Lajmet
Hashani: 1.3 miliard euro të planifikuara për investime kapitale, nuk u shpenzuan
Published
1 year agoon
By
UBTNewsNga viti 2019 deri në vitin 2023, rreth 1,3 miliard euro të planifikuara për investime kapitale nuk u shpenzuan. Ndërsa investimet e jashtme u rriten 7 për qind në gjysmën e parë të vitit 2024, megjithatë problematikë mbetet struktura e tyre. Kështu u tha në raportin e Institutit Riinvest me temën “Si të dilet nga kurthi i rritjes së pamjaftueshme ekonomike dhe si t’i bëjmë investimet më të frytshme?”.

Sipas raportit ka një ngecje në krahasim me planifikimet e qeverisë sa i përket normës së rritjes së Produktit Vendor Bruto (PVB).
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB) i shohin lëvizjet ekonomike në Kosovë në një dritë pozitive se vitin e kaluar, veçanërisht në aspektin e stabilitetit makroekonomik dhe performancës buxhetore. Në fakt, rritja ekonomike është kthyer në trendin para pandemisë COVID-19, rreth 4 për qind.
Drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest, Alban Hashani, tha se Raporti jep përgjigje pse rritja ekonomike në Kosovë është në një lloj kurthi.
“Vlerësojmë së duhet të bëhet më shumë për të tejkaluar këtë kurth. Sipas projeksioneve me ekonomi globale, pritjet për vitin vijues nuk është se dallon shumë më rritjen ekonomike nga vitet paraprake. Ne jemi kthyer në ritmin e rritjes para pandemisë, por që kjo është e pamjaftueshëm Qeveria e Kosovës ndër tjera duhet të krijoj një trup ekspertësh vendore dhe ndërkombëtare për të hartuar një vizion afatgjatë që tejkalon modelin aktual të rritjes dhe kapërcen ‘kurthin e vendeve me të ardhurave mesatare”, tha Hashani.
Ai tha se sipas perceptimeve të udhëheqësve të kompanive private në Kosovë, viti 2023 ishte më i mirë se viti 2024.
“Pas një rritje me të ngadalësuar në vitin 2023, ekonomia e Kosovës këtë vit dhe vitin e ardhshem pritet të rikthehet në ritmet e rritjes para COVID-19 me katër për qind. Sipas perceptimeve të udhëheqësve të kompanive private në Kosovë, viti 2023 ishte më i mirë se viti 2024. 28 për qind e kompanive raportojnë rritje të shitjeve (55 përqind pa ndryshime dhe 13 për qind rënie. Duhet shtuar dy probleme kronike, përkeqësimi i bilancit tregtar dhe niveli i ultë i pjesëmarrjes në tregun e punës”, tha Hashani.

Sipas tij bazuar në raport shqetësuese është mungesa e investimeve kapitale.
“Investimet e jashtme direkte (ID) u rriten 7 për qind në gjysmën e parë të vitit 2024, megjithatë problematikë mbetet struktura e tyre. Sektori financiar në Kosovë, i dominuar nga bankat komerciale, vazhdon trendet e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë, kreditë kanë shënuar një rritje vjetore prej 15 për qind. Rritje më të theksuar kanë pasur kreditë për ekonomitë familjare, krahasuar me firmat, 20 për qind dhe 11 për qind respektivisht pasqyrojnë edhe strukturën e ekonomisë”, Shqetësuese sipas këtij raporti është mungesa e investimeve kapitale. Nga viti 2019 deri në vitin 2023, rreth 1,3 miliard euro të planifikuara për investime kapitale nuk u shpenzuan. “Investimet publike. Rritje nga 789 milionë euro në vitin 2019 në 857 milionë euro në vitin 2023. Gjatë kësaj periudhe, rreth 1,3 miliard euro të planifikuara për investime kapitale nuk u shpenzuan. Në vitin 2023 investimet kapitale”, u shpreh Hashani.
Në fund, Hashani tha se ndërmarrjet publike në pesë viet e fundit, kanë realizuar investime kapitale të konsiderueshme në vlere mbi 307 milionë euro. “Pavarësisht këtyre investimeve, performanca e shumicës së këtyre ndërmarrjeve ka mbetur e njëjtë. Në total prej 59 milionë eurosh të transferuara nga Qeveria e Kosovës, vetëm rreth 9.4 milionë euro janë dhënë për investime kapitale, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga subvencionet”.
Sergiy Maslichenko, Udhëheqës i BERZH-it në Kosovë, tha se ky institucion ndërkombëtar ka investuar rreth 90 milionë euro por shifër më e vogël se shtetet e rajonit. Shkak për këtë sipas tij është mungesa e infrastrukturës.
“BERZh-i në Kosovë ka investuar 90 milionë euro në vit dhe është një shifër e mirë por megjithatë mund të bëhen edhe 200 e 300 pse jo që mund të krahasohet mandej me shtetet tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut apo Bosnjën që bëjmë dy, trefish më shumë atje për shkak të infrastrukturës së rrugëve, infrastrukturës së binarëve e energjisë elektrike e kështu më radhë. Edhe me qeverinë e Malit të Zi kohëve të fundit kemi më shumë biznese se sa që kemi në Kosovë sepse qeverisja atje ka një agjendë të qartë dhe shumë projekte me ta. Baza kryesore këtu në Kosovë është me kompanitë e vogla dhe të mesme nëpërmjet linjave kreditore”, u shpreh ai.
Sesioni i sivjetmë i Forumit është i dyti me radhë. Forumi Ekonomik Vjetor i Instituti Riinvest do të mbahet secilin vit në pjesën e parë të kuartalit të katërt me pjesëmarrës të zgjedhur nga institucionet publike, asociacionet e biznesit, udhëheqës ekzekutivë të bizneseve, ekspertë nga institucionet financiare, dhe qarqet kërkimore e akademike për të debatuar në mënyrë të angazhuar lëvizjet ekonomike ne vitin aktual dhe pritjet për vitin e ri.
Vendi
UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij
Published
3 hours agoon
April 8, 2026By
ubtnews
UBT ka lansuar zyrtarisht konceptin më të ri inovativ në fushën e arsimit, Global Virtual Campus, një platformë që synon të transformojë mënyrën se si ofrohet edukimi në nivel global, përmes partneritetit strategjik me EON Reality.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky model është një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes së arsimit gjithëpërfshirës dhe të qasshëm për të gjithë.
“Në këtë kontekst, Global Virtual Campus është një koncept dhe model i ri, modeli i së ardhmes, që mundëson ofrimin e të njëjtës përmbajtje dhe të njëjtës cilësi kudo në botë, me të njëjtin potencial dhe përvojë, pa humbur kohë dhe me kosto të përballueshme për të gjithë. Pra, kjo qasje e aksesueshmërisë dhe përballueshmërisë, kudo dhe në çdo kohë, është thelbi i Global Virtual Campus, të cilin po e ofrojmë përmes partneritetit tonë me EON”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Rektori Hajrizi deklaroi se UBT ka një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në arsimin e lartë, duke u renditur ndër institucionet më të vlerësuara globalisht në fusha kyçe si inovacioni, qëndrueshmëria, ndërmarrësia dhe shkenca.
Ai nënvizoi se institucioni njihet për standarde të larta cilësie dhe është i akredituar nga mekanizma ndërkombëtarë, përfshirë British Accreditation Council, si dhe gëzon një validim të fortë në raport me sistemin amerikan të arsimit.
“Ne besojmë fuqishëm në rëndësinë e kontaktit njerëzor dhe bashkëpunimit fizik, por në të njëjtën kohë duhet të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin që ofron inteligjenca artificiale për të rritur cilësinë dhe për të zgjeruar qasjen në arsim”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Një nga shtyllat kryesore të këtij transformimi është integrimi i inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara të vizualizimit në procesin mësimor. Sipas Hajrizi, përvoja e gjatë e partneritetit me platforma inovative si EON ka mundësuar ndërtimin e një sistemi që garanton cilësi të lartë të mësimdhënies, pavarësisht vendndodhjes së studentëve.
Global Virtual Campus synon të ofrojë përmbajtje dhe standard të njëjtë edukimi kudo në botë, duke eliminuar barrierat gjeografike dhe kohore, dhe duke hapur një epokë të re të arsimit global.
Lajmet
Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës
Published
7 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.
PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.
Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.
Vendi
Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë
Published
8 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.
Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.
Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.
“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.
Lajmet
Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar
Published
8 hours agoon
April 8, 2026By
UBTNews
Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.
Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.
Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
UBT lanson Global Virtual Campus, një model i ri i arsimit pa kufij
Dukagjini dhe Ferizaj një hap larg finales së Kupës së Kosovës
Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës
Dy superndeshje sonte në Champions: Barcelona-Atletico dhe PSG-Liverpool
Kosova në kamp ndërkombëtar në Brazil para sfidës së “World Boxing Cup 2026”
Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë
Filmi “Nderi” me premiere ne Tiranë dhe Prishtinë.
Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar
Rezidenca verore e Benito Mussolinit shitet për 1.2 milionë euro
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Naser Rugova, publikon studim shkencor mbi digjitalizimin e sistemit shëndetësor në Kosovë
