Lajmet

Haxhiu pas vizitës së gruas së plagosur: Më kërkoi drejtësi

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se gruaja që u plagos nga bashkëshorti i saj në Bresje të Fushë Kosovës, i ka kërkuar drejtësi për rastin e saj.

Haxhiu, e cila ka vizituar gruan në Kirurgjinë Torakale ku ajo është duke u trajtuar, ka thënë se lajmi ka qenë shumë i rëndë për institucionet dhe ministrinë që ajo drejton.

Po ashtu, ajo njoftoi se dorasi ka pasur edhe disa vepra të tjera të dhunës në familje, por ishte liruar “kinse se ka probleme shëndetësore”.

“Është e rëndësishme që ne po kërkojmë drejtësi po ashtu edhe gruaja pati të njëjtin mesazh. Unë kam pasur një reagim dje, sot vizita ime ishte për të dëshmuar mbështetjen institucionale. Dhe për të bërë thirrje që rastet si të Edonës të mos përsëriten asnjëherë. Në raport me këtë rast dorasi ka pasur disa vepra të dhunës në familje. Pak orë më përpara kishte qenë në mbajtje për dhunë në familje dhe ishte liruar nga gjykata kinse ka probleme shëndetësore”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se lirimi i të dyshuarit nuk ka qenë i nevojshëm sepse Qendra Korrektuese ka staf shëndetësor. Sipas saj, këto raste duhet të trajtohen me seriozitet më të madh.

“Në këtë drejtim Qendra Korrektuese kanë staf shëndetësor kanë dhe medikamente të cilat ofrohen prandaj ka qenë e papranueshme për mua që një person që është recidivist të lirohet nga masa dhe në anën tjetër sapo e përfundon këtë shkon dhe e plagos viktimën. Sigurisht që qëllimi ka qenë që ta vras viktimën, raste të tilla duhet të trajtohen më seriozitet të madh. Secili institucion duhet ta kryej me përgjegjësinë  e saj në mandatin që ka. Ajo që është e rëndësishëm që gruaja është në gjendje stabile. Uroj që sa më parë të dal nga këtu dhe të ketë jetë të gjatë me fëmijët e saj. Ne e kemi obligim që për çdo qytetarë të Republikës së Kosovës të ofrojmë siguri sidomos vajzat dhe gratë të cilat rrezikohen nga dhuna në familje”, shtoi ajo./UBTNews/

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara