Lajmet

Haxhiu paralajmëron fletarrest ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiqit

Ajo u shpreh se lidhur me aktet terroriste të Radojiçiqit do të veprojnë pa vonesa.

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar fletarrest ndërkombëtar për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, udhëheqës i grupit kriminal për aktet terroriste të 24 shtatorit në Banjskë, por dhe vepra tjera penale. Ajo u shpreh se lidhur me aktet terroriste të Radojiçiqit do të veprojnë pa vonesa.

”Atëherë bazuar në legjislacionin në fuqi, Prokuroria e Specializuar e Republikës së Kosovës (PSRK), parashtron kërkesë për fletërreshtim ndërkombëtar. Kërkesa drejtohet në Gjykatë dhe më pas adresohet përmes Ministrisë së Drejtësisë. Ne jemi në pritje të Gjykatës. Do të veprojmë menjëherë dhe pa vonesa”, deklaroi ajo mes tjerash.

Lajmet

Murati: Deri në qershor u regjistruan 6,642 biznese, shenjë e ekonomisë së shëndetshme

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se deri në qershor janë regjistruar 6,642 biznese, duke vlerësuar se kjo është shenjë e një ekonomie të shëndetshme.

Numri i bizneseve të reja ka shënuar edhe një rekord të ri në vitin e kaluar. Në vitin 2024 janë regjistruar 12,051 biznese të reja, që përbën një rritje prej 5.6% krahasuar me vitin paraprak.

Lajmi i mirë është se viti 2025 pritet ta tejkalojë vitin 2024 me rekord të ri. Deri në muajin qershor 2025 janë regjistruar 6,642 biznese, dhe me këtë ritëm shifra për tërë vitin pritet ta tejkalojë numrin 13 mijë për bizneset e reja të regjistruara.

Kjo është shenjë e një ekonomie të shëndetshme që po rritet në mënyrë të qëndrueshme. Hapja e bizneseve të reja nënkupton që ndërmarrësit janë optimistë për të ardhmen, por edhe që janë kreativë me ide të reja në treg”, shkroi në Facebook, Murati.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani reagon pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen Maqedoni e Veriut-Rumani

Published

on

By

Thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes në Kumanovë janë të papranueshme dhe cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, që duhet të jenë themel i çdo shoqërie demokratike me aspirata evropiane, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një deklaratë të hënën, më 4 gusht.

Ajo theksoi se shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër.

Edhe më shqetësues mbetet fakti që zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup nuk kanë reaguar ndaj kësaj gjuhe urrejtëse e përjashtuese, duke lënë hapësirë për retorika që minojnë tolerancën ndëretnike dhe harmoninë që vendi synon të ndërtojë në rrugën e tij drejt familjes evropiane”, deklaroi Osmani.

Osmani tha se sporti duhet të jetë mjet bashkimi, “jo platformë për ideologji të errëta që ngjallin kujtime të dhimbshme dhe kërcënojnë paqen”.

U bëjmë thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër organizatorëve të këtyre thirrjeve, përgjegjësve dhe atyre që nxisin e përhapin urrejtje, duke dënuar çdo formë të gjuhës së urrejtjes , mbrojtur parimet e bashkëjetesës dhe tolerancës, si vlera bazë të një shteti që synon integrimin në BE”, tha e para e shtetit ndërsa theksoi se “Republika e Kosovës do të mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë”.

Thirrje raciste ndaj shqiptarëve u dëgjuan në fundjavë gjatë një ndeshjeje të basketbollit që u zhvillua në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Continue Reading

Lajmet

​Sot dita e fundit për Jasharin, Milani nuk pret më

Published

on

Milani thuhet se ka vendosur një afat vetëm edhe për ditën e sotme për të arritur një marrëveshje me Club Brugge për Ardon Jasharin ose për t’u drejtuar te Javi Guerra i Valencias.

“Rossonerët” mendojnë se kanë arritur ofertën e tyre maksimale prej 38 milionë eurosh duke përfshirë bonuset, por belgët vazhdojnë të kërkojnë më shumë.

Vetë lojtari është i vendosur të vijë në San Siro dhe këmbëngul se Club Brugge kishte premtuar ta linte të largohej nëse do të kishte një propozim me vlerë 32.5 milionë euro plus bonuse.

Ai tani ka kërkuar një takim me drejtuesit e tij për të detyruar transferimin, por Milanit po i mbaron durimi shpejt.

Sipas ‘Corriere dello Sport”, afati i fundit është të hënën që të ketë një përparim ose ata do të kthehen drejt planit B.

Emri i kandidatit alternativ është Javi Guerra, spanjolli 22-vjeçar i cili u rrit përmes akademisë së të rinjve të Valencias.

Ai ishte lidhur gjithashtu me Manchester United dhe mbetet në radarin e tyre, ndërsa Valencia gjithashtu shpreson ta sigurojë atë me një kontratë të re.

Kjo është një arsye tjetër pse Milani nuk mund të përballojë të presë shumë më gjatë, përndryshe do të humbasë edhe zgjedhjen e tyre të dytë.

Continue Reading

Lajmet

Ilir Meta thirret në SPAK, pritet t’i komunikohet mbyllja e hetimeve

Published

on

By

Ish-presidenti i Shqipërisë dhe lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pritet të njoftohet zyrtarisht këtë të hënë për përfundimin e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Meta do të paraqitet në ambientet e SPAK-ut rreth orës 11:00, i shoqëruar nga paraburgimi në Burgun 313, ku ndodhet që nga 21 tetori i vitit të kaluar. Ai do të jetë në prani të avokatit të tij mbrojtës, Kujtim Cakrani.

Në këtë seancë, ish-presidenti pritet të njoftohet zyrtarisht me mbylljen e hetimeve dhe të firmosë dokumentacionin përkatës.

E njëjta procedurë është ndjekur më herët edhe për ish-bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhi, si dhe për bashkëpunëtorët e afërt të çiftit, Ema Çoku dhe Piro Xhixho.

Ndaj Xhixhos, SPAK ka ngritur akuzën për “korrupsion pasiv”, ndërsa Ema Çoku përballet me akuzën për “pastrim parash”.

Continue Reading

Të kërkuara