Lajmet

Haxhiu fton prokurorët e gjyqtarët të vazhdojnë punën

Ajo ka kërkuar nga ata që të mos punojnë për interesa personale, por për interesat e qytetarëve të Kosovës.

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka ftuar prokurorët e gjyqtarët që të vazhdojnë punën dhe të mos veprojnë për interesa personale. Sipas saj, vendimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ka qenë antiligjor dhe se nuk mund të mbetet në fuqi si i tillë. Haxhiu gjatë së enjtes ka potencuar se projektligji i miratuar dje në qeveri, nivelizon pagat për gjyqtarët dhe rrit ato në të gjitha kategoritë. Po ashtu, shtoi se kjo nismë ligjore shmang rritjet aksidentale, abuzimin dhe arbitraritetin.

Në konferencën para fillimit të 16 ditëve të aktivizmit, Haxhiu ka folur për qëllimin e dy projektligjeve të miratuara nga kabineti qeveritar.

“Siç e dini, në mbledhjen e djeshme të qeverisë janë votuar të dy këto projektligje. Dhe qëllimi i të dyja këtyre projektligjeve është që të bëhet reforma në Administratën Publike, por edhe që të kemi paga të barabarta, dinjitoze për të gjithë që të mos privilegjohet asnjë shtresë e shoqërisë”, ka deklaruar Haxhiu.

Qeveria aktuale, siç tha Haxhiu, nuk ndërhyn në punën e sistemit të drejtësisë, vetëm kërkon që ta kryejnë punën e tyre. Sipas Haxhiut, rritja e pagave nuk e ka shtuar punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“Projektligji i ri përveç se nivelizon pagat për gjyqtarët dhe prokurorë dhe gjithashtu rrit pagat e pothuajse të gjitha kategorive, kjo nismë reformuese gjithashtu shmang rritjet aksidentale, abuzimin dhe arbitraritetin në këtë proces mjaft të rëndësishëm. Siç e dini, në kohën kur është votuar ky vendim nga qeveria Haradinaj, qëllimi ka qenë që ta rrisin pagën vetvetes, në atë kohë, ish-kryeministri Haradinaj dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Dhe ata fare nuk kanë qenë në dijeni që pastaj mund të ndikojë në rritjen e pagave për sistemin e drejtësisë. Duke qenë që ka qenë konflikt i drejtpërdrejt i interesit, ne kemi kundërshtuar këtë vendim aso kohe”, ka shtuar ministrja Haxhiu.

Sipas saj, ky ka qenë konflikt i drejtpërdrejt i interesit, për çka ka konstatuar edhe Agjencia Kundër Korrupsion. Megjithatë, siç tha ajo, qeveria e atëhershme nuk ishte tërhequr nga ky vendim. Po ashtu, edhe pas kallëzimit penal në Prokurorinë Speciale nuk është vepruar.


“Ligji i Pagave që ka shkuar dje në kuvend rrit pagat për gjyqtarët dhe prokurorët dhe ne nuk mund ta mbajmë në jetë një vendim që është i paligjshëm. Sa i përket bashkëpunimeve me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial, për shkak të reformave që ka nisur Ministria e Drejtësisë, gjithnjë është përcjellur me probleme të ndryshme. Ne kemi nisur vettingun ata e kanë bojkotuar, prapë jemi takuar, sërish kanë bojkotuar. Mirëpo mendoj që të gjithë ne së bashku duhet të punojmë vetëm për një gjë: vetëm për interesat e qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.

Ajo ka ftuar prokurorët e gjyqtarët që të vazhdojnë punën.

“Nuk kuptoj qasjen e KGjK-së dhe KPK-së dhe i ftoj ata që të vazhdojnë punën dhe të mos punojnë për interesa personale, por për interesat e qytetarëve të Kosovës”, ka përfunduar ajo.

Gjatë ditës së djeshme, kabineti qeveritar ka miratuar projektligjin për Zyrtarët Publik dhe atë për Pagat.

Continue Reading

Lajmet

Vizitë zyrtare në Ambasadën e Kosovës në Vjenë me rastin e shfaqjes “Vojçeku”

Published

on

Me rastin e shfaqjes “Vojçeku” në Vjenë, është zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Ambasadën e Kosovës, ku përfaqësues të institucioneve kulturore dhe artistike janë pritur nga ambasadori Albinot Bimbashi.

Në këtë takim morën pjesë shefi i kabinetit Xhavit Aliaj, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport Adea Roka, drejtoresha e teatrit “Hadi Shehu” Albulena Bokshi, regjisorja Zana Hoxha, si dhe aktorët Vlora Dervishi dhe Bujar Ahmeti, së bashku me Ermal Vejsa nga KA Group.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe promovimit të kulturës dhe artit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 4 milionë mungesa në shkolla, Drejtoria e Arsimit nis aksion të gjerë në Prishtinë

Published

on

Rreth katër milionë mungesa të nxënësve janë raportuar gjatë një gjysmëvjetori në komunën e Prishtinës, prej të cilave afro një milion konsiderohen të paarsyeshme.

Drejtori i Arsimit në kryeqytet, Samir Shahini, ka deklaruar se këto shifra përbëjnë një alarm serioz që kërkon reagim të menjëhershëm dhe nuk mund të trajtohen vetëm si statistikë. Ai ka bërë të ditur se stafi i Drejtorisë së Arsimit është angazhuar në një aksion të gjerë në shkollat fillore dhe të mesme të Prishtinës, me qëllim evidentimin e mungesave dhe verifikimin e masave që po ndërmerren nga institucionet arsimore.

“Shifrat që po shohim janë shqetësuese. Mungesat e paarsyeshme nuk janë vetëm orë të humbura mësimi, por sinjal për probleme më të thella dhe rrezik për të ardhmen e fëmijëve. Sipas raportimeve, në nivel vendi flitet për rreth 4 milionë mungesa në një gjysmëvjetor, prej tyre afro 1 milion të paarsyeshme. Kjo është një alarm që kërkon reagim të menjëhershëm,” ka shkruar Shahini në Facebook.

Ai ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të ndërmerren hapa konkretë për të parandaluar mungesat e paarsyeshme dhe për të rritur përgjegjësinë në shkolla.

Continue Reading

Lajmet

Podujevë: Tre të lënduar pas shpërthimit të një bombole gazi

Published

on

By

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal të ushqimit në qendër të Podujevës, duke lënë të lënduar të paktën tre persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në rrugën “4 Dëshmorët”, ku dyshimet e para flasin për shpërthimin e një bombole gazi.

Sipas njoftimeve zyrtare, të lënduarit janë transportuar menjëherë për trajtim mjekësor në Urgjencën e qytetit. Detajet rreth incidentit i ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:30, në një lokal në rrugën ‘4 Dëshmorët’ në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policorë janë angazhuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit”, njofton Ahmeti.

Njësitet policore ndodhen ende në vendngjarje për të hetuar shkaqet e plota të këtij shpërthimi dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve materiale.

Continue Reading

Lajmet

Ish-agjenti i FBI-së: Reagimi ndaj të shtënave ishte një sukses i sigurisë

Published

on

By

Daniel Brunner, ish-agjent special i FBI-së në pension, tha për BBC News se veprimet e Shërbimit Sekret pas të shtënave duhet të konsiderohen si një “sukses i sigurisë” dhe se agjentët menaxhuan një “ngjarje shumë të sigurt”.

“[I dyshuari] u mor në mbajtje pa u qëlluar me armë; ai u rrëzua në tokë nga agjentët e tjerë. Atij i duheshin edhe dy kate për të mbërritur në sallën kryesore dhe kishte ende dyer të vulosura… ai nuk ishte askund afër sallës kur u dëgjuan të shtënat,” shpjegoi ai.

I dyshuari, Cole Tomas Allen, raportohet se kishte një dhomë në hotelin “Washington Hilton”. Brunner thotë se hetimi i FBI-së do të zbulojë se si ai arriti të lëvizte “nga dhoma e tij e hotelit në atë zonë pa u diktuar, nëse mbante me vete një pushkë apo lloje të tjera armësh”.

Sipas tij, në atë hotel hyjnë dhe dalin gjatë gjithë kohës një “numër i madh njerëzish” dhe shton: “Nuk mund të kontrollosh valixhen e çdo personi”.

“Nëse ky individ i ka çmontuar armët e tij dhe i ka paketuar në një valixhe, ai do të dukej si çdo person tjetër që regjistrohet në hotel,” përfundoi ish-agjenti. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara