ky proces ka qenë ndër objektivat kryesore të kësaj qeverie.

“Ne patëm kërkuar që ta kemi një opinion nga Venecia dhe opinioni i tyre ndonëse nuk e përkrah 100 për qind atë që e ka propozuar Qeveria për një Vetting të përgjithshëm zë sistemit të drejtlsisë, ne megjithatë kemi marrë për bazë ato vërejtje. Jemi pajtuar me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe e dimë që këto rekomandime nuk janë të obligueshme, ne e kemi bërë këtë, madje në seancën e Komisionit të Venecias ku u diskutua Projektligji për Byronë Kosovare të Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, morëm fjalë të mëdha nga komisioneri, i cili deklaroi se Kosova është shembull i marrje së rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, tha Haxhiu.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj tha se procesi i Vettingut është një ndër proceset më të rëndësishme për sistemin e drejtësisë. Por krahas kësaj, Qalaj kërkoi Vetting edhe për sistemin e sigurisë.

Por ministrja Haxhiu tha se një Vetting edhe për sistemin e sigurisë është në plan-program të kësaj Qeverie. Tha se me këtë po punon Ministria e Punëve të Brendshme.

“Është më e lehtë dhe siç e dini ne e kemi në program edhe Vettingun në sistemin e policisë. MPB është duke punuar në këtë drejtim dhe rrethanat në veri ka bërë që mos të dakordohemi më shumë në këtë proces. Është më lehtë sepse nuk ka nevojë për ndryshime Kushtetuese”, tha ajo.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, pyeti nëse janë duke punuar në atë drejtim për të siguruar votat e deputetëve joshumicë për të votuar ndryshimet Kushtetuese.

Për këtë, Haxhiu tha se do të jetë goxha sfiduese, por që kërkoi ndihmën edhe të partive opozitare dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Lajmet

Edi Rama refuzon dorëheqjen pas protestave studentore

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar prerazi se nuk do të japë dorëheqje përballë protestave studentore që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera gjatë muajit tetor, ku kërkohet ulja e kostos së jetesës, përmirësimi i arsimit dhe lufta kundër korrupsionit. Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, Rama i quajti të drejta shqetësimet e studentëve, por dënoi ashpër përdorimin e dhunës gjatë tubimeve.

Kryeministri nërvijëzoi se populli shqiptar i ka dhënë një mandat të qartë dhe se në demokraci pushteti ndërrohet vetëm përmes zgjedhjeve dhe jo përmes koktejve molotov. Ai bëri një ndarje të qartë mes studentëve që kërkojnë një të ardhme më të mirë dhe grupeve të maskuara, midis të cilave pretendoi se ka edhe pjesëtarë të lëvizjes Antifa që kanë sulmuar ndërtesat publike dhe pronën private.

Rama u shpreh i hapur për dialog me studentët dhe pedagogët, ndërsa bëri me dije se buxheti i ardhshëm i vitit 2027 do të përfshijë masa shtesë për arsimin, shërbimet publike dhe familjet. Pavarësisht përplasjeve të vazhdueshme me policinë dhe përdorimit të gazit lotsjellës në rrugë, kreu i qeverisë u zotua se do të vazhdojë punën për integrimin e Shqipërisë në BE dhe nuk do të tërhiqet përpara një pakice që kërkon të vijë në pushtet përmes forcës. /E,A/

Continue Reading

Lajmet

Caktohet seanca për paraburgimin e ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i dyshuari për vrasjen ende në arrati

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë shqyrton sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj J.S., ish-bashkëshortit të të ndjerës Arlinda Zekaj, nën dyshimin për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Hetimet tregojnë se i pandehuri e ka shkelur hapur urdhrin mbrojtës të nxjerrë nga gjykata më 16 tetor 2026. Mbrëmjen e 25 tetor—vetëm pak orë para aktit makabër—ai dyshohet se e ka kërcënuar sërish A.Z. me dhunë psikologjike dhe i ka nxjerrë e hedhur rrobat në oborr, duke nxitur denoncimin e fundit të viktimës në polici rreth orës 19:00.

Pak minuta pas rikthimit të saj në shtëpi, Arlinda Zekaj u vra tragjikisht nga goditjet me mjet të fortë. I dyshuari kryesor për këtë krim është kunati i saj, Albert Sylaj, i cili vazhdon të jetë në arrati dhe është shpallur në kërkim të menjëhershëm nga Policia e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rrahën një grua, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i viktimës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Sipas raportit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur me 26 tetor, rreth orës 19:00, ku dy të dyshuarit – bashkëshorti dhe vëllai i viktimës – kanë sulmuar fizikisht këtë të fundit.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Continue Reading

Lajmet

Policia sekuestron armë dhe municion në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera gjatë kontrollit të shtëpisë së një të dyshuari në fshatin Vitomiricë të Pejës, në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Sipas raportit shtesë të Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë dhe pajisje të armës.

Po ashtu, zyrtarët policorë kanë sekuestruar tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë. Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.

Sekuestrimi i këtyre sendeve është pjesë e veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të vrasjes. Megjithatë, nga informacionet e bëra publike nuk është sqaruar nëse sendet e gjetura ndërlidhen drejtpërdrejt me ngjarjen.

Vrasja e Arlinda Zekajt, e ndodhur më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime dhe diskutime për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe përgjegjësinë institucionale.

Një ditë pas ngjarjes, më 26 tetor, Kuvendi i Kosovës mbajti seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e Zekajt, rastet e tjera të vrasjes së grave dhe dhunën në familje. Gjatë diskutimeve, deputetët kërkuan shqyrtimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse, si dhe u ngrit iniciativa për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për të trajtuar përgjegjësinë institucionale në këtë rast.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara