Lajmet

Haradinaj: Policia e Kosovës ka presionin politik nga Kurti

Published

on

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Policia e Kosovës e ka presionin politik të kryeministrit Albin Kurtit, duke thënë se ai po e instrumentalizon këtë institucion “për interesa elektorale sa është në Qeveri”.

Në prag të përvjetorit të themelimit së Policisë së Kosovës, Haradinaj ka shkruar në Facebook se Kurti mund të mbajë fjalim prekës, por sipas tij, Kurti fjalët i ka vetëm mashtrim.

“Policia sot nuk e ka kujdesin e Qeverisë, por e ka presionin politik mbi të! Kurti edhe i sulmoi me gurë sa ishte në opozitë, edhe po e instrumentalizon Policinë për interesa elektorale sa është në Qeveri. Ai nesër në 25-vjetorin e Policisë mund t’ju mbajë një fjalim prekës, por prapa fjalëve vetëm mashtrimin ka qëllim. Për pak javë kjo do të përfundojë. Policia është e Kosovës. Qëndroni të tillë. Mos u bëni instrument në duar të pasigurta!”, ka shkruar kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Haradinaj ka premtuar se nëse vjen në pushtet, paga minimale brenda Policisë do të jetë 1.000 euro si dhe zyrtarët policorë do të kenë sigurimin shëndetësor.

“Kur më 6 shtator 1999 u themelua Policia jonë, filloi shtet-ndërtimi në fushën e sigurisë. Nesër bëhen 25 vjet. E uroj Policinë në 25-vjetorin e themelimit! Do të kujtojmë përgjithmonë policët e rënë në detyrë. Kemi shumë punë për ta forcuar dinjitetin, kushtet dhe pajisjet e Policisë sonë. Prioritet do të jetë paga minimale prej 1.000 euro brenda Policisë dhe sigurimi shëndetësor. Modernizimi i pajisjeve të Policisë do të bëhet gjithashtu”, ka thënë ai.

Lajmet

Policia sekuestron dy armë pa leje në dy raste të ndara në Ferizaj

Published

on

By

Policia e Kosovës në Ferizaj dje ka sekuestruar dy armë zjarri në dy raste të ndara.

Në ora 11:00 një grua ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj mashkull, kosovar, i moshës 43 vjeç.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjysmëautomatike dhe 9 fishekë. Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit nga policia është ndaluar për 48 orë.

Ndërsa në ora 22:30 gjatë një ahengu familjar në Ferizaj, i dyshuari mashkull, kosovar, i moshës 61 vjeç, kishte shtënë disa herë në ajër me armë zjarri. Në këtë rast është konfiskuar një armë dhe 6 gëzhoja. Pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Në të dy rastet janë iniciuar veprat penale për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Lëndim i lehtë trupor “, ndërsa në rastin e dytë edhe për “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Continue Reading

Aktualitet

OEK: Vendimi i ZRRE-së për shkëputjen e bizneseve nga rrjeti energjetik është skandaloz

Published

on

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, e cilësoi vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) që nga 16 gushti të shkëputen nga rrjeti energjetik të gjitha bizneset që nuk kanë kontrata me furnizues të licencuar si kërcënim dhe skandal për ekonominë e vendit.

Ai kërkoi nga ZRrE-ja që të mos ndërmarrë hapa të tillë deri në një vendim përfundimtar gjyqësor.

“Është kërcënimi i radhës nga ZRrE-ja. Kërcënimin e parë e kishim më 1 qershor, të dytin më 30 korrik dhe ky është kërcënimi i radhës. Në kushte normale, ZRrE-ja është dashur të rregullojë tregun dhe biznesi me vullnetin e vet të dalë në tregun e lirë, por fatkeqësia është kjo që është. Ne i bëjmë thirrje ZRRE-së që të jetë e matur dhe të mos ndërmarrë veprime të ndalë energjinë elektrike, sepse do të ishte skandal për ekonominë e Kosovës”, tha Rafuna.

Ai tha se Gjykata Komerciale nuk ka vendosur ende për çështjen kryesore, por vetëm ka hequr masën e përkohshme.

“Nuk është vendosur çështja meritore, thelbi i ankesës, por është vendosur sa i përket masës së jashtëzakonshme. Shkalla e parë e Gjykatës Komerciale e ka anuluar njoftimin e ZRrE-së dhe e ka shpallur të kundërligjshëm. Shkalla e dytë e ka shfuqizuar masën e përkohshme që e ka vendosur Gjykata Komerciale, mirëpo ende nuk është vendosur mbi objektin e ankesës së bizneseve. I bëjmë thirrje ZRrE-së të presim derisa të vendosin mbi thelbin definitiv, të ulemi së bashku të gjithë, t’i bashkërendojmë aktivitetet, kohën dhe të caktojmë momentumin më të mirë të bizneseve për të dalë në tregun e lirë. Në këtë mënyrë e ruajmë biznesin, ekonominë e vendit dhe mbrojmë qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Rafuna përmendi të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), duke thënë se rritja ekonomike ka rënë në nivelin e vitit 2015, ndërsa parashikohet të përmbyllet me vetëm 4 për qind në fund të vitit.

Continue Reading

Aktualitet

I dyshuari për krime lufte, Ramadan Morina, del para Gjykatës Themelore në Prishtinë

Published

on

Ramadan Morina, i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, doli para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku pritet t’i caktohet masa e paraburgimit.

Arrestimi i tij u njoftua këtë javë nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës.

Morina dyshohet se gjatë periudhës 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.

Ai po jetonte në Serbi dhe ishte me profesion taksist.

“Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Continue Reading

Aktualitet

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare

Published

on

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Pritjet më të gjata raportohen në pikat kufitare në Merdarë dhe Kullë ku pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 10 minuta, kurse në pikat tjera kufitare raportohen pritje nga 3 deri në 5 minuta.

Përditësimi i të dhënavë të fundit është në ora 07:14 të mëngjesit.

Continue Reading

Të kërkuara