Bota

Haradinaj-Stublla: Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Australisë do të vazhdojë të zhvillohet

Publikuar

Ministrja në detyrë e  Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar institucionet dhe popullin e Komonuelthit të Australisë, me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare.

Në urimin drejtuar Ministres së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Komonuelthit të Australisë, Marise Payne, Ministrja Haradinaj-Stublla ka falënderuar homologen për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të saj për Kosovën.  

“Jam e bindur se miqësia e fortë midis Kosovës dhe Australisë do të vazhdojë të zhvillohet në të mirë të popujve tanë në vitet në vazhdim, dhe pres të punojmë së bashku në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”, thuhet në urimin që Ministrja Haradinaj-Stublla ia ka dërguar homologes australiane.

“Dy vendet tona, edhe pse gjeografikisht larg, ndajnë vlera të përbashkëta në mbështetje të paqes dhe demokracisë, dhe ne jemi thellësisht mirënjohës për miqësinë e gjatë me shtetin dhe popullin tuaj”, thuhet në këtë urim.

Australia e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 19 shkurt 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike midis të dyja vendeve janë vendosur më 21 maj të të njëjtit vit.

Bota

Ekonomia gjermane sheh tkurrjen vjetore të pestë radhazi të PBB-së

Publikuar

nga

Ekonomia gjermane është tkurrur me 0.2% në tremujorin e parë të vitit 2024 në bazë vjetore, deklaroi të martën departamenti i statistikave të vendit Destatis. Që nga fillimi i vitit të kaluar, ekonomia gjermane është tkurrur çdo vit për pesë tremujorë radhazi.

Vitin e kaluar, ekonomia gjermane u tkurr me 0.2% në tremujorin e parë, të dytë dhe të katërt, dhe 0.4% në tremujorin e tretë, në bazë vjetore. Në bazë tremujore, produkti i brendshëm bruto (PBB) i vendit u rrit lehtësisht me 0.2% në periudhën janar-mars.

PBB-ja u tkurr me 0.5% në tremujorin e fundit të vitit 2023. Për shkak të dy rënieve të njëpasnjëshme të PBB-së, ekonomia gjermane kishte hyrë edhe në një recesion teknik vitin e kaluar.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Ministri i Jashtëm i Polonisë bën udhëtimin e parë jashtë vendit në Kiev

Publikuar

nga

Ministri i Jashtëm i Polonisë ka mbërritur në Kiev në vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit, tha një ambasador ukrainas.

Radoslaw Sikorski postoi një selfie për X e cila dukej se e shfaqte atë në kryeqytetin ukrainas, me mbishkrimin: “Vizita e parë jashtë vendit; Tashmë këtu”.

Vasyl Zvarych, ambasadori i Ukrainës në Poloni, shkroi në përgjigje “Mirë se erdhe në Kiev! Faleminderit për mbështetjen e Ukrainës. Së bashku jemi më të fortë”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

ShBA: Dy burra akuzohen për vrasjen e 3600 zogjve

Publikuar

nga

Dy burra amerikanë janë akuzuar për vrasjen e paligjshme të rreth 3600 zogjve, duke përfshirë shqiponja.

Simon Paul dhe Travis John Branson dyshohet se qëlluan zogjtë gjatë disa viteve dhe shitën pjesë dhe pupla në tregun e zi. Ata u akuzuan për konspiracion, shkelje të ligjit për mbrojtjen e shqiponjave dhe trafikim të paligjshëm.

Dy burrat u urdhëruan të paraqiteshin në gjykatë në janar. Në një rast, burrat përdoren një kufomë dreri për të tërhequr zogjtë përpara se t’i qëllonin.

Prokurorët nuk pranuan të japin detaje të mëtejshme kur u kontaktuan të mërkurën.

Akuzat për konspiracion dhe trafikim parashikojnë dënime maksimale prej pesë vjetësh burgim dhe shkeljet e ligjit për mbrojtjen e shqiponjës dënohen me një vit burg, plus gjoba.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Ukraina paralajmëron kursim të energjisë elektrike për shkak të dëmtimeve të reja nga sulmet ruse

Ukrenergo u bëri thirrje qytetarëve që “të kursejnë energjinë elektrike”.

Publikuar

nga

Importet emergjente të energjisë nga Polonia, Sllovakia dhe Rumania po mbështesin sektorin e energjisë në Ukrainë pasi moti i ftohtë ka shkaktuar një deficit.

Operatori i rrjetit energjetik të Ukrainës, Ukrenergo, u bëri thirrje qytetarëve që “të kursejnë energjinë elektrike” në një deklaratë në Telegram.

Kompania tha se 408 shtëpi mbeten pa energji elektrike, si rezultat i mungesës së energjisë dhe bombardimeve ruse.

“Ka dëmtime të reja në rrjetet Oblenergo në rajonet Donetsk, Kharkiv dhe Kherson”, tha ai.

“Punimet e riparimit janë duke vazhduar në disa njësi të termocentraleve dhe termocentralet diellore nuk mund të punojnë në kapacitetin e tyre maksimal për shkak të mbulesës së dendur të reve në të gjithë vendin”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara