Sport

Haradinaj: Tifozeria shqiptare u ka dhënë hijeshi shesheve e stadiumeve të Gjermanisë

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kampionati Evropian i Futbollit më shumë se sa paraqitjen dinjitoze të Kombëtares Shqiptare, ka shpërfaqur kulturën dhe shpirtin shqiptar.

Haradinaj ka thënë se tifozëria shqiptare u ka dhënë hijeshi shesheve e stadiumeve të Gjermanisë, kudo ku janë ndeshur kuqezinjtë.Shqip

Kampionati Evropian i Futbollit, këtë herë, më shumë se sa paraqitjen dinjitoze të Kombëtarës Shqiptare, ka shpërfaqur kulturën dhe shpirtin shqiptar. Tifozëria shqiptare u ka dhënë hijeshi shesheve e stadiumeve të Gjermanisë, kudo ku janë ndeshur kuqezinjtë. Atmosfera e krijuar nga shqiptarët e të gjitha trevave, e posaçërsht nga diaspora, do të renditen ndër margaritarët e këtij kampionati“, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se kombëtarja shqiptare dëshmoi se është e denjë të renditet ndër ekipet më të mira.

Kombëtarja e Shqipërisë, megjithëse nuk arriti të kualifikohet për të tetën e finales, dëshmoi se është e denjë të renditet ndër ekipet më të mira të sportit më të popullarizuar në Evropë. Asaj i urojmë më shumë sukses në kampionatet e radhës, e deri në Kampionatin Botëror, ku me padurim e presim edhe kualifikimin e Kombëtares së Kosovës“, është shprehur Haradinaj.

Lajmet

Gjetet pa shenja jete një person në Gjakovë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete në Gjakovë, njofton Policia në Raportin e saj 24 orësh.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 18:05. Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.

Rasti nga autoritetet po trajtohet si “hetim i vdekjes”.  /E.A/

Continue Reading

Sport

Maroku kalon në fazën eliminatore pas fitores ndaj Haitit

Published

on

By

Maroku ka siguruar kualifikimin në rundin e 32 skuadrave më të mira të Kupës së Botës, pasi mposhti Haitin me rezultat 4:2 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Përfaqësuesja marokene e mbylli Grupin E në vendin e dytë me gjashtë pikë, pas Brazilit dhe para Skocisë e Haitit.

Golashënuesit për Marokun ishin Achraf Hakimi në minutën e 39-të, Ismael Saibari në minutën e 45-të, Soufiane Rahimi në minutën e 78-të dhe Gessime Yassine në minutën e 89-të.

Nga ana tjetër, Haiti realizoi përmes autogolit të portierit Yassine Bounou (Bono) në minutën e 10-të dhe golit të Wilson Isidor në minutën e 43-të.

Me këtë fitore, Maroku avancon në fazën eliminatore, ku pritet të përballet me fituesin e Grupit F, pozitë që aktualisht mbahet nga Holanda.

Ndërkohë, shpresat e Skocisë për një kualifikim historik në fazën nokaut mbeten ende të hapura, por varen nga rezultatet e grupeve të tjera. Humbja ndaj Brazilit e la skuadrën skoceze me gol-diferencë -3, duke e detyruar të presë për të parë nëse do të renditet mes tetë përfaqësueseve më të mira që përfundojnë në vendin e tretë dhe sigurojnë një vend në rundin eliminator.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Brazili kalon si lider i grupit në fazën nokaut, Vinicius shkëlqen ndërsa kthehet Neymar

Published

on

By

Pesë herë kampionët e botës, Brazili, kanë siguruar vendin e parë në Grupin C të Kupës së Botës 2026, pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Skocisë. Ndeshja e zhvilluar në mesnatën mes të mërkurës dhe enjtes (sipas kohës në Kosovë), përveç dominimit brazilian, solli edhe një moment të shumëpritur: rikthimin e yllit Neymar në fushë pas tre vjetësh mungesë.

Figura qendrore e këtij takimi ishte Vinicius Junior, i cili shkëlqeu duke realizuar dy golat e parë. Sulmuesi i Real Madridit hapi serinë e golave që në minutën e 7-të, ndërsa dyfishoi epërsinë në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Me këto dy realizime, Vinicius ka arritur në kuotën e katër golave në këtë Botëror, duke u barazuar me Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, dhe duke mbetur vetëm një gol pas Lionel Messit që kryeson listën. Fitoren e “Seleçaos” e vulosi Matheus Cunha në minutën e 60-të për rezultatin përfundimtar 3-0.

Përveç spektaklit të golave, vëmendjen maksimale e mori minuta e 76-të, kur stadiumi “Hard Rock” shpërtheu në ovacione të mëdha për hyrjen në fushë të Neymarit. Sulmuesi 34-vjeçar, i cili është golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit me 79 gola, regjistroi paraqitjen e tij të parë ndërkombëtare që nga viti 2023.

Me këtë sukses, Brazili pozicionohet i pari në grup dhe të hënën do të luajë në Houston në kuadër të 1/32 së finales kundër vendit të dytë të Grupit F.

Në anën tjetër, Skocia, që merr pjesë në një Botëror për herë të parë që nga viti 1998, dështoi të shkruajë historinë për të kaluar fazën e grupeve në tentativën e nëntë. Megjithatë, shpresat e tyre nuk janë shuar plotësisht; me një diferencë golash prej -3, skocezët do të presin në kampin e tyre në Charlotte rezultatet e grupeve të tjera me shpresën për t’u kualifikuar tutje si një nga katër kombëtaret më të mira të vendeve të treta. /E.A/

Continue Reading

Sport

Zvicra mposht Kanadanë dhe kalon si lidere e grupit, shkëlqen Manzambi e Xhaka

Published

on

By

Zvicra e ka mbyllur me sukses të plotë fazën e grupeve në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Kanadanë me rezultat 2-1. Me këtë triumf, helvetikët kanë siguruar vendin e parë në grup me shtatë pikë, ndërsa Kanadaja, pavarësisht humbjes, kalon tutje në fazën e eliminimit direkt si e dyta me katër pikë.

Skuadra e Murat Yakinit e dominoi pjesën më të madhe të takimit, por golat erdhën vetëm në pjesën e dytë. Menjëherë në minutën e 46-të, Johan Manzambi shërbeu bukur për Ruben Vargas, i cili realizoi për 1-0 me një goditje të saktë që u ndihmua edhe nga shtylla. Zvicra nuk u ndal dhe në minutën e 57-të dyfishoi epërsinë, kur Breel Embolo asistoi për Manzambin, i cili këtë herë finalizoi vetë me qetësi për 2-0.

Kanada, nën drejtimin e Jesse Marsch, u rikthye në lojë në minutën e 76-të. Nathan Saliba dërgoi një top të saktë në zonë, ndërsa Promise David shënoi për 2-1, duke ndezur emocionet e minutave të fundit. Kanadezët patën madje një mundësi të artë në kohën shtesë për të barazuar, kur pas një krosimi që kaloi portierin Gregor Kobel, Derek Cornelius u gjend përballë portës së zbrazët, por çuditërisht e dërgoi topin jashtë.

Një nga figurat kryesore të ndeshjes padyshim ishte Johan Manzambi me një gol dhe një asistim. Një paraqitje mjaft solide në mesfushë zhvilloi edhe kapiteni Granit Xhaka, i cili kontrolloi tërësisht ritmin e lojës dhe organizoi aksionet e zviceranëve. Pas këtij rezultati, të dyja kombëtaret vazhdojnë rrugëtimin e tyre në fazën e eliminimit direkt të Botërorit. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara