Lajmet

Haradinaj uron Trumpin: Nën udhëheqjen e tij themeluam ushtrinë e Kosovës

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ish-kryeministri Haradinaj ka shkruar në Facebook se se nën udhëheqjen e Trumpit, Kosova kishte krijuar Ushtrinë.

Një urim i veçantë për Presidentin Donald Trump për zgjedhjen e tij. Nën udhëheqjen e President Trump kemi krijuar Ushtrinë e Kosovës, jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë si aleati ynë më i fortë dhe i palëkundur. Në këtë rrugëtim për konsolidimin e shtetit dhe synimin tonë afatshkurtër drejt anëtarësimit direkt në NATO, mbështetja e SHBA-së mbetet kyçe”, ka shkruar Haradinaj.

Në garën e 5 nëntorit ishin demokratja Kamala Harris, aktualisht nënpresidente e Amerikës , dhe republikani Donald Trump, i cili ishte president nga viti 2017 deri më 2021.

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në vend sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 13 deri në 16 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 32 gradë Celcius sipas IHMK.

Era do të fryjë me shpejtësi prej 10-35 km/h./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori Hargreaves i shkon në zyrë Dimal Bashës

Published

on

By

Kryeparlamentari Dimal Basha priti sot në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë për procesin e seancës konstituive të Kuvendit.

Basha shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës ndaj Britanisë së Madhe për rolin e saj gjatë luftës, dhe mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e shtetit, ekonomisë dhe institucioneve demokratike të vendit tonë.

Ai tha se Kosova mbetet e palëkundur në mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj, si dhe qëndron e vendosur në avancimin e integrimit në familjen evropiane, dhe synimin e qartë për anëtarësim në NATO.

Ndërsa, ambasadori Hargreaves ri-konfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim dhe intensifikim të raporteve të vendit të tij me Kuvendin dhe qytetarët e Kosovës, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Afganistan arrin në 2200

Published

on

By

Operacionet e kërkim-shpëtimit nga tërmeti i fuqishëm i së dielës në Afganistanin lindor po vazhdojnë, me numrin e të vdekurve që tejkalon 2.200, sipas zyrtarëve.

Hamdullah Fitrat, zëvendës zëdhënës i administratës së përkohshme, tha në kompaninë amerikane të mediave sociale X se numri i të vdekurve u rrit në 2,205, ndërsa numri i të plagosurve arriti në 3.640, vetëm në provincën Kunar.

Me shumë njerëz ende të bllokuar nën rrënoja, numri i të vdekurve mund të rritet më tej ndërsa operacionet e kërkimit për të mbijetuarit vazhdojnë“, tha më parë Rahimullah Hamzala, zëdhënës i forcave lokale të sigurisë në provincën Kunar.

Autoritetet në Kabul kanë frikë gjithashtu se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa ndajnë të dhëna nga provincat Nangarhar, Laghman dhe Panjshir, të cilat u goditën gjithashtu. Të paktën 12 vdekje janë raportuar tashmë në Nangarhar.

Agjencitë humanitare paralajmërojnë se shkalla e shkatërrimit kërkon mbështetje urgjente ndërkombëtare për të parandaluar një krizë të përkeqësuar.

Turqia këtë javë dërgoi 25 ton ndihma në vend, duke përfshirë materiale strehimi, pako higjienike dhe kuti ushqimore.

Pakistani fqinj gjithashtu ka dërguar 105 ton ndihma, ndërsa Irani, Kina dhe India, si dhe vendet perëndimore, janë zotuar të dërgojnë ndihmë./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Më 22 shtator shpallet konkursi për pranimin e 60 ushtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë

Published

on

By

Më 22 shtator do të shpallet konkursi për pranimin e gjashtëdhjetë (60) ushtarëve aktiv nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Të gjithë të rinjët e të rejat e interesuara për t’iu bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të gjejnë kushtet e konkursit në web faqen https://mod.rks-gov.net/Page/16 / që do të bëhet publik me rastin e hapues së konkursit”, thuhet në njoftimin e tij.

 

Continue Reading

Të kërkuara