Lajmet

Haxhiu: Kurti ka dështuar ta implementojë Ligjin për Sigurime Shëndetësore, vështirë të realizohet deri në 2030-ën

Published

on

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se Qeveria “Kurti”, në mandatin e saj qeverisës ka dështuar që ta implementojë Ligjin për Sigurimet Shëndetësore.

Ai ka thënë se duke e parë punën e kësaj qeverisje, është e vështirë që të bëhet implementimi i Ligjit deri në vitin 2030.

Ai ka shtuar se kryeministri Albin Kurti, me deklarimet e sotme për këtë çështje, ka dëshmuar se ka dështuar në sektorin e shëndetësisë dhe ka mashtruar me premtimet për sigurimet shëndetësore.

“Në fakt sot Albin Kurti e ka pranuar se ka dështuar në sektorin e shëndetësisë edhe gjithashtu ai e ka pranuar se ka mashtruar kur ka premtuar se sigurimet shëndetësore do të implementohet në qeverisjen e tij. Për katër vite ai dhe qeveria e tij nuk kanë qenë në gjendje që të sjellin në Kuvend Ligjin për sigurime shëndetësore për të plotësuar dhe ndryshuar dy tre nene të tij. Gjithashtu kanë dështuar që të sjellin edhe ligjin për shëndetësi dhe për katër vite të qeverisjes nuk kanë qenë në gjendje që të miratojnë një strategji për shëndetësi”, ka thënë ai.

Haxhiu, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se në këtë mandat qeverisës kanë ndodhur shumë keqpërdorime e keq menaxhime në sektorin e shëndetësie, sipas tij, Kurti për listat e gjata të pritjes në sektorin e shëndetësisë, është përgjegjës për ikjen e personelit shëndetësor nga sektori publik në atë privat dhe nga ikja e tyre Kosova jashtë vendit.

“Gjatë kësaj periudhe kohore ne kemi parë shumë keqpërdorime, keqmenaxhim në sektorin e shëndetësisë, kontrata abuzive një burimore, kontrata të dyshimta në fasada renovime. Shikoni vetëm kontratën e renovimit të Gjinekologjisë dhe Urologjisë, ku metri katrorë për renovim kushton rreth dy mijë euro. Nga buxheti i pacienteve, janë derdhur miliona euro në kontrata abuzive. Prandaj edhe kryeministri sot duhet të jap llogari për të gjitha dështimet në sektorin e shëndetësisë si kryeministër. Ai është përgjegjës për dështime në sektorin e shëndetësisë, është përgjegjës për listat e gjata të pritjes në sektorin e shëndetësisë, është përgjegjës për ikjen e personelit shëndetësor nga sektori publik në atë privat dhe nga Kosova jashtë vendit. Keqpërdorimet me kontrata dhe për dështimin e sigurimeve shëndetësore, të gjitha këto abuzime, keqpërdorime e kanë emëruesin Qeveria Kurti”, ka thënë ai.

Haxhiu ka theksuar se duke marr parasysh që janë në përfundim të mandatit, tani edhe nëse shkon për miratim në Kuvend të Kosovës, është vështirë që mund të përfundoj një ligj kaq i rëndësishëm për një periudhë kaq të shkurtër kohore.

“Kosova e ka të miratuar Ligjin për Sigurime Shëndetësore në vitin 2014, por nuk ka pasur menaxhment që ta implementojë dhe sot edhe nëse vjen Ligji në Kuvend, ne jemi në fund të mandatit, vështirë që mund të përfundoj një ligj kaq i rëndësishëm për një periudhë kaq të shkurtër kohore. Por edhe se implementimi i sigurimeve shëndetësore e kam thënë se me këtë qeverisje, me këtë rend, me këtë si është duke shkuar puna vështirë që do të realizohet para vitit 2030”, ka thënë ai.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara