Lajmet

Haxhiu: Pakoja e ligjeve pritet të dërgohet në Kuvend brenda shtatorit

Published

on

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, sot ka takuar krerët e institucioneve të drejtësisë lidhur me Reformën në Drejtësi, në të cilin takim prezent ishin përfaqësues të Këshillit Gjyqësor, Gjykatës Supreme dhe përfaqësues ndërkombëtar.

Ministria e Drejtësisë, njofton se përkundër ftesës për përfaqësuesit e sistemit prokurorial, të njëjtit munguan në takim.

Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu tha se pakoja e ligjeve që rrjedhë nga Deklarata e Përbashkët e Zotimeve në mes të institucioneve të drejtësisë pritet të dërgohet në Kuvend brenda muajit shtator në mënyrë që të përmbyllet Reforma në Drejtësi.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe redaksi

Tutje ministrja Haxhiu kërkoi që në afat sa më të shpejtë, akterët e reformës në drejtësi, t’i përcjellin komentet e fundit mbi aktet e finalizuara në mënyrë që të njëjtat të diskutohen dhe adresohen në punëtorinë e fundit e cila planifikohet të mbahet në fillim të muajit shtator.

“Edhe njëherë shprehu vullnetin tim si ministre e Drejtësisë për ta adresuar sa më shpejtë dhe profesionalisht Reformën në Drejtësi”, tha ministrja Haxhiu.

Gjatë diskutimit, përfaqësues të sistemit gjyqësor dhe partneret ndërkombëtar, shprehën mirënjohjen për arritjet e deritanishme në këtë proces të rëndësishëm reformues, gjithashtu duke u shprehur të gatshëm për kontributin dhe mbështetjen tutje në finalizimin e akteve përkatëse normative.

Në fund ministrja Haxhiu tha se në këtë proces ka qenë i rëndësishëm angazhimi i përbashkët për përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimeve për çka falënderoi të gjithë akterët kontribuues, ndërsa shprehu indinjatën e saj për mungesën e vullnetit të KPK-së për të realizuar reformën në drejtësi./UBTNews/

Lajmet

Zhduket një burrë në Gjilan

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për zhdukjen e një burri në Gjilan.

Rasti është raportuar nga bashkëshortja e personit të zhdukur, e njëjta i ka thënë Policisë se nga data 05.07.2026 është larguar nga shtëpia personi dhe me nuk ka pasur kontakte me familjaret.

Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Interes i madh për koncertin e Kanye West në Tiranë, Rama: Më shumë bileta nga të huajt se për finalen e Conference League

Published

on

Koncerti i reperit amerikan Kanye West, që do të mbahet më 11 korrik në Tiranë, ka zgjuar interes të madh edhe jashtë Shqipërisë. Sipas kryeministrit Edi Rama, numri i biletave të blera nga shtetas të huaj për këtë event ka tejkaluar atë të finales së Conference League, e zhvilluar më parë në kryeqytetin shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi pamje nga stadiumi i ndërtuar posaçërisht për koncertin, duke bërë të ditur se përgatitjet kanë hyrë në fazën përfundimtare.

“Mirëmëngjes, dhe me stadiumin e ngritur enkas për koncertin më të madh që ky vend ka parë ndonjëherë, për të cilin janë blerë nga të huajt më shumë bileta sesa për finalen e Conference League në Tiranë, e i cili do ta kthejë Tiranën të shtunën, më 11 korrik, në kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

“Eagle Stadium”, i vendosur pranë autostradës Tiranë–Durrës, pritet të mirëpresë rreth 60 mijë spektatorë, duke u konsideruar si eventi më i madh muzikor i organizuar ndonjëherë në Shqipëri. Çmimet e biletave nisin nga 120 euro, ndërsa paketat VIP arrijnë deri në 339 euro.

Ndalimi në Tiranë është pjesë e turneut botëror të Kanye West për vitin 2026, një turne që në disa vende është shoqëruar me polemika.

Një muaj më parë, artisti performoi në Stadiumin Olimpik “Atatürk” në Stamboll. Sipas organizatorëve, koncerti u ndoq nga rreth 118 mijë spektatorë, ndërsa vetë West deklaroi se ishte vendosur një rekord për numrin më të madh të të pranishmëve në një koncert stadiumi.

Koncerti në Tiranë organizohet nga kompania “Streetlife”, me seli në Berlin, e njohur për organizimin e performancave të artistëve ndërkombëtarë si 50 Cent, Drake, Snoop Dogg, Kendrick Lamar dhe Nicki Minaj. Në Shqipëri, eventi mbështetet nga Redcloud dhe Live Label./A.K/

Continue Reading

Lajmet

KURIOZITETET E DITËS

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete nga bota. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Një re peshon rreth një milion tonë. Një re zakonisht ka një vëllim prej rreth 1 kilometër kub dhe një dendësi prej rreth 1.003 kg për m3 – kjo është një dendësi që është rreth 0.4 për qind më e ulët se ajri që e rrethon (kështu ato janë në gjendje të fluturojnë).

 

  1. Gjirafat kanë 30 herë më shumë gjasa të goditen nga rrufeja sesa njerëzit. Është e vërtetë që ka vetëm pesë goditje fatale nga rrufeja mbi gjirafat, të dokumentuara mirë, midis viteve 1996 dhe 2010.Por, për shkak se popullsia e specieve është vetëm 140,000 gjatë kësaj kohe, kjo përbën rreth 0.003 vdekje nga rrufeja për një mijë gjirafa çdo vit. Kjo është 30 herë më shumë se shkalla ekuivalente e vdekshmërisë për njerëzit.

 

  1. Binjakët identikë nuk kanë të njëjtat gjurmë gishtash. Në fund të fundit, nuk mund ta fajësoni binjakun tuaj për krimet tuaja. Kjo ndodh sepse faktorët mjedisorë gjatë zhvillimit në mitër (gjatësia e kordonit të kërthizës, pozicioni në mitër dhe shkalla e rritjes së gishtave) ndikojnë në gjurmën tuaj të gishtave.

 

  1. Rrotullimi i Tokës po ndryshon shpejtësi. Në fakt, po ngadalësohet. Kjo do të thotë që, mesatarisht, gjatësia e një dite rritet me rreth 1.8 sekonda për shekull. 600 milionë vjet më parë, një ditë zgjati vetëm 21 orë.

 

  1. Laprat e veshit nuk kanë asnjë qëllim biologjik. Ndërsa ato janë të pasura me mbaresa nervore dhe mund të luajnë një rol në lidhjet shoqërore, shumë shkencëtarë argumentojnë se ato nuk kanë ndonjë qëllim të vërtetë biologjik./A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Dy vëllezër në gjendje të dehur rrahen mes vete dhe sulmojnë policët në Prishtinë

Published

on

By

Një përleshje fizike mes dy vëllezërve në Prishtinë ka përfunduar me sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe arrestimin e të dyshuarve.

Rasti është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh të policisë, ku incidenti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Sipas raportit policor, dy të dyshuarit fillimisht janë hasur nga policia duke u rrahur dhe grushtuar me njëri-tjetrin. Me të arritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë tentuar t’i qetësojnë dhe t’u japin urdhra, por vëllezërit nuk i kanë përfillur ato. Përkundrazi, të dyshuarit janë kthyer nga policët, duke i sulmuar dhe goditur fizikisht edhe ata.

Si pasojë e përleshjes dhe sulmit, lëndime trupore kanë pësuar si zyrtarët policorë, ashtu edhe vetë të dyshuarit, të cilët kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy vëllezërit – të cilët rezultuan të ishin në gjendje të dehur – janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Intervistimi i tyre nga hetuesit pritet të bëhet sapo të këndellen plotësisht nga efekti i alkoolit, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara