Lajmet

Hasani-Kuleba: Plani me dhjetë pika i presidentit Zelensky, mundësia më realiste për arritjen e paqes

Hasani ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë të mbështet sovranitetin, lirinë e tërësinë territoriale të Ukrainës.

Published

on

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka mirëpritur homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, i cili ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit që shoqëron presidentin presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Samitin Ukrainë-Europa Juglindore që do të mbahet sot në mesditë në “Pallatin e Kongreseve”.

Në një konferencë për media, Hasani ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë të mbështet sovranitetin, lirinë e tërësinë territoriale të Ukrainës. Po ashtu, ai ka shtuar se Shqipëria dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës. Pas takimit me homologun ukrainas, Kuleba, ai ka thënë se Shqipëria mbështet planin me dhjetë pika të presidentit Zelensky, si mundësia më realiste për dhënien fund luftës dhe arritjen e një paqe të qëndrueshme.

“Shqipëria mbështet sovranitetin, lirinë, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës. Shqipëria dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës, dhe do të vijojë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë. Shqipëria mbështet planin me dhjetë pika të presidentit Zelensky, si mundësia më realiste për dhënien fund luftës dhe arritjen e një paqe të qëndrueshme. Së bashku me aktor dhe vende tjera, kemi marrë tashmë angazhimin për bashkëpunimin, realizimin e pikës pesë që ka të bëjë me rivendosjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës si një nga objektivat më imediat të përfundimit të luftës. Vendi ynë e ka vendosur si përparësi të punës trajtimin e situatës në Ukrainë dhe dënimin e agresionit rus në gjitha forumet ndërkombëtare, siç kemi bërë gjatë periudhës dyvjeçare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, siç po veprojmë në kuadër të anëtarësisë tonë në Këshillin e të drejtave të njeriut. Pas përfundimit të detajeve ligjore dhe financiare jemi në fazën e përgatitjeve teknike për hapjen e ambasadës të Shqipërisë në Kiev, duke mbajtur në vëmendje edhe situatën e sigurisë në kryeqytetin e Ukrainës, por shpresojmë që inaugurimi të ndodh në pak muajt e ardhshëm”, deklaroi Hasani.

Tutje Hasani ka thënë se kanë diskutuar për ndihmën që mund të ofrojë Shqipëria në përballimin e situatës në Ukrainë, por edhe për rindërtimin e saj, për çfarë shpreson të ndodhë sa më parë. I njëjti shpreson që Samiti i sotëm të jetë frytdhënës dhe të ofrojë perspektiva të reja për të ardhmen e Ukrainës.

“Kemi folur për ndihmën që Shqipëria mund të ofrojë për përballimin e situatës në Ukrainë por edhe për rindërtimin e Ukrainës, që shpresojmë të ndodhë sa më parë. Kemi diskutuar për mënyra e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, pasi këto marrëdhënie duhet të ngrihen mbi nivelin e atyre marrëdhënieve të shkëlqyera politike që ne kemi. Dhe jemi të lumtur për avancimin e Ukrainës në rrugën e saj pro-evropiane dhe urojmë që vendimi i Këshillit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të shtrojë rrugën për nisjen e tyre sa më parë. Jemi të gatshëm të ofrojmë edhe përvojën tonë të deritanishëm në këtë proces. Uroj që Samiti i përbashkët midis vendeve të Evropës Juglindore dhe Ukrainës që fillon sot, të jetë frytdhënës dhe të ofrojë perspektiva të reja për të ardhmen e Ukrainës”, shtoi Hasani.

Ndërsa ministri Kuleba derisa është shprehur i lumtur me prezencën e tij në Tiranë, falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që ka dhënë ndaj Ukrainës, duke theksuar se dy vendet evropiane do bashkërendojnë ngushtë sa i takon rrugëtimit në Bashkimin Evropian. Në anën tjetër, ai shtoi se Rusia duhet të dënohet si përgjegjëse për krimet e luftës në Ukrainë.

“Më kujtohet me mirënjohje të posaçme, mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në këto dy vite dhe mënyra se si keni marrë pjesë në diskutimet për Ukrainën dhe takimi në Këshillin e Sigurimit ku kryeministri Rama kryesoi mbledhjen në mënyrë elokuente e efikase në 2023. Sot informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dron e raketa të Rusisë çdo ditë Rusia duhet të mbahet përgjegjësie për krimet e luftës të kryera në rrjedhën e luftës, kështu do donim të intensifikonim përpjekjet tona në këtë drejtim. Vlerësojmë që Shqipëria është bashkuar në regjistrin kombëtar të dëmeve të shkaktuara nga Rusia në Ukraine. Ukraina dhe Shqipëria janë dy vende evropiane të bashkuara na vlera të përbashkëta evropiane. Ne ramë dakord që të bashkërendojmë ngushtë sa i takon rrugëtimit tonë evropian”, tha Kuleba.

Paraprakisht ka ndodhur nënshkrimi i marrëveshjes mes ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Hasanit dhe homologut të tij ukrainas, Kuleba.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara