Lajmet

Harta e rrudhave dhe problemet shëndetësore që ato sinjalizojnë

Rrudhat ndonjëherë mund të tregojnë ca gjëra më shumë sesa thjesht mosha.

Published

on

Vijat apo shenjat në lëkurën tonë dërgojnë sinjale për shëndetin tonë të brendshëm, ndaj është mirë të dimë t’i lexojmë.

Hidhini një sy 16 pikave më poshtë: 

1. Linjat horizontale të ballit
Tregon se po akumuloni një sasi të madhe stresi. Ato janë shenjë që keni nevojë për të marrë pak pushim. Gjithashtu janë të lidhura direkt me stomakun tuaj dhe mund të tregojnë që po merrni shumë sheqer dhe yndyrë, si dhe pak ujë. Nëse i keni këto vija, ndoshta duhet të përqendroheni pak se çfarë po fusni në trup.

2. Vija e vetullës së djathtë
Të kesh një vijë të tillë vertikale mes vetullave, është shenjë se organet tuaja janë të dobëta. Kjo linjë është veçanërisht e lidhur me mëlçinë. Disa ushqime promovojnë një mëlçi të shëndetshme, si: drithërat, frutat dhe perimet jeshile. Duhet të evitoni konsumimin e ushqimit me erëza pikante, kripë dhe kafen. Nëse keni probleme të rënda të mëlçisë, atëherë duhet të vizitoni një mjek.

3. Vija e vetullës së majtë
Kjo vijë është e lidhur direkt me shpretkën. Një vijë e theksuar në vetullën e majtë mund të tregojë dobësi ose probleme me shpretkën. Nëse dyshoni diçka serioze, duhet të kërkoni ndihmë mjekësore. Por nga ana tjetër, konsumimi i frutave të thata ose të ëmbla është zgjidhje e përkryer për të përmirësuar funksionin e shpretkës.

4. Vija tek ura e hundës
Kjo vijë shpesh do të thotë se ju prekeni shpesh nga alergjitë jo­sezonale dhe sezonale. Kjo linjë është e lidhur edhe me dëshirat seksuale. “Ndoshta keni pak kohë që nuk keni bërë dashuri”.

5. Vijat tek cepat e syrit
Këto vija janë dëshmi se jeni të prirur për të qeshur shumë (çka është e mirë për shëndetin tuaj), por duke qenë se sytë mund t’i sforconi nga lodhja në kompjuter, telefon apo televizor, mund të jenë edhe shenjë që paralajmëron probleme me shikimin. Këto vija janë të lidhura edhe me organet e brendshme, si stomaku, veshkat dhe mëlçia. Mund të tregojnë se keni probleme me këto organe dhe se ju nevojitet të rregulloni dietën ushqimore dhe të bëni aktivitet fizik.

6. Rrathë ose qese poshtë syrit
Këto shenja mund të tregojnë mbi mungesat e gjumit, por gjithashtu janë shenja që tregojnë probleme me veshkat. Konsumoni sa më shumë perime të freskëta, fruta dhe pini shumë lëngje. Ato janë të lidhura gjithashtu me sistemin e qarkullimit të gjakut dhe mund të tregojnë se keni qarkullim të dobët të gjakut. Mund ta luftoni këtë me joga ose masazh. Nëse bëhen problem shqetësues, konsultohuni me mjekun.

7. Zona delikate tek mollëzat e faqeve
Të qenët të ndjeshëm në zonën e mollëzave apo acarimi i tyre mund të tregojë se keni ndonjë problem shëndetësor. Ato janë të lidhur me problemet e tretjes dhe ndoshta duhet të rishikoni çfarë hani. Skuqja, acarimi apo çngjyrosja e mollëzave mund të tregojnë se keni probleme me mushkëritë. Si rrjedhojë është mirë që të praktikoni ushtrime që përfshijnë frymëmarrjen. Për çdo gjë do të ishte mirë të konsultoheshit me mjekun.

8. Maja e kuqe e hundës
Kjo shenjë është e lidhur me sistemin e qarkullimit të gjakut dhe zemrës. Është tregues se keni probleme me tensionin e gjakut, kështu që kontrollojeni shpesh tensionin e gjakut. Hunda e kuqe do të thotë gjithashtu të shmangni alkoolin, kafen dhe ushqimet pikante. Do ishte mirë të përdornit ushqime që përmbajnë shumë acide yndyrore, si avokado.

9. Vijat e gojës
Nëse vini re një vijë vertikale në anët e gojës, kini probleme me zorrën e trashë. Duhet të konsumoni më shumë vitaminë D, fibra, shumë lëngje dhe ushtrime.

10. Vijat e të qeshurit: Këto vija kanë dy indikacione krejtësisht të ndryshme. I pari tregon se jeni një person i lumtur dhe i qeshur. E dyta është më serioze për shkak se linjat e të qeshurit janë të lidhura me pankreasin dhe mund të jetë një shenjë për një pankreas të dobët. Për të përmirësuar gjendjen e pankreasit duhet të konsumoni qershi, hudhër, spinaq, rrush dhe boronica.

11. Vijat sipër buzës
Zakonisht këto vija identifikojnë duhanpirësit, por kjo zonë është e lidhur edhe me shpretkën. Përpiquni të hani më shumë perime si: karota dhe kungull. Vaktet e vogla dhe të shpeshta janë gjithashtu të rëndësishme.

12. Pika në buzën e poshtme
Ka disa shpjegime për këtë. I pari është qarkullimi i dobët i gjakut, të cilin mund ta trajtoni me aktivitet fizik ose joga. E dyta është se mund të keni probleme me shëndetin e zorrës së trashë. Vizitohuni tek një mjek dhe ushqehuni me ushqime që përmbajnë fibra.

13. Vijat e qafës
Janë të zakonshme, sidomos tek njerëzit mbipeshë. Ju duhet të zgjidhni një dietë të shëndetshme për humbje peshe. Këto vija janë të lidhura edhe me gjëndrën tiroide. Për të përmirësuar shëndetin e gjëndrës tiroide, merrni ushqim të pasur me zink ose largoni glutenin nga ushqimet që hani.

14. Vija rreth syrit
Nëse vëreni unazë rreth bebes së syrit, kjo mund të jetë shenjë për një nivel më të lartë të kolesterolit se normalja. Kolesteroli lidhet shumë me sëmundjet e zemrës ndaj bëni mirë të përdorni shumë perime, të ulni nivelin e yndyrave dhe t’u shtoni ushqimeve arra dhe salcë soje.

15. Vena tek cepat e vetullave
Mund të jenë shenjë për presion të lartë të gjakut. Bëni joga, shëtitje ose merrni pushimet. Por gjithashtu ulni sasinë e kripës që përdorni, hani banane dhe ushtrohuni më shumë.

16. Vija mbi mjekër: Kjo ka të bëjë me zemërimin apo frustrimin brenda jush. Përpiquni të mendoni pozitivisht.

Burimi: Gazeta Shëndeti 

Continue Reading

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara