Kulturë

Harry me akuza ndaj familjes: Duan të më paraqesin si njeri i keq!

“E dini, motoja e familjes është; “Kurrë mos u anko. Kurrë mos shpjego” tha ai mes tjerash.

Published

on

Princ Harry është planifikuar të shfaqet në dy intervista të reja ku do të diskutojë vendimin e tij për të folur kundër historive të rreme që janë publikuar për të dhe për bashkëshorten e tij, Meghan Markle.

“Çdo herë që u përpoqa ta bëja privatisht, ka pasur njoftime dhe disa histori kundër meje dhe gruas sime” tha Harry për emisionin 60 Minutes të Anderson Cooper. “E dini, motoja e familjes është; “Kurrë mos u anko. Kurrë mos shpjego”.

Harry më pas vazhdoi të vendoste në dukje mënyrat e ndryshme se si familja mbrohet shpesh në media kundër narrativave të rreme. “Ata do të kenë një bisedë me korrespondentin dhe ky i fundit do të shkruajë historinë”, vazhdoi ai,“dhe në fund të saj ata do të thonë se iu drejtuan Pallatit Buckingham për koment. Por e gjithë historia është nga Buckingham Palace”.

“Kështu që kur na thuhet për gjashtë vitet e fundit që nuk mund të bëjmë një deklaratë për t’ju mbrojtur, por ju e bëni atë për anëtarët e tjerë të familjes, vjen një moment kur heshtja është tradhti”.

Princi dha gjithashtu një përditësim se ku qëndron me vëllain e tij Princin William dhe babain Mbretin Charles III. “Kurrë nuk duhej të ishte kështu” u shpreh ai. “Unë dua një familje, jo një institucion. Ata ndihen sikur është më mirë të na paraqesin si të këqinj. Ata nuk kanë bërë asnjë veprim  për t’u pajtuar”./Lapsi.al

Lifestyle

Si të bëni radiatorët të ngrohin më shumë me një veprim të thjeshtë?

Published

on

Kur fillon moti i ftohtë, mbajtja e shtëpisë ngrohtë bëhet prioritet. Edhe ndryshimet më të vogla mund të bëjnë diferencë, prandaj ia vlen të sigurohesh që sistemi yt i ngrohjes funksionon si duhet – duke filluar nga radiatorët.

Sipas inxhinierit të kompanisë Boxt, Will Scholfield, nëse radiatorët nuk ngrohin siç duhet ose punojnë me pengesa, duhet t’i çliron nga ajri i bllokuar (një proces i njohur si “bleeding”). Ky proces do të thotë të lejosh që ajri i mbetur brenda radiatorëve të dalë jashtë.

Nëse ajri ngelet brenda, ngrohja nuk shpërndahet si duhet e radiatorët bëhen më pak efikasë. Nëse kjo nuk bëhet për kohë të gjatë, ajri i bllokuar shkakton edhe gërryerje në sistemin e ngrohjes. Kjo është detyrë e thjeshtë që duhet bërë rregullisht, që shtëpia të jetë e ngrohtë e sistemi të funksionojë optimalisht.

Scholfield këshillon: “Nëse çliron radiatorët nga ajri rreth dy herë në vit, sistemi i ngrohjes do të punojë më me efikasitet dhe do të ndihmosh edhe në uljen e faturave të energjisë.”

Çfarë të duhet për të çliruar radiatorët nga ajri?

Një çelës për radiator ose një kaçavidë, në varësi të llojit të valvulës.

Një leckë ose enë e vogël për të mbledhur ujin që mund të rrjedhë.

Si ta bësh?

Fike ngrohjen dhe lëre sistemin të ftohet plotësisht. Vendos një peshqir ose leckë poshtë radiatorit për të mbrojtur dyshemenë.

Gjej valvulën e ajrit, ndodhet në krye të radiatorit, në njërën anë; është e rrumbullakët e ka vrimë për çelësin ose një prerje për kaçavidë.

Fut çelësin në valvul dhe ktheje ngadalë në drejtim të kundërt të akrepave të orës derisa të dalë ajri. Kur fillon të dalë uji, ktheje përsëri në drejtim të akrepave të orës për ta mbyllur valvulën. Përsërite këtë proces për të gjithë radiatorët në shtëpi.

Në fund, kontrollo presionin e ujit në bojlerin e ngrohjes, ai duhet të jetë midis 1 dhe 2 bar. Nëse nuk është, rregulloje sipas nevojës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Fatmir Toçi prezanton ‘Arbëreshët – Shqiptarët e Italisë’ në Prishtinë

Published

on

Një mbrëmje e veçantë letrare do të zhvillohet sonte, më 28 tetor 2025, në Bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë, ku do të promovohet libri “Arbëreshët – Shqiptarët e Italisë” i autorit dhe studiuesit të njohur Fatmir Toçi.

Ky botim, nga Shtëpia Botuese “Toena”, është një vepër studimore e rëndësishme që hedh dritë mbi historinë, kulturën, ritet dhe trashëgiminë shpirtërore të arbëreshëve të Italisë, pasardhësve të shqiptarëve që kanë ruajtur gjuhën dhe identitetin e tyre për më shumë se pesë shekuj larg atdheut.

Në promovim do të marrin pjesë dhe do të diskutojnë: Prof. Xhavit Beqiri, Prof. Bajram Kosumi, Akademik Ali Aliu, si dhe autori i librit, Fatmir Toçi.

Ngjarja do të pasurohet edhe me një program artistik, që do ta shndërrojë mbrëmjen në një udhëtim përmes historisë, muzikës dhe shpirtit arbëresh.

Promovimi organizohet në kuadër të ciklit letrar të njohur “Pena e dritës”, i cili ka për qëllim të afrojë lexuesit me vepra me vlera të spikatura kulturore, historike dhe letrare.

Përndryshe, fillimi i ngjarjes është në orën 19:00 dhe është i hapur për publikun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

‘Art’, një shfaqje që sfidon miqësinë dhe perceptimin e vlerave në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Published

on

Shfaqja “Art” është premiera e radhës në Teatrin Kombëtar të Kosovës, me autore, Yasemina Reza, regjisor, Bashkim Ramadani, asistente e regjisë Kreshnike Osmani dhe me dramaturge Zoga Çeta Çitaku.

Kjo shfaqje paraqet miqësinë që përplaset kur arti sfidon çdo perceptim, dhe a mund të mbijetosh në një botë ku vlerat janë të ndryshme?

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Ard Islami, Ylber Bardhi dhe Butrint Lumi.

Reprizat e shfaqjes “Art”-do të mbahen me 27 dhe 28 tetor 2025 nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kulturë

Ndahet nga jeta regjisori i njohur ferizajas, Kushtrim Asllani

Published

on

Ka ndërruar jetë artisti dhe regjisori nga Ferizaj, Kushtrim Asllani.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur këngëtari Mentor Haziri, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Kushtrimi, djali i dajës, na la e na tronditi të gjithëve sot. Një djalë shembullor, artist e regjisor me kontribut të madh në Teatrin e Ferizajt dhe në komunitetin tonë artistik, në qytet e më gjerë”, ka shkruar Haziri.

Ai shtoi më tej: “Një djalë që na donte të gjithëve dhe që mezi priste të vinte në pranverë për të na parë. U prehtë shpirti në parajsë, Kusho.”

Edhe aktorja, Gresa Gashi, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të artistit.

“Jam e tronditur nga lajmi për vdekjen tënde. U prehsh në paqe, Kushtrim. S’po më besohet,” ka shkruar ajo.

Vitet e fundit, Asllani mësohet se kishte jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara