Lajmet

Haradinaj-Stublla thotë se ka marrë mbështetjen e plotë nga Norvegjia për vizat

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka biseduar sot përmes telefonit me ministren e jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide, me të cilën ka biseduar rreth procesit të liberalizimit të vizave dhe temave të tjera.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Haradinaj-Stublla thekson se ka marrë mbështetjen e plotë për procesin e liberalizimit të vizave.

“Kosova është falenderuese ndaj Norvegjisë për përkrahjen dhe partneritetin e vazhdueshëm.Në thirrjen e sotme telefonike me Ministren e Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë Znj. Ine Eriksen Søreide kërkova përkrahjen për finalizimin e procesit të Liberalizimit të Vizave me zonën Schengen ku Norvegjia bën pjesë, dhe gjeta mbështetjen e plotë për këtë proces.Shkëmbyem pikëpamje edhe rreth dialogut për njohje reciproke në kufijtë ekzistues me Serbinë dhe u dakorduam se aspirata evropiane do të duhej të jetë katalizator për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes Kosovës dhe Serbisë.”, shkroi Meliza Haradinaj-Stublla./UBTNews

Kosova është falenderuese ndaj Norvegjisë për përkrahjen dhe partneritetin e vazhdueshëm. Në thirrjen e sotme…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Monday, October 5, 2020

Lajmet

​Moti me shi, rruga Burrel-Rrëshen pothuajse e pakalueshme

Published

on

Në rrugët nacionale Burrel – Skuraj dhe Burrel – Rreshen ka pasur probleme gjatë ditës së djeshme, ku në segmentin e Shkopetit ka pasur rënie të gurëve pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij.

Edhe pse firma mirëmbajtëse ishte gjatë gjithë kohës në terren, rruga ka vijuar vetëm me një korsi lëvizje.

Për fat të mirë nga rënia e gurëve në rrugë nuk pati aksidente rrugore.

Probleme ka pasur edhe në rrugën tjetër nacionale Ura e Matit – Rrëshen, ku ka pasur rënie të vazhdueshme të dheut.

Nfdërkaq, më problematik ishte segmenti në vendin e quajtur “Pujkë” ku në disa pjesë rruga është kthyer me një korsi lëvizjeje. Edhe pranë urës së Urakës vazhdojnë të ketë shembje të dheut.

Ajo që bie në sy gjatë këtyre dy ditëve në këtë aks rrugor nuk ka pasur asnjë mjet për të larguar dherat nga rruga në mënyrë që ajo të jetë lehtësisht e kalueshme. Bllokimi i kanaleve kulluese e ka rënduar më tej situatën në këtë aks rrugor.

Ndërkohë “Ura e Lufit” në Zenisht është gati në shembje pasi uji po gërryen bazamentin./S.K/KP/Tch/

Continue Reading

Lajmet

​Kryeministri britanik: Urrejtja antimyslimane, e neveritshme

Published

on

​Kryeministri britanik, Keir Starmer e ka quajtur urrejtjen antimyslimane “të neveritshme” dhe tha se incidentet në rritje duhet të adresohen.

“Urrejtja antimyslimane është e neveritshme dhe nuk ka vend në shoqërinë tonë”, tha Starmer gjatë seancës javore të Pyetjeve të Kryeministrit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Komentet e tij erdhën si përgjigje ndaj një pyetjeje nga ligjvënësi i Partisë Laburiste Afzal Khan, i cili kërkoi nga kryeministri të përshkruajë hapat që qeveria do të ndërmarrë për të luftuar nivelin në rritje të racizmit dhe islamofobisë ndaj myslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar.

“Këto raste në rritje duhet të adresohen, prandaj po rrisim fondet për të mbrojtur xhamitë dhe shkollat fetare myslimane në të gjithë vendin”, tha Starmer.

Ai gjithashtu përsëriti se fondi i ri do të monitorojë urrejtjen antimyslimane dhe shtoi se qeveria e tij vazhdon të punojë mbi përkufizimin e urrejtjes antimyslimane ndërsa në muajin nëntor po shënohet Muaji i Ndërgjegjësimit për Islamofobinë (IAM)./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot moti vijon me ndërprerje të reshjeve dhe gjatë ditës mund të krijohen kushte edhe për intervale kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme sepse do të fillojnë të fryjnë erëra të ngrohta nga jugu dhe jugperëndimi.

Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të izoluar dhe temperaturat minimale lëvizin deri në 4 gradë Celcius, kurse maksimalet arrijnë deri në 15 gradë Celsius.

Mirëpo, gjatë ditës priten edhe vranësira dhe në disa zona ku vende-vende priten rrebeshe lokale shiu./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Ramadan Nishori ndan rrëfimin e tij para studentëve të UBT-së në një takim të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar

Published

on

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në bashkëpunim me UBT, organizoi një takim të veçantë me studentë, i cili u fokusua në prezantimin e librit me rëndësi të madhe dokumentuese “Zëra të Padegjura – rrëfimet e burrave mbi tejkalimin e dhunës seksuale në luftë”.

Gjatë këtij aktiviteti, studentët u njohën nga afër me rrëfimin e Ramadan Nishorit, i cili njihet si i mbijetuari i parë burrë që ka folur publikisht për përvojën e tij dhe që ka ndarë historinë personale në librin “Përtej Dhimbjes, Drejt Guximit”. Ai tregoi rrugëtimin e tij nga plagët e së kaluarës drejt forcës, shërimit dhe shpresës, duke sjellë një perspektivë të rëndësishme mbi stigmat që shpesh e shoqërojnë këtë temë.

Diskutimi u përqendrua në rëndësinë e dokumentimit të përvojave të të mbijetuarve, si një mënyrë e domosdoshme për të ruajtur kujtesën historike, për të ndriçuar të vërtetën dhe për t’i dhënë zë atyre që për dekada janë mbajtur në heshtje. Studentët patën mundësinë të kuptojnë më thellë dimensionet emocionale, sociale dhe njerëzore të këtyre rrëfimeve.

Aktiviteti u mbështet nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, duke dëshmuar rëndësinë ndërkombëtare të përpjekjeve për adresimin e traumave të luftës dhe mbështetjen e të mbijetuarve.

Continue Reading

Të kërkuara