Lajmet
Havolli: Varianti i ri i virusit ndikon direkt në shëndetin mendor, institucionet të krijojnë një qendër rehabilitimi
Published
5 years agoon
By
Betim GashiVarianti i ri i virusit Covid-19, do të ndikojë në mënyrë direkte tek popullata dhe do shkaktojë shqetësime në shëndetin mendor të tyre, tha kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, Ilir Havolli, në një intervistë për Ekonomia Online.
“Duke pasë parasysh që virusi apo Covid-19 është gogolizu si një virus keq sjellës, si një virus që sjell vdekjen, atëherë dhe çdo variant i ri që qarkullon si pasojë dhe ka ndërlidhje me virusin apo me Covid-19 është diçka që pritet me shqetësim nga popullata dhe ndikon në mënyrë direkte në formë negative tek shëndeti mendor dhe jo vetëm varianti i ri që është duke qarkulluar por çdo gjendje gripoze e cila ka me pasë simptomat e njëjta ka me shkaktuar shqetësime psikologjike tek popullata përkatësisht destabilizim emocional dhe ndikim direkt në shëndetin mendor”, u shpreh mes tjerash ai.
Tutje, Havolli tha që një fenomen tjetër me të cilin do përballemi shumë shpejtë është stresi pastraumatik, që do të rikthehet dhe ripërjetohet çdoherë kur në Kosovë ka gjendje gripoze dhe tashmë edhe me variantin e ri ka shumë mundësi që individët me përjetuar stresin pastraumatik.
Ai mes tjerash tha që hapësira e munguar institucionale, dhe mundësia e ofrimit të një qendre rehabilitimi do krijojë vështirësi në të ardhmen.
“Ashtu siç nuk kemi punuar asgjë deri sot me veteranët e luftës të cilët përjetojnë stresin pastraumatik, ashtu nuk kemi punuar dhe nuk e shohim hapësirën institucionale ku institucionet tona kanë me ofruar një qendër rehabilitimi për punën e personave të cilët përjetojnë stresin pastraumatik sepse këta persona që paraqesin sfidë edhe për familjen, shoqërinë, rrethin ku jetojnë për shoqërinë dhe këta individë munden me privuar jetën e tyre dhe me ndëshkuar në forma të ndryshme edhe shoqërinë që e kanë”, tha Havolli.
Ai në një prononcim për Ekonomia Online tha që në periudhën e pandemisë është frika ajo që dominon tek shumë individë. Pastaj sipas Havollit, rastet që i kanë trajtuar kanë qenë si pasojë e akumulimit të ankthit e stresit, ku si rrjedhojë e kësaj kanë arritur deri te ideja e vetëvrasjes.
Tutje, ai tregoi se gjatë ofrimit të shërbimeve të tyre kanë arritur të parandalojnë shumë vetëvrasje.
“Përkatësisht mund të themi që kanë qenë gjinia femërore ajo pjesa që kanë kërkuar më së shumti shërbime psikologjike dhe aspekti që ka ndikuar më së shumti ka qenë frika që ka dominuar në çdo individ, pastaj është rrit edhe stresi dhe me akulumimin e stresit është shtuar edhe doza e ankthit tek disa individë dhe në disa raste edhe depresioni mirëpo ne kemi pasur raste që kemi parandaluar vetëvrasje të ndryshme gjatë ofrimit të shërbimeve psikologjike online, dhe çdo ditë në mënyrë fizike për pacientët post-covid por edhe për klientët e tjerë që marrin shërbime psikologjike ku dominon ideja që e ardhmja e tyre është e pashpresë, prandaj këto janë faktorët më të rrezikshëm dhe arsyet që individët kanë kërkuar këshillime psikologjike”, deklaroi ai.
Ndikimi i pandemisë tek psikologjia e njerëzve sipas Havollit ka ndikuar deri tek dhuna në familje.
“Ka ndikuar mund të themi lirisht në aspektin psikologjik në mënyrë negative për faktin se gjatë kësaj periudhe duke filluar që nga marsi i vitit 2020 dhe në vazhdimësi edhe gjatë kësaj periudhe është rritur nevoja dhe kërkesa e individëve për marrjen e shërbimeve psikologjike dhe ka ndikuar në aspektin negativ edhe në rritjen e situatave të ndryshme, sjellje agresive, dhunës në familje dhe mos të flasim, se është rritur kohëve të fundit edhe fenomeni i vetëvrasjeve, pra kjo po shihet që gjithkund e ka zanafillën dhe si pasojë e situatës të tej zgjatur tek individët ka ndikuar dhe është duke rënduar aspektin psikologjik të tyre”, u shpreh tutje Havolli.
E ofrimin e shërbimeve pos psikologjike por edhe mjekësore psikologu Havolli e ka bërë edhe në front të përballjes me pandeminë, ku që nga fillimi me përballjen me pandeminë ka qëndruar në pikën kufitare veriore në Jarinjë, kufi me Serbinë për të ofruar shërbime shëndetësore për personat që vinin nga shtetet fqinje.
“Me të vërtetë ofrimi i shërbimeve mjekësore në pikat kufitare, sidomos ne që kemi qenë në pikën kufitare veriore në Jarinjë, që është në kufi me Serbinë, kemi qenë aty dhe kemi ofruar shërbime shëndetësore, shërbime mjekësore dhe në kuadër saj edhe shërbime psikologjike, dhe mund të themi që kjo ka qenë një përvojë e paharruar dhe një përvojë që po vazhdon edhe për neve që me ngre zërin se me të vërtetë edhe institucionet tona relevante duhet ta shohin profesionistin shëndetësor si alfën dhe omegën, sepse ne kemi qenë ata që kemi filluar që nga muaji mars duke ofruar shërbime mjekësore, matje temperaturës, matje tensionit, pastaj identifikimin e personave nga origjina në të cilin vinë, identifikimin e personave me Covid dhe ndoshta rekomandimin e personave për mbyllje jo karantinim por për mbyllje të përkohshme për arsye se kanë ardhur nga vendet e infektuara”, deklaroi ai.
Ai shtoi që gjatë këtyre kontrolleve kanë hasur në persona që kanë qenë të traumatizuar, dhe në një gjendje emocionale jo të mirë.
Sa i përket rolit të psikologut sidomos në këto periudha të vështira për secilin shtet Havolli potencoi që roli i psikologut ka qenë dominant dhe ka qenë brenda gjendjes shpirtërore të popullatës.
“Ka qenë pikërisht kjo situata që e potencuam që nga marsi i vitit 2020, ku është vendosur dhe ka dominuar roli i psikologut përkatësisht psikologu ka qenë shumë afër popullit më shume se kushdo tjetër, sepse në qoftë se mantel bardhët kanë qenë në formën fizike shumë afër popullatës, psikologu ka qenë brenda gjendjes shpirtërore të popullatës, dhe si diçka e tillë ne kemi qenë ata persona që kemi ndikuar në aspektin pozitiv dhe të mirë të fjalës që kemi shëruar shumë zemra të thyera”, deklaron tutje Havolli.
Sipas psikologut Havolli, mbi 70 % e sëmundjeve në botë vinë si pasojë e stresit, prandaj edhe kontributi sipas tij dhe nga ana e psikologëve ka qenë mjaftë i rëndësishme.
Madje edhe ofrimi i shërbimeve nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës ka qenë aktive duke ofruar trajnime dhe shërbime nga më të ndryshmet.
“Ka qenë Shoqata e Psikologëve të Kosovës gjatë kësaj periudhe ka qenë lidere dhe kanë qenë pinjoll i ofrimit të shërbimeve psikologjike dhe shumë afër popullatës, duke filluar që nga marsi, përkatësisht nga 8 marsi i vitit 2020 kur është paraqitur rasti i parë me Covid- në Shqipëri ne si Shoqatë e Psikologëve të Kosovës, dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Psikologëve të Shqipërisë kemi qenë bashkë për ofrimin e shërbimeve psikologjike online për gjithë shtetasit shqiptarë shqipfolëse, por pastaj kjo është zgjeruar në disa shtete shqipfolëse në pesë rajone shqipfolëse, si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, dhe Kosova Lindore përfshirë Kosovë dhe Shqipëri”, tha Havolli.
Psikologu dhe njëherit kryetari i kësaj shoqate tha që pasojat që i ka sjell pandemia janë një goditje e madhe, si në shëndetin fizik, ashtu edhe në atë mendor dhe sipas tij nuk po i shihet fundi.
“Ne si Shoqatë e Psikologëve të Kosovës, pandeminë edhe pasojat që i ka sjell pandemia i kemi pa si një goditje tepër e madhe, përpos që ka qenë si një goditje në shëndetin fizik të popullatës kjo ka qenë edhe një goditje tepër e madhe në shëndetin mendor të popullatës për faktin se kjo popullatën e ka zënë të papërgatitur, dhe është një situatë e cila nuk po i shihet fundi dhe për faktin që nuk po i shihet fundi është një situatë e tej zgjatur dhe kjo me të vërtetë i ka goditur popullatën në aspektin negativ dhe në mënyrë direkte në shëndetin mendor”, u shpreh ai.
Ai bën thirrje tek institucionet vendore që tashmë sipas tij është koha e fundit që ata ta kthejnë kokën nga profesionistët të shëndetit mendor, e nga psikologët që t’i inkorporojnë në ata në çdo institucion të mundshëm dhe për faktin që sipas tij nuk ka një funksionim të shëndoshë të shtetit pa një gjendje mendore të shëndoshë.
You may like
Vendi
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Published
1 hour agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.
Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.
Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.
Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.
Kronikë e zezë
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Published
2 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.
Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.
Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.
Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.
Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.
Vendi
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Published
2 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.
Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.
Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.
Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.
Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.
Lajmet
Përplasje në Kuvend për naftën: LDK kërkon uljen e akcizës, LVV e cilëson propozim populist
Published
5 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës këtë të premte është shoqëruar me një debate të ashpra mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me çmimin e naftës. Përmes një rezolute, opozita ka kërkuar ndërhyrje emergjente në politika fiskale për të lehtësuar barrën e qytetarëve, ndërsa pushteti e ka refuzuar këtë nismë.
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se rritja e kostos së karburanteve po rrezikon të thellojë krizën sociale në vend. Ajo theksoi se nafta është çmim bazë që dikton zinxhirin e shtrenjtimeve në çdo sektor.
“Nafta është çmim bazë i ekonomisë dhe çdo rritje e saj përkthehet automatikisht në rritje të çmimeve të produkteve bazike, shërbimeve, transportit dhe ndërtimit. Qeveria nuk duhet të qëndrojë si spektatore në një kohë kur qytetarët përballen me rritje të kostos së jetesës,” deklaroi Lushaku-Sadriu.
Rezoluta e LDK-së propozon tri masa konkrete: Uljen e akcizës nga 36 në 20 centë për litër; Uljen e TVSH-së për karburante nga 18% në 8%; Subvencionimin e naftës për bujqit, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.
Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari, e ka kundërshtuar ashpër këtë kërkesë, duke argumentuar se ulja e të hyrave publike do të dëmtonte buxhetin e shtetit dhe financimin e sektorëve kyç si arsimi dhe shëndetësia.
“Ne si Grup Parlamentar me qeverisjen tonë kemi ndërhyrë aty ku duhet, kemi formalizuar tregun e naftës, kemi evituar kostot e panevojshme dhe kemi rritur transparencën. Këto masa janë efekt real dhe afatgjatë,” tha Hajdari, duke e quajtur propozimin e opozitës si ekonomikisht të papërgjegjshëm.
Hajdari shtoi se rritja e çmimeve është pasojë e krizave gjeopolitike globale dhe se masat e propozuara nga LDK-ja nuk garantojnë një ulje reale të çmimit në pompë për konsumatorët fundorë. Debati po vazhdon me akuza të ndërsjella, ku opozita kërkon veprim të menjëhershëm, ndërsa pozita mbron stabilitetin buxhetor.
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët
Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Artemis II nis rrugën drejt Hënës pas ndezjes së motorit final
Ukraina shpreh gatishmëri t’i mbështesë përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Arijanet Muric: “Kemi rikthyer shpresën, koha jonë do të vijë”
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981, përkujtohet roli i tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
