Lajmet

Haxhiu ka një lajm lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska

Ajo ka thënë se Agjencia e Administrimit të Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar ka nisur identifikimin e pasurive të përmendura në urdhër.

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se kanë nisur zbatimin e urdhrit ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska.

Ajo ka thënë se Agjencia e Administrimit të Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar ka nisur identifikimin e pasurive të përmendura në urdhër, duke përfshirë edhe vilën që konsiderohet të ketë qenë e kryeterroristit Milan Radojçiq.

“Agjencia ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin e sipërpërmendur, duke përfshirë edhe vilën e cila konsiderohej të ketë qenë e kryekriminelit, Milan Radojiçiq tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera, në përputhje me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe me Urdhrin e Gjykatës”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.

Lajmet

Leoni, mbrojtësi i ri i Parmës, tashmë do të jetë një lojtar i Liverpuli

Published

on

Hezitimi i Interit dhe Milanit për të shpenzuar shifra të caktuara, ka bërë që të dy skuadrat milaneze të shohin se si dështon një objektiv i merkatos që e ndiqnin prej muajsh. Xhovani Leoni, mbrojtësi i ri i Parmës, tashmë do të jetë një lojtar i Liverpulit.

Futbollisti po ndiqej me shumë interes pas debutimit të tij në sezonin e kaluar te Parma dhe vlerësohet si një nga talentet më të mëdhenj të shkollës së mbrojtësve italianë.

Ndërsa Interi dhe Milani po negocionin që të ulnin çmimin që kishte vendosur Parma, Liverpuli nuk ka hezituar që të paguajë për të siguruar mbrojtësin.

Mediat italiane bëjnë të ditur se është gjetur akordi për transferimin e lojtarit për 35 milionë euro, ku 5 janë si bonuse e klauzola.

Futbollisti pritet që të udhëtojë drejt Anglisë, për të kryer vizitat mjekësore e firmosur, pasi Liverpuli kërkon ta ketë gati menjëherë dhe jo të presë një vit duke e lënë huazim në Itali, siç ishte përfolur një ditë më parë.

Continue Reading

Lajmet

KQZ: Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale do të zgjasë më shumë se zakonisht

Published

on

By

Drejtori i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Besnik Buzhala, ka deklaruar se verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të merr më shumë kohë se zakonisht për shkak të pushimeve vjetore në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Ai ka shtuar se pas dorëzimit të listave përfundimtare të kandidatëve, Zyra e Sekretariatit është duke i përgatitur ato për procedurat e verifikimit.

Pasi që është pyetur nga një anëtar i KQZ-së se sa do të merr kohë, Buzhala është përgjigjur se do të vonohen, raporton KosovaPress.

Zyra është duke përgatitur listën e cila do të ketë të gjitha informacionet. Verifikimi i kandidatëve do të merr kohë më shumë se zakonisht. Kjo pse pjesa më e madhe e Këshillit Gjyqësor i Kosovës është në pushim. Numër më i madh i kandidatëve do të jenë që do të dërgohen për verifikim. Numri i kandidatëve dihet saktësisht, një subjekt i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës mund të mbërrijë rreth 800-850 kandidatë që mund të dërgohen për verifikim”, tha Buzhala.

 

Continue Reading

Lajmet

KQZ certifikon nëntë subjekte për zgjedhjet lokale, përfshirë edhe atë të Ramiz Lladrovcit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur të enjten, mori vendime të veçanta për certifikimin e grupit të dytë me nëntë subjekte politike, prej të cilave katër iniciativa qytetare dhe pesë kanidatë të pavarur, për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 66 kandidatë, prej të cilëve 4 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 62 për anëtarë të kuvendeve komunale.

Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar në këtë mbledhje (14 gusht 2025) është: Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin, Epoka e Hyjneshës në Prishtinë, Unioni i Blakçorve, Zëri i Drejtësisë si dhe kandidatët e pavarur për kryetar komune: Avdi Aliu, Ilir Pallqa, Jeton Abazaj, Kadri Hasani dhe Nedzmidin Sejdilar.

Në mbledhjen e kaluar (12 gusht 2025), KQZ certifikoi grupin e parë prej 10 subjekteve politike (2 iniciativa qytetare dhe 8 kandidatë të pavarur) me gjithsej 64 kandidatë (5 kandidatë për kryetarë komune dhe 59 kandidatë për anëtarë të kuvendeve komunale).

Numri i përgjithshëm i subjekteve politike të certifikuara nga KQZ deri më 14 gusht 2025 është: 19 subjekte politike, prej të cilave 6 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur me gjithsej 130 kandidatë (9 kandidatë për kryetarë komune dhe 121 për anëtarë të kuvendeve komunale).

Continue Reading

Lajmet

​Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për nxitje të përçarjes dhe mos durimit

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar dy aktakuza të ndara në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj M.M. dhe A.B., për veprën penale nxitje e përçarjes dhe mos durimit.

Të pandehurit akuzohen se kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare, si dhe kanë propaganduar ideologji ekstremiste fetare, sipas metodave të propagandës së ISIS-it.

Sipas aktakuzës M.M., ka bërë thirrje për masakra ndaj hebrenjve dhe të krishterëve, duke publikuar në profilin e tij në Facebook, foto dhe video të personave të radikalizuar dhe duke shfaqur në publik thirrje për ekstremizëm fetar.

Ndërsa, A.B., akuzohet se ka bërë thirrje që të respektohen ligjet e sheriatit, e të kundërshtohet sistemin demokratik, simbolet shtetërore dhe ligjet e Kosovës.

A.B, nga viti 2019 deri më 22.05.2025 në Facebook, në profilin e tij me emrin “Ubejdullah Abu Suhejla”, ka shpërndarë materiale me përmbajtje nxitëse, përmes së cilave ka bë thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad.

Continue Reading

Të kërkuara